Ministria e Kulturës e Kosovës ka vënë nën mbrojtje kishën në Stërnacë e Epërme
Ministria e Kulturës në Qeverinë e Kosovës ka vënë nën mbrojtje edhe kishën në Stërnacë e Epërme, gjë që shihet në një dokument në të cilin Kosovo online kishte qasje.
Disa media në shqip më herët kishin bërë të ditur se bëhet fjalë për kishë katolike romake, ndonëse në videot brenda kishës shihen vetëm ikona të shenjtorëve ortodoksë serbë.
Siç mëson Kosovo online nga qarqet e KOS-it, është një përpjekje e ngjashme për të ndarë kishat ortodokse dhe ato katolike romake siç ishte në vitin 2018, kur me iniciativën e pushtetarëve të atëhershëm nga Prishtina u mbajt meshë në themelet e kishës ortodokse në Novobërdë.
Kujtojmë, koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, ka thënë në rrjetin social “X” se regjimi i Albin Kurtit planifikon ta shpallë një kishë tjetër ortodokse në Kosovë si katolike.
“Objektivi i radhës i qeverisë së Kurtit është kisha ortodokse në Stërnacë e Epërme (Prekoci), komuna Zubin Potok, e cila po ashtu pretendohet rrejshëm se është katolike. Këto veprime të paprecedentë dhe të pacivilizuar në ditët e Krishtlindjeve përshkruajnë në mënyrë të përsosur realitetin e Kosovës së sotme”, ka shkruar Mijaçiq.
Kujtojmë se Dioqeza rashko-prizrenase dy ditë më parë njoftoi se Ministria e Kulturës së Kosovës, pa miratimin e Kishës Ortodokse Serbe, ka filluar “renovimin” e kishës ortodokse në fshatin Vinarci i Epërm të Mitrovicës Jugore, dhe e shpalli atë "katolike", dhe e gjithë kjo me qëllimin, siç thonë ata, përvetësimin e trashëgimisë së kishës ortodokse serbe.

0 komentet