Intensifikohen punimet për ndërtimin e urës për këmbësorët në Mitrovicën e Veriut

Izgradnja pešačkog mosta u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Pasi ura e re mbi Ibër që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të jugut, mëngjesin e sotëm filloi të vihej në punë, makineritë që deri pak ditësh përdoreshin në ndërtimin e asaj ure, u zhvendosën disa qindra metra larg, ku tani janë të angazhuar shumë punëtorë në ndërtimin e urës tjetër për këmbësorë, në afërsi të vendbanimit Tre Soliterat në pjesën veriore të qytetit.

Disa ekskavatorë sot në orët e pasdites "hyrën" në shtratin e lumit Ibër, ku po përgatitet terreni për vazhdimin e ndërtimit të urës së re për këmbësorë, gurthemeli i së cilës u vendos pothuajse dy muaj më parë nga kryeministri në mandatin teknik, Albin Kurti.

Këto dy ura-ajo që sot u hap për trafik dhe ajo që po ndërtohet për këmbësorët, ndodhen në të majtë dhe në të djathtë të urës kryesore mbi Ibër, e cila është e mbyllur për qarkullimin e automjeteve dhe në të cilën janë të stacionuar pjestarë të Karabinierisë italiane.

Përndryshe, një nga dy urat e reja mbi Ibër u hap sot, ndonëse nga Prishtina erdhën njoftime se ajo do të hapej më 1 shtator.

Sikurse tha për Kosovo Onlajn zëvendëskomandanti i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut, Veton Elshani, organet kompetente mëngjesin e sotëm morën vendimin për t’a hapur urën për qarkullimin e automjeteve.

I pari mbi urë kaloi me autoveturën e vet, ndihmësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ndërsa ishte i pranishëm dhe Ministri i Punëve të Brendshme në mandatin teknik Xhelal Sveçla. Ura u ndërtua dhe u hap pavarësisht kundërshtimit të popullsisë shumicë sërbe.

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, për këtë theksoi se hapja e paligjshme e urës është veprim i ri eskalues që minon direkt paqen në veri të Kosovës.