Raport i Iniciativës Pupin: Heshtja nuk do të thotë siguri-të drejta mbi politikën në Kosovë 

Pupin inicijativa
Burim: Pupin inicijativa

Iniciativa Pupin publikoi raport ekskluziv me synim thellimin e kuptimit të sfidave juridike, të sigurisë, administrative dhe lirisë fetare me të cilat përballet komuniteti sërb në Kosovë. Në raport pohohet se një numër më i ulët i incidenteve, nuk do të thotë domosdoshmërisht siguri e madhe dhe bën thirrje për verifikim të pavarur të hetimeve të përfunduara e të dokumentuara publikisht, qasje të mirë në drejtësi dhe mbrojtje efikase të komunitetit sërb, manastireve, varrezave dhe vendbanimeve të të kthyerve. 

Raporti u hartua në dhjetë pika, në bashkëpunim me igumenin e Manastirit të Deçanit, arqiomandritin Sava Janjiq, deputet që përfaqëson Listën Sërbe që gjithashtu bashkëpunoi ngushtë me komunitetin sërb përmes sektorit civil, Jovana Radosavljeviq, si dhe pjesëmarrëse në tubimin vidovdanas në Gazimestan në vitin 2026, e cila u ndalua pas meshës. 

Paralajmërimi qëndror i raportit është i thjeshtë, bëhet e ditur në raport dhe shtohet se numri i paktë i incidente të raportuara, nuk do të thotë domosdoshmërisht siguri e madhe. 

"Kur qytetarët humbasin besimin tek institucionet përkatëse për pranimin e ankesave, heshtja mund të fshehë dëmet dhe të çojë deri në vlerësime të gabuara të sigurisë. Ndaj, raporti bën thirrje për verifikim të pavarur të hetimeve të përfunduara dhe të dokumentuara publikisht, akses më të mirë në drejtësi dhe mbrojtje më  efekase të komuniteteve sërbe, manastireve, varrezave dhe vendbanimeve të të kthyerve", thuhet në raport. 

Nga Iniciativa Pupin në versionin e përmbledhur të raportit, theksohet se ai nuk është kërkesë për privilegje, as tentativë paragjykuese për procedurat që janë në proces, por bëhet fjalë për apel që të njëjtat standarte të të drejtave humane, sundimin e ligjit dhe përgjegjësitë institucionale, të zbatohen vazhdimisht për të gjithë.

Numri i paktë i rasteve të raportuara nuk do të thotë siguri e madhe

Raporti vë në pikëpyetje supozimin që qëndron pas vendimeve në Kosovë-se numri i ulët i incidenteve të regjistruara, paraqet dëshmi të përmirësimit të sigurisë.

"Në gusht të vitit 2026, KFOR nisi tranzicionin nga prania e tij e përhershme në urën kryesore mbi Ibër, duke përmendur kushte të përmirësuara. Tetë ditë më vonë, Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandoi pezullimin e dy policëve për dyshime abuzimi në rastin e Nenad Rashkoviqit. Të dy ngjarjet mund të egzistojnë njëkohësisht sepse ato matin realitete të ndryshme. Nëse njerëzit ndalen së raportuari abuzimet sepse nuk u besojnë institucioneve të cilave u bëhen ankesat, rënia e statistikave mund të tregojë frikë e jo siguri", bëhet e ditur në raport.

Mekanizmi i heshtjes

Në raport theksohet se qytetarët mund të shmangin të raportojnë sjelljen e supozuar të papërshtatshme kur presin që nuk do të marrin mbrojtje ligjore apo kanë frikë nga ekspozimi i shtuar ndaj rrezikut-veçanërisht kur institucioni të cilit i paraqitet ankesa është pikërisht sjellja e të cilit është e diskutueshme.

"Presionet e njëkohshme në fushat e të drejtave, pronës, identitetit, kulturës dhe lirisë së lëvizjes po e mbingarkojnë komunitetin që nuk është në gjendje të dokumentojë çdo rast. Pasoja nuk është vetëm dëmi i pakorrigjuar, por dhe mungesa e provave që shtrembëron vlerësimet zyrtare të sigurisë", përmendet në raport.

Gazimestani dhe Dreni: testimi i institucioneve

Raporti analizon ndalimin e 37 personave pas kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan më 28 qershor të këtij viti. 36 prej tyre morën gjoba prej 700 eurosh secili, ndërsa disa u dëbuan nga Kosova dhe i’u ndalua kthimi.

"Një pjesëmarrës pretendon se të ndaluarve nuk u është dhënë qasje në kohë tek avokatët, thirrjet telefonike, uji dhe tualetet dhe se kanë qenë të ekspozuar nga abuzimi. Këto pretendime vijojnë të jenë objekt hetimi. Në vend që t'u kërkojë lexuesve t'i pranojnë, raporti ngre pyetjen nëse arsyet e arrestimit janë komunikuar, nëse të drejtat procedurale janë respektuar, nëse përdorimi i forcës ka qenë proporcional dhe nëse hetimet janë përfunduar publikisht", bëhet e ditur nga Iniciativa Pupin.

