Stojkovski: Ribërja sistematike e historisë në Kosovë zgjat prej kohësh

Boris Stojkovski
Burim: Kosovo Online

Historia e Uljanës si trashëgimi kulturore kosovare përbën shpikje dhe rishikim flagrant të historisë thotë për Kosovo onlajn historiani Boris Stojkovski, duke shtuar se ai qytet romak parakristian nuk ka asnjë lloj lidhje me shqiptarët.

Duke folur rreth vizitës në Ulpjanë të ambasadorit amerikan në Kosovë përgjatë të cilës foli dhe për “trashëgiminë kulturore të Kosovës”, Stojkovski bën të ditur se prej shumë kohësh po ushtrohet rishikim sistematik i historisë në këtë zonë.

"Mendoj se në mbarë gabishullin ballkanik në Europën qëndrore dhe juglindore e kështu dhe në hapësirën e K&M, duke folur rreth Ulpjanës, ajo nuk ka me të vërtetë fare lidhje me shqiptarët, në thelb as me sërbët, pra bëhet fjalë mbi të gjitha për një qytet romak parakristian dhe nuk mund të jetë pjesë e ndonjë trashëgimie imagjinare kosovare jo vetëm sepse e ashtuquajtura Kosovë në thelb nuk ekziston si shtet për shumë arsye, por edhe për faktin se diçka që lidhet me trashëgiminë që lidhet me shumicën e popullsisë së K&M së sotme dhe këta janë shqiptarët, nuk mund të jetë dicka që i përket periudhes romake” sqaron bashkëbiseduesi ynë.

Ky i fundit shton se aty egziston kontradiktë dhe thekson se i tillë këndvështrim nuk ka bazë shkencore.

“Për Ulpianën dhe historinë e saj dhe Perandorisë Romake në këtë hapësirë është shkruar shumë, kanë shkruar mjaft historianë, arkeologë dhe filologë të shquar klasik qysh prej kohës së Jugosllavisë së vjetër, si dhe më parë. Teologët janë marrë për shkak të dy martirëve të shenjtë, Flora dhe Lavra, gurgdhendësit nga Ulpiana Pra, ajo që po ndeshemi dhe ajo çka ka thënë i ashtuquajturi ambasador, është shpikje dhe rishkrim flagrant i historisë” nënvizon Stojkovski.

Ky i fundit paralajmëron se tashmë egzistojnë dhjetëra monografi që flasin për njëfarë historie të Kosovës që kanë atë element subversiv e gjëra të tilla shpesh bëhen me mbështetjen e SHBA e cila është “një nga patronët më të rëndësishëm të ashtuquajturës pavarësi e K&M”.

“Pra, të jemi të qartë, kjo është politika të cilën Uashingtoni zyrtar e ndjek prej 25 vitesh, ose mund të themi më së shumti prej 16 viteve të fundit, qysh prej shpalljes së njëanshme të pavarësisë në K&M. Kjo është politika që po ndiqet, kjo nuk është aspak e re, kujtojmë dhe ato mesha rimokatolike në Novibërdë, ndonëse aty egzistojnë mbetje të kishës katolike, këtu mesha kremtohet tek mbetjet e kishës ortodokse. Pra ky rishkrim i historisë, fatkeqësisht është dëshmuar edhe në Sërbi, e gjitha kjo është pasojë e ideve dhe historive të 'sërbëve, popullit më të vjetër', shumë prej tyre përfitojnë nga kjo, përfshirë dhe ata që nuk dëshirojnë trashëgiminë materiale kulturore të sërbëve dhe shtetit të Sërbisë, madje dhe gjithë botës, Ulpiana si vend shumë i rëndësishëm romak, është trashëgimia kulturore e gjithë botës dhe e gjithë Mesdheut, ku u përhap Perandoria Romake” ka thënë Stojkovski.

Në luftën kundër të tillë narrative, të rëndësishme janë, sipas fjalëve të tyre dhe politika dhe profesioni.

"Profesioni është aty për të thënë faktet e pakontestueshme si për profesionin ashtu dhe për Ulpjanën që po flasim, edhe për Deçanin, Novobërdën, Vuçitërën, Zveçanin, apo Trepçën, që ka egzistuar si minierë qysh nga mesjeta e deri më sot-rreth kësaj ka folur dhe flet profesioni dhe jo vetëm sërb, ish-jugosllav. Egzistojnë studiues seriozë të huaj që merren me të, ndaj jo të gjithë janë të lidhur domosdoshmërisht me politikë dhe ideologji të caktuar. Por nëse tek kjo nuk ka mbështetje të gjerë, atëherë kjo mbetet e marrë peng në rrethe të ngushta akademike. Për gjëra të tilla, është e nevojshme dhe thelbësore që të ketë një mbështetje sa më të gjerë dhe sa më të madhe. Në këtë rast, mendoj se është fort e rëndësishme gjithçka që bëhet në nivelin e vendit tonë e që sigurisht duhet të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur që diçka e tillë të shikojë dritën e diellit në nivelin më të lartë, pse jo dhe në instancat botërore, e këtu përfshij komunitetin universitar dhe akademik, por edhe atë më gjerë. Mendoj se këtu ka shumë hapësirë ​​për manovrim”, konkludoi Stojkovski.