Mbushen 720 vite prej shkrimit të parë ku përmenden vendbanimet e Janjevës

Misa u Janjevu
Burim: Kosovo Online

Në Janjevë sot është përkujtuar 720 vjetori i shkrimit të parë ku janë përmendur vendbanimet e këtij vendi dhe ardhja e kroatëve të parë, ndërkohë që në Kishën e Shënjt Nikollës kanë marrë pjesë një numër i madh vendasish por edhe ata që kanë ardhur enkas nga Kroacia me qëllim të kremtonin këtë festë.

Gjithashtu në ceremoni asistuan klerikë të kishës Katolike, ministri i punëve të jashtme të Kroacisë Gordan Gërlliq Radman, si dhe kolegia e tij nga Kosova Donika Gërvalla, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve të Kosovës, si dhe ushtarakë kroatë të Misionit të KFOR.

Pastori don Matej Paliq nuk e ka fshehur dot gëzimin dhe kënaqësinë që mesha kaloi në mënyrën më të mirë, ashtu sikurse sot në Janjevë u mblodhën një numër i madh njerëzish të festonin 720 vjetorin e ardhjes së kroatëve në famullinë e Shënjt Nikollës.

"Në festën e sotme janë mbledhur shumë nga janjevësit tanë. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. Ne jemi diaspora më e vjetër. Jam i mbushur me gëzim që gjithçka ndodhi me devotshmëri e paqe. Janjeva është plot, kujtimet po kthehen. Tashmë gjithçka është vërtet e gjallë dhe e plotë dhe ky është suksesi më i madh i kësaj feste”, tha Don Matej.

Marko Filiq, me origjinë nga Letnica afër Vitinës, sot bashkë me të afërmit e vet erdhi për të marrë pjesë në përkujtimin e më shumë se shtatë shekujve nga ardhja e kroatëve në Janjevë.

"Jam i nderuar që ndodhem sot këtu. Prej këtej kemi rrënjët tona. Më tërhoqi të mbërrija, erdhëm të nëntë nga Bjellovari në Janjevë" tha Filliq.

Pas 18 vitesh Natallija Matoshiq erdhi sot nga Zagrebi me bashkëshortin e vet.

“Është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu. Sidomos në këtë 720 vjetor të famullisë sonë. Edhe pse e braktisëm këtë vend në vitin 1965 dhe shkuam në Zagreb, për ne gjithmonë do të thotë të vijmë. Hera e fundit që kam qenë ishte në vitin 2005. Janjeva ka ndryshuar mjaft, është e trishtueshme, jam nën lot. Fatkeqësisht kjo është koha” tha Matoshiq.

Smiljan Tomkiq ka ecur me këmbë 720 km për nder të përkujtimit të shtatë shekullimit të famullisë së Shënjt Nikollës.

"Kemi përshkuar me këmbë 720 kilometra për 720 vite të famullisë së Shënjt Nikollës. Rruga ishte e lehtë. Mbërritëm para dy ditësh. Të jesh në Janjevë është ndjenjë fort e bukur" ka thënë shkurt Tomkiq.

Në Janjevë kroatët jetojnë prej shekullit të XIV çka përbën diasporën më të hershme kroate. Pra shkrimi i parë në Janjevë daton nga viti 1303. Më herët papa Benedikti XII Janjevën e ka etiketuar si qendrën katolike të famullisë së Shenjt Nikollës.

Aktivitetet në Janjevë u siguruan nga policia kosovare.

Sot në Janjevë, jetojnë rreth 156 kroatë.