Në lagjen multietnik Kroi i Vitakut jeta e vështirë dhe e pasigurt që nga ardhja e njësive speciale
Që nga ardhja e njësive speciale, jeta në ladjen multietnik Kroi i Vitakut ka qenë e vështirë dhe e pasigurt.
Lagjja multietnik Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore është pjesë e qytetit ku për më shumë se 20 vjet po tentohet të ringjallet multietniciteti dhe bashkëjetesa e serbëve dhe shqiptarëve. Ardhja e fundit e njësive speciale të Policisë së Kosovës ka sjellë një hendek dhe mosbesim të ri në popullatë.
Gjatë vizitës te serbët që jetojnë në këtë pjesë të qytetit, ekipi ynë kaloi nëpër disa pika ku ndodheshin deri në 10 pjesëtarë të policies, dhe përveç njësive patrulluese, ka edhe njësi speciale të armatosura me arme tytëgjata.
Në lagjen Kroi i Vitakut nuk ka asnjë udhëkryq ku të mos parkohet një veturë e policisë. Në pamje të parë shihet se qytetarët që janë mbledhur rreth ekipit tonë janë të mërzitur dhe të frikësuar për shkak të numrit kaq të madh të punonjësve të policisë.
Vesna Andrejeviq, e cila jeton në lagjen Kroi i Vitakut, thotë se jeta e saj është po aq e vështirë sa edhe e qytetarëve të tjerë të Mitrovicës së Veriut, siç shton ajo, ndoshta edhe më e vështirë.
"Ne jetojmë në zonën ku jetojmë dhe ju e dini se rreth Mitrovicës janë ushtarët dhe policët e tyre, nuk e kemi idenë se kush janë ata.
Nuk është e këndshme ditët e fundit, nuk kemi asnjë problem, askush nuk na prek, por nuk është e këndshme kur i shohim me arme tytëgjata. Na pëlqen të ecim, është bukur për të ecur, tani askush nuk ecën më, të gjithë shkojmë me veturë. Kjo është një lagje plot me fëmijë, tani nuk ka njeri, ndonëse u pëlqen të dalin për të luajtur, prindërit nuk i lejojnë fëmijët të luajnë, sepse nuk ndihen të sigurt. Nuk e di pse është policia këtu, shqiptarëve këtu nuk u ka ndodhur asgjë. Për ne në këtë kryqëzim atje ka vdekur Sava Mojsiq. Fëmijët tanë u goditën nga veturat disa here, edhe nuk e di nëse dikush është gjetur apo arrestuar ndonjëherë për këtë, dhe nuk e di nëse ndonjë nga shqiptarët këtu ka përjetuar ndonjë të keqe nga ne. KFOR-i mund të vijë për të na mbrojtur ata dhe ne. Pas të gjitha deklaratave, ne e dimë se nuk na pret asgjë e mirë nëse na mbrojnë ata dhe si do na mbrojnë. Kfor-i dështoi t'i shpëtojë kishat dhe jo njerëzit kur u dëbuan në vitin 2004", na tha Andrejeviq.
Nikolla Çiriq thotë se qytetarët nuk ndjejnë siguri por frikë që nga ardhja e policëve shqiptarë nga jugu i Kosovës. Që kur janë aty kishte frikë se do të ndodhte diçka. Ne nuk i lëmë fëmijët të lëvizin lirshëm apo të luajnë. Nuk na japin siguri, janë të armatosur natën, qëllojnë me armë në çdo kalim që bëjmë. Si banorë të këtij vendbanimi jemi çuar në atë pikë ku nuk kemi ku të shkojmë. Ne po luftojmë për paqe dhe stabilitet, por ata nuk e duan këtë”, thotë Qiriq.
Mosbesimi tek fqinjët për momentin shihet nga sjellja e shqiptarëve me ardhjen e forcave speciale nga stacionet nga jugu i Kosovës. Pronarja e një dyqani aty pranë, Natasha Qosiq, thotë se fqinjët e saj shqiptarë blinin çdo ditë nga ajo, por që nga ardhja e forcave speciale nuk e kanë vizituar dyqanin, megjithëse më parë nuk kishte asnjë problem.
"Kurrë nuk kam pasur problem me fqinjët, madhje më vijnë, te kerkojme falje bukur, disa njerez i kemi ndihmuar dhe i kemi dhene ilace dhe keshilla kur ankoheshin se i ka lenduar dicka. Që kur erdhën forcat speciale ROSU, nuk vijnë më tek unë, vërtet nuk e di nëse nuk do apo nuk duhet të vijnë", na tha ajo.
Në derën e dyqanit shkruhet me dorë se dyqani është i hapur me orar të reduktuar, dhe Qosuq thotë se orari i punës është shkurtuar për arsye sigurie. Është errësirë, nuk ka drita rrugësh, ka forca speciale Rosu rreth nesh, nuk jam i sigurt, njerëzit tërhiqen në shtëpi nëse dua apo jo, edhe unë duhet të strehem. Nata është e qetë dhe e tensionuar, nuk ka shtëpi ku dikush të mos jetë në detyrë natën për të parandaluar ndonjë incident”, thotë Qosiq dhe shton se nuk ka frikë, por nuk më bëhet vone kur sheh kaq shumë njerëz të armatosur gjithandej.
Njerëzit kalojnë pranë patrullave të shumta me çudi dhe kujdes. Grupe të armatosura policësh janë në çdo cep, pesë deri në 10 policë, të paktën njëri prej të cilëve ka gjithmonë një pushkë në dorë, kontribuojnë në faktin që njerëzit shikojnë t'i shmangin dhe të mos i takojnë, megjithëse është pothuajse e pamundur.
Dragana Miljkoviq pohon se fëmija i saj është i sëmurë dhe ka migrenë dhe se dhimbjet e kokës i bëhen më të shpeshta për shkak të stresit që përjeton çdo ditë, sepse në çdo cep të shtëpisë së tyre ka oficerë policie.
"E keni parë vetë, a mendoni se është e sigurt që fëmijët tanë të kalojnë këtu çdo mëngjes? Çdo mëngjes shkoj në punë në orën 6:30, kaloj këtu pranë policëve të armatosur. Kam frikë për bijën time, duhet ta çojmë në Beograd, ajo ka migrenë, ndoshta nga kjo situatë, shpesh i vjen dhimbje koke", na tha e shqetësuar Dragana.
Ekipi ynë ka vërtetuar se lagjja Kroi i Vitakut është plotësisht i militarizuar, automjetet e policisë dhe xhipat fuoristradë patrullojnë rrugët ku policët qëndrojnë çdo 50 deri në 100 metra dhe ndjekin çdo hap të popullsisë. Qytetarët nuk e fshehin se janë të shqetësuar, por edhe theksojnë se nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi siç thonë ata, kjo nuk është gjë tjetër veçse presion për të shkaktuar frikë tek njerëzit dhe për t'i larguar vetë shtëpitë e tyre.
komentet