Mitrovica e Veriut për emrin e Shënjt Dhimitrit, më të vegjlit ndavën në mes bukën me monedhën e artë brenda saj
Kisha plot, numër i madh besimtarësh në portën e saj dhe shumë fëmijë kremtuan festën e sotme të qytetit dhe kishës, atë të Shënjt Dhimitrit në Mitrovicën e Veriut. Liturgjia u shërbye nga mitropoliti rashko-prizrenas Theodhosi, ndërsa festa vijoi me lutje, prerjen e pites së festës, ndarjen e bukëve të vogla dhe tryezën festive.
Kisha dhe këtë vit ka qenë e tejmbushur me besimtarë dhe kontribut të veçantë në festimin e kësaj dite, dha Kori i Kishës "Branisllav Nushiq”.
Liturgjia u shërbye nga Mitropoliti rashko-prizrenas Theodhosi i cili në predikimin e tij u kujtoi njerëzve jetën dhe vuajtjet e Shënjt Dhimitrit, duke bërë të ditur se u privua nga kënaqësitë e kësaj bote për hir të mbretërisë së përjetshme të Zotit.
Ai uroi Ditën e Dhimitrit priftërinjve dhe murgëve, qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe të gjithëve që erdhën në këtë qytet sot, me dëshirën që njerëzit të jetojnë në frymën e Jezu Krishtit dhe mësimeve të tij.
"Zoti na dha të jemi bartës të së vërtetës dhe drejtësisë së Tij, t'i shërbejmë Zotit, jo t'u nënshtrohemi njerëzve. Ne e dimë qëllimin tonë dhe ndaj dhe sot erdhëm në tempull për t'i shërbyer Zotit dhe për t'iu lutur për të rrëfyer dashurinë, të vërtetën dhe drejtësinë", tha Theodhosi.
Besimtarët pas shërbesës, u kunguan, e më pas vijoi me lutje të klerit dhe popullit para kishës.
Pas prerjes së pites festive, më të vegjlit u mblodhën rreth bukës së madhe dhe me gëzim asistuan në prerjen e saj. Gjallëri e veçantë shkaktoi monedha e artë që ndodhej brenda bukës që lumturoi Maksim Bogiqeviqin. Babai i tij, Vladimir Bogiqeviq tha se monedha e artë është bekim i madh, veçanërisht pasi është nxjerrë në festë të madhe.
"Zoti i Madh të dhëntë, përmes lutjeve të Shënjt Dhimitrit dhe Nënës së Bekuar të Zotit, të jemi të gjithë bashkë, para së gjithash fëmijët dhe të jemi krenarë për ta dhe gjithë qytetit Zoti i dhëntë paqe, liri dhe begati", tha Bogiqeviq.
Për fëmijët më pas u përgatitën ëmbëlsira dhe ushqime të lehta, ndërsa për besimtarët e tubuar u shtrua tryezë festive në konakun e kishës çka vazhdoi festimin e përbashkët të festës së qytetit dhe tempullit.







0 komentet