“Spiking klub“ në Llapllasellë: Vendi ku anglishtja mësohet përmes bisedës, shoqërim dhe situata praktike

Spiking klub u Lapljem selu
Burim: Kosovo Online

Mësuesja e re e anglishtes Smiljana Gjokiq nisi në Llapllasellë “Spiking klub“, me idenë që pjesmarrësit që tashmë njohin anglishten, t’u mundësohet që njohuritë e tyre të përmirësohen përmes bisedës me njohësin e gjuhës Andreas Gruner Heger. Në dallim nga mësimi klasik, fokusi është tek të folurit, situatat praktike dhe liria e të shprehurit pa frikë nga gabimet.

“Spiking klub“ nuk është menduar si shkollë klasike gjuhësh ose si seri orësh tradicionale, por si hapësirë ​​ku pjesmarrësit mund të përdorin njohuritë që kanë, të bisedojnë në anglisht dhe përmes situatave të ndryshme të përmirësojnë më tej aftësitë e tyre të të folurit dhe komunikimit.

"Ky është program i thjeshtë që u mundëson të gjithë pjesmarrësve që dinë anglisht, të vijnë dhe me Andreasin që është folës amtar i anglishtes, të flasin dhe të përdorin njohuritë e tyre përmes disa situatave që ai ua sugjeron, që ai i drejton. Kështu kanë mundësinë të flasin me të, të shkëmbejnë idetë e tyre dhe thjesht të stërviten me të folurin e tyre", bën të ditur Gjokiq për Kosovo Onlajn.

Ideja për nisjen e "Spiking klub" në Kosovën qëndrore, rrëfen kjo grua e re sipërmarrëse, lindi spontanisht gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku asistoi në shkëmbim studentësh në kuadër të programit Erasmus.

"Aty më sugjeruan të mbaja ‘Spiking klub’ për studentët turq në fakultet dhe pashë se ishte vërtet një gjë e mirë. Tjetër është kur ke folës amtar me të cilin mund të flasësh në anglisht dhe tjetër është kur mund të thuash diçka me mua si në sërbisht ashtu edhe në anglisht. Kështu që, kur Andreas erdhi në Graçanicë dhe më kontaktoi, erdhëm tek ideja që ai të mbante klub të tillë dhe më në fund nisëm me realizimin e tij", thotë Gjokiq.

"Spiking klub" është i destinuar për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë e tyre të gjuhës angleze, pavarësisht viteve.

"Pjesmarrësit janë të gjithë, nga gjimnazistë e deri, të themi, mosha 50-60 vjeç", thotë Gjokiq.

Ajo çka e dallon këtë program nga orët klasike të anglishtes, është pikërisht mundësia që fillestarët të bisedojnë me folës amtar dhe njohuritë e tyre menjëherë t'i vënë në praktikë.

"Kjo është ajo që e ndryshon situatën. Nuk janë orë klasike ku mësojmë gramatikë dhe fjalor, por njohuritë që ata kanë, mund t'i përdorin në praktikë. Dhe kjo është ajo çka vijnë, sepse thjesht dëshirojnë të përmirësojnë dhe stërvisin anglishten e tyre, të cilën sigurisht e dinë”  thotë Gjokiq.

Përveç "Spiking klub", Gjokiq mban dhe orë të gjuhës angleze për të gjithë në shkollën “Anglishja e gjeneratës së ardhshme", e cila sikurse thotë, gjithashtu lindi spontanisht.

"Më pyeti një mikeshë, e më pas tjetra e vazhdoi një e tretë…..e kështu përmes këtyre orëve lindi shkolla. Momentalisht shkolla ka më shumë se 40 nxënës, si fëmijë ashtu edhe të rritur dhe përditë rritemi gjithnjë e më shumë. Kemi kurse të ndryshme nga niveli fillestar, ku dikush nuk di fare anglisht dhe do të nisë nga e zero, që është sigurisht solucioni më i mirë, sepse me këtë mund të hedhim themelet të mira për të mësuar më tej anglishten, deri tek nxënësit që dinë anglisht dhe dëshirojnë t’a përmirësojnë edhe më dhe mësojnë disa gjëra të reja", thekson ajo.

Tregon se njohja e gjuhës angleze, sot është e domosdoshme veçanërisht për udhëtime, arsim, punë dhe komunikim të përditshëm.

"Momentalisht, pa anglisht, nuk mund të udhëtojmë askund, nuk mund të bëjmë asgjë në kuptimin që, kudo që të shkojmë me çdo të huaj me të cilin flasim, gjuha angleze është ajo që ndërmjetëson, në të cilën do të flasim nëse njëra ose pala tjetër nuk e di gjuhën e palës tjetër. Kjo është gjuha e teknologjisë, gjuha e inovacionit, gjuha e të gjitha llojeve të komunikimit, kështu që anglishtja është e nevojshme në situata të përditshme", thekson ajo.

