Kompiroviq: Turneu në Sheshin e Vëllezërve Milliq është provokim i qartë i drejtuar kundër serbëve

Darko Kompirović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Klubut të Futbollit “Rudar” nga Mitrovica e Veriut, Darko Kompiroviq, ka vlerësuar se organizimi i një turneu basketbolli nga komuna e këtij qyteti në Sheshin e Vëllezërve Miliq është provokim i qartë i drejtuar kundër serbëve.

“Me indinjatë dhe shqetësim reagojmë ndaj njoftimit për mbajtjen e turneut të basketbollit me muzikë dhe argëtim në Sheshin e Vëllezërve Milliq – vend që i është kushtuar kujtimit të tre të rinjve të pafajshëm të vrarë. Kjo nuk është një ngjarje sportive, por një provokim i qartë i drejtuar kundër serbëve në Mitrovicën e Veriut,” tha Kompiroviq në një deklaratë për media.

Ai shtoi se, nga ana tjetër, qytetarëve dhe fëmijëve të Mitrovicës së Veriut u është mohuar e drejta të merren me sport.

“Ndërkohë që organizohet argëtim në vende të dhimbjes dhe vuajtjes, tash e tre muaj klubeve tona, sportistëve dhe qytetarëve u është marrë Salla e Sporteve, duke ua pamundësuar të merren me sport dhe të jetojnë normalisht. Veprime të tilla janë therje në sy dhe provokim, para së gjithash për fëmijët tanë, të cilëve u është marrë hapësira sportive, ndërsa në vendet e vuajtjes organizohen manifestime me qëllim të poshtërimit të popullit serb,” theksoi ai.

Ai kërkoi një reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

"Regjimi dhe kryetari i paligjshëm i bashkisë me anë të kësaj tregojnë përbuzjen e tyre të hapur për Serbinë dhe dërgojnë një mesazh të qartë se çdo gjë serbe është shqetësuese. Në shekullin e 21-të, para syve të Bashkimit Evropian, UNMIC-ut, KFOR-it dhe Quintit, fëmijëve serbë u ndalohet të marrin pjesë në sporte dhe u mohohet e drejta themelore njerëzore për t'u angazhuar në sporte dhe aktivitete fizike. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që të parandalojnë provokime të tilla dhe t'u mundësojnë fëmijëve, atletëve dhe qytetarëve të Mitrovicës të jetojnë dhe të stërviten në paqe dhe dinjitet", përfundoi Kompiroviq.

Mbajtja e turneut u njoftua nga Komuna e Mitrovicës së Veriut. Qytetarët e atij qyteti shprehën pakënaqësinë e tyre për mbajtjen e turneut të basketbollit, duke deklaruar se serbët po fyheshin në atë mënyrë.

Millan Radojeviq, anëtar i Kryesisë së Listës Serbe, thotë për Kosovo online se organizimi i një turneu në sheshin kushtuar të rinjve që vdiqën pafajësisht në luftën e vitit 1999 është një tallje me viktimat serbe dhe njerëzit e pafajshëm.