Igumen Metodi: Sërbët në Kosovë me vuajtjet e tyre dëshmojnë besim dhe vërtetësi
Arqiomandriti Metodi (Markoviq), igumeni i Manastirit të Kovinit sërb që i përket Arqipeshkvisë budminase të KOS, ka thënë se e Premtja e Madhe është dita më e trishtuar për të gjithë kristianët, ndërsa sërbët në Kosovë me shembullin e tyre dëshmojnë vuajtjet për besimin dhe vërtetësinë dhe tregojnë sesi kristianët ortodoksë sillen në rrethanat më të rënda jetësore.
Në bisedë për Pashkën me Kosovo onlajn, igumeni i një prej objekteve të shenjta më të vjetra të KOS jashtë territorit të Sërbisë që i përket shekullit XII, ka thënë se admiron gjithë sërbët që jetojnë në “Kosovën e Metohinë e shumëvuajtur”.
“I admirojmë dhe përherë në lutjet tona të këmbëngulin dhe të qëndrojnë në tokën e shenjtë sërbe. Me lutjet e dëshmorëve të shenjtë dhe të të kënaqurve të Zotit që e madhëruan atë edhe që e mbështesni në të mirë. Kudoqoftë të jetojmë, jemi dhe përpiqemi që përherë të jemi ata që jemi, sërbë të besimit ortodoks me pasurinë e zakoneve tona, të cilat shprehen veçanërisht në Pashkë” ka thënë arqiomandriti Metodi.
Ai u tha sërbëve në Kosovë se me besim të palëkundur është e mundur të vazhdohet "në rrugën e së vërtetës, drejtësisë dhe devotshmërisë".
"Me besim të patundur, do të ngulmoni në rrugën e së vërtetës, drejtësisë dhe shenjtërisë, në këtë fitore të madhe të jetëdhënësit të ringjallur, kur drita e ringjalljes së tij të përmbushë me shkëlqimin jetën e përjetshme. Me lutje ju urojmë gëzim të pashtershëm të Pashkës me ndihmën dhe mëshirën e vazhdueshme të Krishtit, Shpëtimtarit që u ringjall nga të vdekurit", theksoi ai.
Vuri në dukje se të gjithë në botë që dëshiron të dijë të vërtetën-di se në çfarë kushte të rënda jetojnë sërbët në Kosovë.
“Ata janë shembull për të gjithë ne sesi duhet të sillemi dhe si të ngelemi kristianë të vërtetë ortodoksë në rrethanat më të rënda të jetës, duke parë të premten tonë të shenjtë”, theksoi arqiomandriti Metodi.
"Festë mbi festa"
Duke folur rreth Pashkës, theksoi se kjo është “festë mbi festa dhe festime mbi festime”.
"Atë që rraca njerëzore humbi përmes rënies së Adamit në mëkat, kjo në Pashkë u fitua nga Shpëtimtari Krisht. Apostulli Pavle u shkruan përfaqësuesve të Koriniqamave: "Sepse, ashtu sipas Adamit të gjithë vdesin, ashtu dhe sipas Krishtit të gjithë do të ringjallen’. Duke besuar tek jeta e përhershme, besojnë në arritjen përmes Kishës-Trupit të Krishtit. Në themel të krishtërimit është besimi tek Krishti i ringjallur nga të vdekurit” ka thënë arqiomandrit Metodi.
Ky i fundit spegon se ringjallja e Jezu Krishtit është ngjarja më e madhe në histori.
“Sipas tij, krishterimi dallon nga të gjitha religjonet e tjera. Themeluesit e të gjitha religjoneve të tjera janë të vdekshmit, ndërsa Koka e Kishës është Krishti i ringjallur”, thekson igumen Metodi. Ky i fundit sqaron e 'Pashka e Zotit', është festa drejt së cilës drejtohen të gjitha festat kishtare.
"Në shërbesat kishtare të çdo feste reflektohet drita e Ngjalljes dhe e jetës së ardhshme të përjetshme. Festa e Pashkës fton të gjithë besimtarët të nisin jetën e tyre të ardhshme tashmë këtu në tokë. Prej lindjes në Betlehem deri në flijimin e pagëzimit në Golgot, Zotnjeriu ndoqi një qëllim-ringjalljen prej të vdekurit. Ndaj është arsyeja përse ringjallja nga të vdekurit është synimi final për të gjithë kristianët. Sipas fjalëve të Atit të Shenjtë Justin, ‘Ngjallja e Krishtit është ngjarje kozmike, e dukshme dhe për fuqitë qiellore, ndaj dhe ëngjëjt shfaqen si dëshmitarë të ringjalljes së Krishtit" tha igumeni i manastirit të Kovinit sërb.
Bëma e shpengimit dhe shpëtimit
Me ringjalljen e Zotit Jezu Krisht nga të vdekurit, përfundon vepra hyjnore dhe njerëzore e shpengimit dhe shpëtimit të rracës njerëzore, thotë arqiomandriti Metodi.
"Me të, shpëtimtari më në fund mundi vdekjen dhe na dha jetën e përjetshme. Zoti i pamëkat, me ringjalljen e tij, na tregon dhe na konfirmon se flijimi i tij njerëzor në kryq për mëkatet e botës u pranua. Në ringjalljen e Krishtit, natyra njerëzore mori kuptimin dhe domethënien e saj të vërtetë, hyjnore, sepse errësira e pavdekshme e mëkatit dhe e vdekjes u hoq prej saj dhe u hoq nga vetë errësira e mëkatit dhe e vdekjes, bukuria e saj origjinale. Ringjallja e Krishtit është i vetmi justifikim i jetës. Tek ai, njerëzorja bëhet qartë e ndjeshme, mëson dhe shikon se ajo që u krijua në këtë botë për hir të jetës së pavdekshme dhe të përjetshme në shenjtëri, dashuri dhe drejtësi”, tha igumeni i manastirit të Kovinit sërb.
komentet