Peshkopi Theodhos: Shumë kthejnë kokën nga sërbët, kërcënohemi nga rreziku për t’u zhdukur nga këto vise
Peshkopi rashko-prizrenas Theodhosi ka thënë sot në Manastirin e Draganacit, se shumë popuj e kthejnë kokën nga sërbët pasi siç bëri të ditur ai, kërcënohen nga rreziku më i madh nga të gjithë “e kjo është që të zhdukemi nga këto vise”.
Ai duke folur në shugurimin e At Kristoforit, ka theksuar sesa e vështirë është situata momentale për sërbët në Kosovë, por theksoi se zgjidhja vjen me lutje.
"Falë Shpirtit të Shenjtë që na mblodhi sot në këtë familje të shenjtë në Manastirin e Draganacit për t'i shërbyer Zotit, të shërbejmë liturgjinë e shenjtë, atë që Zoti na la si gjënë më të vyer për të bërë, në kujtim të tij dhe atë që Zoti na la gjatë gjithë shekujve të jetës së kishës, popullit besimtar. Kjo është më e madhja çka njerëzit mund të bëjnë në moment të caktuar për veten, gjininë dhe shpëtimin. Ne sot, që jetojmë në këto vise, ndodhemi në një situatë kur shumë njerëz e kthejnë kokën nga ne, shumë miq, shumë popuj, kur retë e zeza qëndrojnë mbi ne dhe kur populli ynë është i trembur, kur i’u kanoset rreziku nga të gjitha anët, jo vetëm një, por shumë prej tyre dhe ajo më e madhja është zhdukja nga këto vise, të largohemi nga vatrat tona”, ka thënë peshkopi.
Sikurse shtoi ai, "Zoti nuk do t’a lejojë që populli i tij të mos i’a dalë”.
"Ja gëzimi, ja festa e sotme kur gëzohet dhe kjo familje e shenjtë, kur gëzohen të gjithë tanët në Kosovë e Metohi e më gjerë, pasi ajo çka është mirë që ndodh këtu në këto vise, shkakton gëzimin e të gjithëve që i mbajnë këto vende të shenjta, si dhe Kosovën e Metohinë në zemrat e tyre” ka thënë peshkopi Theodhos.
Në shugurim kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Zyrës për K&M, vikar peshkop-patriarku i Kishës Ortodokse Sërbe Ilarion, si dhe banorë të shumtë të qarkut të Anëmoravës.




komentet