Ristiq: Bomba shqetësoi mbarë familjen, dëshirojnë të na trembin
Anëtari i Listës Sërbe dhe drejtori i Gjimnazit në Kamenicën e Kosovës Millan Ristiq, të cilit mbrëmë i është hedhur lëndë shpërthyese në banesën e vet në Ranillug, thotë për Kosova Onlajn se të gjithë familjarët janë të shqetësuar prej kësaj ngjarjeje.
Ristiq thotë se në momentin e hedhjes së bombës, çka ndodhi mbrëmë, 40 minuta pas mesnate, ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai shton se të gjithë këtë e shikon si tentativë frikësimi.
"Kemi shumë dëme materiale të shkaktuara. E gjithë familja është e shqetësuar. Nëse shkojmë në retrospektivë, mund të dalim në përfundimin se pajisjet janë aktivizuar tek njerëzit që janë në pozita dhe anëtarë të Listës Sërbe. Kjo mund t'u ndodhë të gjithë njerëzve, kjo është një formë e frikësimit, do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë. Mund të ndodhë deri në humbje jete, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë kur pajisja aktivizohet”, thotë Ristiq.
Kryetarja e organit të përkohshëm komunal të Kamenicës së Kosovës Tanja Aksiq vlerëson se bëhet fjalë për pafuqi të pastër dhe shtoi se edhe ajo nuk ka dilemë se qëllimi i gjithçkaje është frikësimi i sërbëve.
“A e shqetëson dikë vendosmëria jonë e madhe sërbe për të qëndruar dhe mbijetuar në këto hapësira, kështu që me këtë mënyrë, me frikësim, duke hedhur lëndë shpërthyese, dëshirojnë dëbimin e popullit sërb, t’a trembin dhe të kthehen disa vite më parë. Kjo është pafuqi e pastër, që përveç kaq shumë prezence të KFOR, komunitetit ndërkombëtar, që në një fshat brenda dy muajve të hidhen gjashtë bomba, që autorët të mos zbulohen, kjo nuk ndodh në botë” tha Aksiq për Kosova Onlajn.
Fatmirësisht askush nga pjestarët e familjes Ristiq nuk është lënduar nga shpërthimi, por copëzat kanë dëmtuar shtëpinë, makinën dhe gardhin. Në afatin e dy muajve kjo është bomba e gjashtë që është hedhur në komunën e Kamenicës së Kosovës.
0 komentet