Milan Axhiq lirohet nga burgu pèr t‘u mbrojtur në liri

Miljan Adžić.jpg
Burim: Facebook

Milan Axhiq (30) nga Zveçani i cili është arrestuar dhjetorin e kaluar në vendkalimin administrativ të Jarinjes, është liruar sot për t’u mbrojtur në liri, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i të pandehurit Millosh Deleviq. Zyra për Kosovë e Metohi para disa ditësh i pati dorrëzuar misionit të Euleksit garancinë nga qeveria e Republikës së Sërbisë ku i kërkohej se për sërbët e arrestuar Milan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq, t’u mundësohej lirimi me kusht.

Axhiq është sërbi i dytë që lirohet nga burgu i Kosovës pas Dejan Pantiqit i cili u lirua në fund të dhjetorit të kaluar pas protestës së sërbëve në veri, barrikadave dhe aksionit diplomatik të Beogradit zyrtar. 

Gjykata e Lartë Speciale në Prishtinë aprovoi propozimin për të zëvendësuar vendimin e paraburgimit për Axhiqin për lirimin me kusht të tij kundrejt një shumë prej 20.000 eurosh duke u mbrojtur kësisoj në liri. Të hollat ndërsa janë dorrëzuar, Axhiqi është lënë i lirë.  

Avokat Millosh Deleviq thekson se Milan Axhiq sapo ka lënë burgun dhe detyrimi i tij i vetëm është të paraqitet në të gjitha seancat e caktuara në gjykatë.

"Pas vendimit të sotëm për lirim me kusht, familja e Milan Axhiqit ka arritur të mbledhë të hollat dhe paguajë shumën prej 20 mijë eurosh në mënyrë që ai të mbrohet në liri gjatë procedurave të mëtetjeshme gjyqësore", ka thënë avokat Deleviq.

Axhiq është një prej tre sërbëve të arrestuar dhjetorin e kaluar për barrikadat e ngritura në veri të Kosovës. Ndaj ti rëndon vepra penale e sulmit kundrejt punonjësve të shërbimit. Axhiq u arrestua më 9 dhjetor në vendkalimin administrativ të Jarinjes kur së bashku me bashkëshorten dhe foshnjën e tij ishin duke u kthyer nga Sërbia qëndrore.