Sipas fjalëve të saj, njohja e anglishtes njerëzve u jep liri dhe siguri të madhe në jetën e përditshme, por edhe mundësinë për të udhëtuar lehtësisht, punuar e takuar njerëz nga vende të ndryshme të botës.

Andreas Gruner Heger pas Amerikës dhe Suedisë, erdhi së fundmi në Graçanicë si vullnetar i Korpusit të Paqes. Pajtohet se çelja e “Spiking klub" është ide e shkëlqyer, veçanërisht pasi mjaft njerëz kanë njohuri solide të anglishtes, por nuk kanë mundësi të mjaftueshme për t’a shfrytëzuar në bisedë.

"Mendoj se kjo është ide e shkëlqyer. M’u tha dhe përmes bisedës me njerëz të tjerë, kuptoj se njerëzit në përgjithësi kuptojnë mirë anglishten, por thjesht nuk kanë hapësirën apo ndoshta hapësirë ​​të sigurt për të folur, të ndjehen të lirë të bëjnë gabime dhe të flasin me njerëz të tjerë", thotë Andreas.

Ky i fundit beson se mësimi i gjuhës mund të jetë dhe mënyrë për të lidhur njerëz nga prejardhje dhe kultura të ndryshme.

"Mendoj se anglishtja është gjuhë e shkëlqyer pikërisht nga ajo se njerëz nga e gjithë bota flasin anglisht. Nëse mëson të flasësh anglisht, atëherë ke mundësinë të takosh kaq shumë njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme. Kjo me të vërtetë i lidh njerëzit. Kështu që kjo është mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë", tha ai.

Ndërsa ndihmon pjesëmarrësit e " Spiking klub" të përmirësojnë anglishten, Andreas njëkohësisht mëson gjuhën sërbe.

"Eci avash, avash. Mendoj se është e rëndë. Kurrë më parë nuk jam ekspozuar me gjuhë të tillë. Por për fat të mirë, njerëzit këtu janë shumë të duruar, kështu që sa herë që tentoj të flas, ata më dëgjojnë dhe madje më japin disa këshilla dhe më korrigjojnë, kështu që u jam shumë mirënjohës për këtë", thotë ai.

Andreasi në portalin tonë u prezantua në sërbisht:

"Unë jam Andreasi, unë jam vullnetar, jam nga Suedia dhe nga Amerika. Dhe planifikoj të jetoj këtu për dy vjet".

Ndër pjesëmarrësit e "Spiking klub" janë Margita Arsiq nga Graçanica dhe Matija Joviq nga Caravodica. Për ta, klubi është mundësi për të përmirësuar njohuritë e gjuhës por edhe për të njohur njerëz të rinj dhe për të fituar më shumë vetëbesim në komunikim.

"U bëra anëtare e "Speaking klub" sepse dëshiroj të përmirësoj njohuritë e mia dhe dëshiroj që të njihem njerëz të rinj, të shoqërohem me ta. Jam shumë e kënaqur, mësova gjëra të reja dhe njoha njerëz të rinj", tha Arsiq.

Anglishten e mësoi nga e ëma e cila është mësuese anglishteje dhe tani dëshiron të përmirësojë më tej njohuritë e veta.

"Shpresoj të udhëtoj jashtë vendit dhe të flas me njerëz, sepse njerëzit flasin anglisht kudo e kështu që shpresoj të udhëtoj dhe të studioj anglisht", tha me sinqeritet Margita.

Bashkëmoshatarëve të veta u rekomandon t’i bashkohen klubit.

"Kjo është përvojë e bukur dhe të gjithë duhet të mësojnë anglisht. Kudo që të shkojmë, është e domosdoshme njohja e anglishtes për të komunikuar me njerëzit", tha ajo.

Matija Joviq bën të ditur se anglishten e përdor përditë dhe beson se njohuritë e tij do të jenë të rëndësishme për të në të ardhmen.

"Flas mjaft anglisht në nivelin ditor dhe dëshiroj të mësoj më shumë rreth saj sesi ndoshta në të ardhmen të gjej dhe punë që do të kërkojë njohuri të kësaj gjuhe", tha Joviq.

Ky i fundit beson se sot vështirë të funksionosh pa ditur anglisht dhe fton të interesuarit t’i bashkohen klubit.

"Kushdo që e do anglishten dhe dëshiron të mësojë më shumë, definitivisht çdo të enjte mbahen orët, kështu që kush është i interesuar mund të vijë, të flasë me ne në anglisht, të mbajë fjalime dhe të mësojë gjuhën", tha Joviq.

“Spiking klub“ mbahet çdo të enjte në orën 19:00 në ambientet e Qendrës së Inovacionit Graçanicë në Llapllasellë.