Lista Sërbe i përgjigjet Terasit: Kuvendi i Kosovës nuk zgjodhi drejtuesit
Lista Sërbe i tha raportuesit të Parlamentit Europian për Kosovën Riho Teras, se Kuvendi i Kosovës nuk zgjodhi drejtuesit e vet çka ai më herët shkruajti të kundërtën në rrjetin social “X“.
“I nderuar zoti Teras, është absolutisht jo e saktë të thuash se Kuvendi i Kosovës zgjodhi drejtuesit e vet. Puna e Kuvendit është bllokuar nga partia qeverisëse e cila ka bllokuar zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Për rjedhojë, kryesia e Kuvendit ngelet e paplotë” ka komentuar Lista Sërbe në publikimin e statusit të Terasit.
Ky i fundit sot më herët pas takimit me shefin e UNMIK Peter Due, postoi se “pas bllokadës së zgjatur politike, Kuvendi i Kosovës zgjodhi drejtuesit e vet dhe sfida e ardhshme është zgjedhja e presidentit”.
Kuvendi i Kosovës zgjodhi dje për kryetare Albulena Haxhiun, por jo dhe nënkryetarët. Haxhiu ndërpreu seancën pasi atë e shqetësoi deklarata e shefit të deputetëve të Listës Sërbe Igor Simiq “në emër të popullit sërb paraqes Sllavko Simiqin për nënkryetar”.
Seanca konstituese e parlamentit do të vijojë nesër në orën 11 me një pikë të rendit të ditës-zgjedhjen e nënkryetarëve.
0 komentet