Çallovska Hercog: Kosova në vendin e sipërm të 16 në hulumtimin e lumturisë-dyshuese dhe konfuze

Psihijatar Nevena Čalovska Hercog
Burim: Kosovo Online

Psikiatrja Nevena Çallovska Hercog beson se është mjaft dyshuese dhe konfuze ajo çka Kosova ndodhet në vendin e 16 në hulumtimin global të perceprimit të lumturisë, pasi sikurse sqaron, lumturia është përjetim subjektiv që vështirë të matet. Ajo për Kosovo onlajn shprehet se ky rezultat mund të ketë qenë dhe politizues.

Çallovska Hercog tha se duhet të jesh mjaft kritik në interpretimin e rezultateve të hulumtimit. “Ky rezultat është dyshues dhe konfuz. Duke ditur, të paktën deri diku, se si janë aty kushtet për jetesë, sa është shkalla e parashikueshmërisë, sa e pasigurt ose e sigurt është situata ekonomiko-politike, mund të çuditemi sesi dikush mund të thotë në kontekst të tillë që të flasë nëse është i lumtur. A po flet ai për disa nga përjetimet më intime të lumturisë? E dini, njerëzit e dashuruar thonë se janë të lumtur kudo ku ndodhen. Dhe sa është ky mesazh paksa i politizuar? Duhet të jemi mjaft kritik në interpretimin e këtyre rezultateve", thotë Çallovska Herzog.

Kjo e fundit spegon se përjetimi i lumturisë është përvojë subjektive dhe shumë e vështirë për t'u matur.

"Ajo që dimë është se egziston definitivisht predispozitë gjenetike për njerëzit që të jenë optimistë ose pesimistë, çka sigurisht formëson përjetimin e tyre. Pjesa tjetër i përket rrethanave që nuk janë të ndryshueshme. Kjo ka lidhje tek ajo nëse dikush jeton në Izrael, në Sërbi, në Danimarkë. Jeta në kontekst të caktuar sigurisht definohet sesa është shkalla e parashikueshmërisë dhe çfarë mund të presë njeriu në situatë krize nga komuniteti shoqëror apo shteti. Kjo përfaqëson një pjesë të kënaqësisë personale apo familjare", thekson Çallovska Herzog.

Kjo e fundit shton se pjesa e tretë i përket mundësive dhe kjo përbën 25-30% të përjetësimit total të kënaqësisë apo lumturisë. 

"Kjo është ajo çka ne mund të bëjmë me jetët tona. Këtu ka të bëjë rreth asaj sesa mund t'i angazhojmë forcat tona, për të ruajtur aftësinë për t'i dhënë kuptim jetës sonë, të shijojmë raportet e afërta që kemi, që janë definitivisht faktor i lartë proaktiv për shëndetin dhe mirëqenien tonë", vuri në dukje ajo.

Pyetjes se në çfarë mase situata ekonomike dhe politike përbëjnë përjetimin e lumturisë së personit, Çallovska Herzog përgjigjet se ato përfaqësojnë 30-40% të lumturisë dhe përkojnë tek rrethanat e dhëna.

"Pyetja e madhe është se deri në çfarë mase ne individualisht, si grup qytetarësh, parti politike apo lëvizje qytetare mund të ndikojmë tek rrethanat. Në disa vende shumë, tek disa pak. Në disa kohë më shumë, në të tjera më pak. Ajo që çka personalisht dhe familjarisht mund të bëjmë është të ruajmë aftësinë për të gjetur kuptim në jetën tonë. Shpesh përdoret terapia e kuptimit në drejtimin e psikoterapisë që quhet logoterapi. Krijuesi i saj është njeriu që kaloi përmes Holokaustit, por në kushtet më të tmerrshme arriti të ruajë integritetin dhe kuptimin e jetës së tij. Kur të dimë se çfarë nuk mundemi, hajde të shikojmë se çfarë mundemi”, konkludon Çallovska Herzog.