Sikurse shtojnë, rasti Dren tregon se mekanizmat e mbikqyrjes mund të funksionojnë.

"Inspektorati Policor i Kosovës nisi hetim dhe rekomandoi pezullimin e dy policëve-përgjigje institucionale që raporti e njeh. Megjithatë, vetëm rezultat ligjor i përfunduar dhe i publikuar mund të rivendosë besimin. Rasti transparent vlen më shumë se një tjetër njoftim" thuhet në raport.

Siguria përtej numrit të incidenteve

Siguria nuk ka lidhje vetëm me dhunën, vërehet në raport.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 ha, u zbatua vetëm në vitin 2024, çka tregon se si të drejtat e garantuara mund të mbeten joefikase pa vullnet politik. Shqetësimi lidhet me zonat mbrojtëse, pronën e kishës, aksesin në shërbesat fetare, varrezat dhe komunitetet fetare të gjalla", theksohet nga Iniciativa Pupin.

Sikurse shtojnë, presioni administrativ është edhe më pak i dukshëm.

"Statusi civil i pazgjidhur, Ligji për të Huajt, mosmarrëveshjet pronësore, shembjet, 'integrimi' institucional dhe kufizimet në lidhje me simbolet sërbe, mund të ndryshojnë jetën e përditshme e veç kësaj nuk duhet të klasifikohen si incidente sigurie. Refuzimi i kërkesave nga stafi gjyqësor sërb për të tërhequr dorëheqjet e tyre nga viti 2022, e ngushton edhe më aksesin në drejtësi që komuniteti i beson."

Kfor-përgjegjësi e shpërndarë dhe rrezik imediat

Raporti pranon se KFOR po ridislokon forcat e veta dhe jo thjesht tërheqje dhe ka njoftuar aktivitet të madh në pjesë të veriut të Kosovës.

"Shqetësimi ka lidhje me çështjen se kush merr përgjegjësinë në lokacionet nevralgjike dhe si kontrollohen efektet e këtyre ndryshimeve. Nëse detyrat transferohen tek institucionet që tashmë përballen me ankesa, ndërsa BE, NATO, KFOR dhe autoritetet e Kosovës ndajnë përgjegjësinë, asnjë aktor nuk merr përgjegjësinë e plotë për pasojat. Atëherë "Siguria e përmirësuar" i jepet më shumë peshë sesa mbështeten provat", bëhet e ditur nga Iniciativa Pupin.

Në prag të vendimit të pritur para Odave të Specializuara të Kosovës më 16 shtator, raporti bën thirrje për mbrojtje preventive të komuniteteve sërbe, manastireve, varrezave dhe vendbanimeve të të kthyerve.

Raporti bën thirrje për prani të dukshme të KFOR, monitorim nga EULEKS dhe OSBE, vonesë në ndryshimet e ndjeshme të sigurisë dhe paralajmërime të qarta ndaj hakmarrjes.

"Suksesi duhet të matet me incidentet e parandaluara dhe jo me reagimet pasi ato ndodhin", thuhet në raport.

Axhenda e veprimeve të bazuara tek të drejtat

Raporti rekomandon shqyrtim të pavarur të kushteve para pakësimeve të mëtejshme të pranisë së sigurisë; matjen e besimit, mosraportimin e rasteve, aksesin në drejtësi dhe rezultatin e procedurave; publikimin e të dhënave për dislokimin e KFOR dhe kohën e reagimit; përfundimin e hetimeve në rastet e Gazimestanit dhe Drenit; rivendosjen e pjesëmarrjes së sërbëve në gjyqësor; krijimin e kanaleve për paraqitjen e ankesave jashtë zinxhirit të policisë; forcimin e mbrojtjes së Kishës Ortodokse Sërbe; dhe monitorimin e veçantë të presionit administrativ.

Bazuar në tre dëshmi, raporti dallon faktet e konfirmuara nga thëniet që janë objekt hetimi, njeh veprimet e institucioneve kosovare kur ato veprojnë saktë dhe nuk paragjykon procedurat në vazhdim.

Konkluzioni i saj, bëhet i ditur nga Iniciativa Pupin, është jopartiak-siguria e sërbëve në Kosovë nuk është monedhë për përdorim në dialogun Beograd-Prishtinë, por çështje e të drejtave egzistuese kushtetuese dhe europiane.

"Verifikimi dhe jo supozimet, duhet të bëhen baza e politikës", konkludohet në raport.

Qëllimi i raportit, bën të ditur Iniciativa Pupin, është thellimi i kuptueshmërisë së sfidave ligjore, të sigurisë, administrative dhe sfidave në fushën e lirisë fetare me të cilat përballet komuniteti sërb në Kosovë nën apel direkt drejtuar Unionit Europian, EULEKS, OSBE, KFOR, Ambasadës së SHBA dhe institucioneve në Kosovë që të përgjigjen me veprime preventive transparente dhe të verifikueshme në mënyrë të pavarur.