Dodik: Marrëdhëniet e SHBA ndaj Sërbisë janë përmirësuar dukshëm
Burim: Kosovo Online
Lideri i SNSD Millorad Dodik theksoi pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pozita e popullit sërb në Amerikë dhe raporti i Uashingtonit ndaj Sërbisë ka ndryshuar tërësisht, duke kujtuar se SHBA dhe Sërbia nisën partneritetin strategjik.
“E dini që Sërbia dhe SHBA nisën me bisedime marrëdhëniet strategjike. Në to duhet që të gjendemi edhe ne” tha Dodik për RTRS.
Ai vlerësoi se marrëdhënia e SHBA ndaj Sërbisë është përmirësuar dukshëm.
“Besoj se gjenerata e re do t’a ruajë atë raport strategjik. Marko Gjuriq ka bërë punë të shkëlqyer për Sërbinë kur ishte ambasador në SHBA dhe më pas si ministër i punëve të jashtme. Kjo duhet të vihet në dukje. Nuk duhet t’i hedhësh poshtë njerëzit që kanë bërë diçka të mirë për popullin e vet” tha Dodik.
Ky i fundit shtoi se ai kurrë nuk ka hedhur poshtë njerëzit që kanë bërë diçka të mirë për popullin sërb.
0 komentet