Ndërrohet brava në banesën e personit të zhvendosur nga Lleposaviqi, Komuna nuk i përgjigjet ankesave të banuesit
Punonjësit të Komunës së Lleposaviqit që punon sipas sistemit kosovar Sllobodan Spasiq, sot i është ndërruar brava e banesës që e kishte përfituar nga Komesariati për refugjatë nëntorin e vitit të kaluar në kuadër të programit të banesave për personat e zhvendosur. Tentativat e ndërrimit të bravave edhe në dy banesa të tjera, i ndalën përdoruesit e tyre që ishin prezent në ato momente.
Banuesit thonë se janë ankuar tek Komuna e Lleposaviqit por pa sukses. Sikurse bëhet e ditur, punonjësja që merret me pranimin e dorrëzimeve, nuk ishte në vendin e punës pasi dokumentacionin e përcolli me postë, por që sot nuk morrën asnjë përgjigje.
Ivana Radosavljeviq e cila ndodhej në momentin e ngjarjes tek banesa e vëllait të vet, thotë se është kapur duke ndryshuar bravën pa njoftim paraprak ose dokumentacion të vlefshëm. “
“Është e qartë që u bë ajo çka nuk do të duhej. Ishim ulur në apartament duke pirë kafe kur dëgjuam një zhurmë në korridor. Zbritëm në katin e parë dhe pamë se po ndërrohej brava në derën e apartamentit numër 1. Pyetjes se çfarë po bënin, nëse kishin ndonjë dokument, ata thanë se nuk kishin dhe se kishin ardhur vetëm për të bërë punën e tyre. Më vonë, shkuan tek dera e Aleksandra Subotiqit, sigurisht, nuk morën leje për të ndryshuar bravën në apartamentin e saj”, tha Radosavljeviq.
Sipas fjalëve të saja, punëtorët më pas tentuan të hynin edhe në apartamente të tjera, përfshirë edhe të tyren, por pa lejen e banuesit.
"Erdhën këtu në apartamentin tonë dhe im vëlla ua hapi derën. Prej nesh nuk morën leje dhe thanë vetëm se do të vijnë nesër me ekip tjetër për t’o bërë të gjitha. Pyeta nëse kanë ndonjë dokument mbi bazën e të cilit i ndërrojnë bravat, ata thanë se nuk kanë asgjë dhe se thjesht po bëjnë punën e tyre. Ishin të këndshëm, këta janë njerëzit tanë që punojnë në institucionet e tyre, por ne kemi frikë për sigurinë tonë dhe çfarë do të na ndodhë më pas, sepse jetojmë këtu. E kemi pajisur apartamentin, ku do t’i çojmë gjërat", pyeti ajo.
Shton se Spasiq nuk ka ku të shkojë nëse i marrin këtë shtëpi, pasi qendrat kolektive janë të gjitha të mbyllura.
“Spasiqit i’u ndërrua brava, unë me të vërtetë nuk e di se ku do të shkojë ai njeri. Qendra kolektive është mbyllur, ai faktikisht është në rrugë” ka theksuar Radosavljeviq.
Kujtojmë se nga 40 familje, katër prej tyre të zhvendosura të cilat vitin e kaluar u akomoduan në banesa të reja të ndërtuara me fondet e Qeverisë së Sërbisë përmes Zyrës për Kosovë e Metohi, në maj nga ana e Komunës së Lleposaviqit u vendosën në dijeni që të kthejnë çelësat dhe të braktisin banesat.






0 komentet