Kusturica: Serbët në Kosovë dhe Metohi janë popull në geto, nuk protestojnë nga inati, por ruajnë jetën e tyre të zbrazët

Emir Kusturica
Burim: Sputnjik

Regjizori i famshëm dhe shkrimtari Emir Kusturica ka thënë se sërbët në Kosovë nuk kanë ngritur barrikadat nga inati, por për të mbrojtur jetën e tyre të zbrazët, transmeton Novosti.

Kusturica ka vlerësuar se ndalimi i hyrjes së patriarkut Porfirije nga ana e Prishtinës, është akt i turpshëm.

"Po të isha në vendin e patriarkut dhe shpresoj që kështu ka qenë, nuk do të më shkonte kurrë në mendje të pyesja njerëzit që jetojnë në geto dhe dhembshurinë time për ta. Pasi këta njerëz nuk po protestojnë nga inati, por po veprojnë kështu që të tërheqin vëmendjen për çështjen e tyre, e cila nuk është më historike, as emocionale, por ekzistenciale. Kushdo qoftë që ka një copë dhembshurie, nuk duhet të heqë dorë nga njerëzit që kanë ndërtuar barrikada për të mbrojtur jetën e tyre të zbrazët", ka thënë Kusturica.

Siç tha ai, ngaqë emrii tij rezulton në listën e personave të padëshiruar për të hyrë në Kosovë, nuk mundet që me praninë e tij të shprehë mbështetjen ndaj tyre.

"Mundem me fjalët e mia dhe me gjithçka që kam bërë, të qëndroj me ta. Çfarë do të ndodhte nëse do të duhej ta mbronim Beogradin me tela me gjemba, si do të silleshin ata njerëz me ne? Për kujtesë ju them se kjo që po bëjnë është telash i madh dhe asgjë tjetër veç saj-ka thënë Kusturica.