Shqiptari rreh sërbin ndërsa kultivonte arrën e vet pranë Ajvalisë
Sërbi G. M. nga Çagllavica është rrahur në arrën e vet mes Çagllavicës dhe Ajvalisë, transmeton Medija centar info.
Ndaj tij është sulur i riu shqiptar teksa po kulloste të imtat.
Ndërsa G. M. po punonte në pronën e vet, i riu shqiptar me tufën e tij prej rreth 100 dhënsh po kalonte në arrën e tij.
Kur G. M. i kërkoi të mos e bënte këtë dhe të mos i shkatërronte të korrat, shqiptari e goditi disa herë me një shkop duke i thënë "Fol shqip" dhe "Shko në Sërbi".
G. M. rastin e denoncoi në policinë e Graçanicës dhe është egzaminuar nga mjeku, ku është konstatuar lëndime në pjesën e poshtme të ekstremiteteve.
Media qendra tentoi që prej komandantit të Stacionit Policor në Graçanicë Bratisllav Trajkoviq të mësonte më shumë detaje në lidhje me këtë rast, por ai tha se nuk është i autorizuar të japë deklarata dhe t’i drejtohet Zyrës për Mediat në Prishtinë.
Qendra për media sot nuk ka mundur të kontaktojë me zyrën për media të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
0 komentet