Lumturia e maqedonasve “tek gjërat e vogla”, psikologe Dimova paralajmëron: Jemi mjaft të fokusuar tek vetja

Katerina Dimova
Burim: Kosovo Online

Psikologia nga Shkupi Katerina Dimova vlerëson se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më shumë të fokusuar tek synimet individuale në vend që të jenë në ndërtimin e marrëdhënieve me të afërmit, për të cilën vendi ndodhet në pozitën e 82 na listën e Gallupit të kombeve më të lumtura në botë. Njëkohësisht qytetarët e Shkupit theksojnë se lumturia pasqyrohet tek shëndeti, familja, por dhe tek gjërat e vogla që i rrethojnë përditë.

“Qysh kur çohem në mëngjes e deri në darkë tentoj që të jetoj ditën me gjëra të vogla të bukura”, thotë një banore e Shkupit në anketën për Kosovo onlajn. 
Pyetjes nëse bashkëqytetarët e tjerë janë të lumtur rreth kësaj, thekson se këtë nuk e di por që nëse dikush është i lumtur apo jo, varet nga vetë njeriu.
"Ka njerëz të thjeshtë që dinë çfarë dëshirojnë, por ka njerëz që nuk janë të lumtur për asgjë. Madje dhe të kishin shumë para, nuk do të ishin të lumtur. Lumturia është në kokë", tha ajo.
Bashkëqytetari i saj vlerëson se lumturia është në familje dhe tek qetësia.
"Lumturia është mendim pozitiv. Pavarësisht gjithë negativitetit në këtë botë, njeriu duhet të gjejë mënyrën të jetojë më tej. Ndonëse në jetë ka mjaft rënie, duhet të rregullojmë dhe të ecim përpara", thotë ai.

Zonja e moshuar thotë se mezi pret shëndetin e familjes së saj dhe të luajë me nipërit e saj.
"Pres me padurim shëndetin e familjes sime, nipërve të mi të ëmbël, për të luajtur me ta sa më shumë që të mundem për shkak të viteve. Paqe në botë gjithashtu, sepse ajo çka shikojmë momentalisht nuk është e mirë. Nuk ka të ardhme të bukur për brezin dhe nipërit tanë. E rëndësishme është të jemi të shëndetshëm", tha ajo.
Qytetari tjetër i Shkupit thekson se më e rëndësishmja është që familja të jetë e shëndetshme.
"Kjo ne na plotëson gjithçka dhe kjo është më e rëndësishme. Për ne që jemi në moshë, lumturia ka ikur. Megjithatë për të rinjtë e rëndësishme është që të jenë të lumtur dhe të gëzuar, kjo më plotëson. Mendoj se familja është më e rëndësishmja", theksoi ai.
Për bashkëqytetarin e tij, shëndeti është më i rëndësishmi.
"E rëndësishme është që të jem i shëndetshëm. Disi me këto viruse kohët e fundit dhe ne të moshuarit zakonisht lëndohemi, kështu që kam një dëshirë. Më pëlqen dhe kur familja ime është e lumtur, fëmijët, nipërit t'i shikoj, të kujdesem dhe kaq", tha ai.
Dimova: Kthim tek marrëdhëniet me njerëzit
Psikologia nga Shkupi Katerina Dimova, megjithatë, thekson se një nga treguesit e lumturisë, është nëse njerëzit janë të fokusuar tek e tashmja apo e ardhmja.
“Një nga faktorët është sigurisht se mund të mendojmë më shumë rreth asaj çka do të ndodhë në të ardhmen, pra planifikojmë dhe vendosim objektiva se si të kemi sukses, për shembull, cili është hapi tjetër që duhet të kalojmë dhe nuk jemi të fokusuar këtu dhe tani. Mund të mos kemi ndjenjë mirënjohjeje për atë çka na ndodh në këtë moment, në cilën fazë jemi dhe nëse presim diçka në atë moment”, tha Dimova për Kosovo Onlajn.

Sikurse bën të ditur, për të arritur qetësinë e brendshme, e rëndësishme është të ngadalësohet dhe të ktheheni tek raportet me njerëzit dhe maqedonasve kjo shpesh u mungon.
"Në praktikë, kam ndjesinë se këtu ne në territorin tonë jemi më shumë të orjentuar drejt individualitetit, në vend që të ndërtojmë relacione të ngushta. Jemi më shumë të orjentuar tek individualiteti sesa tek relacionet. Ndoshta një prej arsyeve se përse vendet e tjera përreth renditen në vende të larta, është pikërisht kjo. Ata ushqejnë ato momente kulturore, kalojnë kohën me familjen, me të dashurit, mbështetjen, arrijnë kontaktin shoqëror. Nuk jam e sigurt që ne këtë e ushqejmë në nivel të lartë për të ndjerë lumturi apo gëzim", tha Dimova.
Ajo vlerëson se lumturia nuk matet me atë çka kemi, por me mënyrën se si jemi me veten dhe si i trajtojmë të tjerët, pra në marrëdhëniet me të afërmit tanë, miqtë dhe familjen.
"Qytetarët kryesisht vlerësojnë lumturinë e tyre nisur prej përvojës personale, pra përjetimin personal e përjetojnë të përmbushur, ndjenja e sigurisë. Si terapiste sistematike familjare, mund të them se lumturia nuk është faktor individual, por më shpesh varet nga të gjitha ato raporte që ne realizojmë me të afërmit tanë. Nga ana tjetër, hulumtimet në nivel global në këtë moment, flasin rreth asaj që faktorët për matjen e lumturisë janë stabiliteti ekonomik, shëndeti fizik e mental tek njerëzit, ndjenja e përkatësisë dhe besimi tek institucionet", konkludoi Dimova.