Gjenoviq: Prishtina ka shkelur Kartën e OKB-së dhe nenin 9-të të Konventës Evropiane që garantojnë lirinë e besimit

Draško Đenović
Burim: printskrin

Analisti fetar Drashko Gjenoviq, lidhur me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfiri në Kosovë, thekson se me këtë procedim "Prishtina ka shkelur nenin 18-të të Kartës së OKB-së dhe nenin 9-të të Konventës Evropiane, të cilat garantojnë lirinë e besimit".

Gjenoviq për Kosovo Online thekson se ky është një demonstrim i forcës nga Prishtina.

"Sa i përket ndalimit të hyrjes së Shenjtërisë së Tij Patriarkut Porfirije në Kosovë, shohim një demonstrim të fuqisë së autoriteteve të Prishtinës në shembullin e ndalimit të hyrjes në territorin e Kosovës përfaqësuesit të kishës më të madhe të krishterë në këto zona", thotë Gjenoviq.

Ai shton se nga ana tjetër, këmbëngulja e "autoriteteve kosovare që Patriarku mund të hyjë nëse dënon barrikadat, është duke përzier laicitetin dhe kishtarizmin".

"Patriarku është një figurë kishtare, nuk është politikan, në këtë mënyrë autoritetet e Kosovës kanë shkelur nenin 18-të të Kartës së OKB-së dhe nenin 9-të të Konventës Evropiane, të cilat garantojnë lirinë e besimit. Për të mos folur për rregulloret e Serbisë dhe vetë Kosovës, të cilat garantojnë lirinë e besimit", shton ai.

Ai thekson se ndalime të tilla nuk i kanë sjellë të mira asnjë shoqërie.

"Ndalimi i hyrjes së çdo besimtari të kishës ose parandalimi i çdo tubimi fetar, liturgjie, mesha apo adhurimi nuk i ka sjellë kurrë të mira asnjë shoqërie sepse të drejtat fetare janë të vendosura në të gjitha vendet e botës. Nuk është një trashëgimi evropiane, por trashëgimi e mbarë njerëzimit dhe autoritetet që këmbëngulin vetëm për një janë totalitare", tha Gjenoviq.

Bashkëbiseduesi ynë përfundon se ky ndalim "nuk do ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj për të arritur një pozitë më të favorshme për shoqërinë e saj në institucionet evropiane".