Guxhiq: Ulpjana nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare
Historiani nga Graçanica Aleksandar Guxhiq thekson për Kosovo onlajn se tentativa e shuarjes së trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë dhe shuarja prezencës së kujtesës sërbe në këto hapësira nuk është e re, në atë që në opinionin publik shkencor e politik kosovar shqiptar dominon narrativa se "Sërbët pushtuan Kosovën".
Ai bën të ditur se trashëgimia kulturore sërbe në Kosovë mund të ndahet në disa grupime. Si fillim, sipas fjalëve të tij përfshijnë kishat, manastiret, të cilat janë kryevepra të artit, pikturës dhe ndërtimit, që janë nën mbrojtjen e UNESKO.
“Këtu po mendoj për Deçanin, Patriarkanën e Pejës, Virgjëreshën e Levishkës dhe një sërë manastire të tjera. Në grupin e dytë përfshihen kishat që janë gjithashtu kryevepra të artit, spiritualitetit dhe ndërtimit të cilat lindën në shekullin XIX që paraqesin kryevepra të një pjese të veçantë, specifike të stilit rashko-prizrenas të lindur në shekullin XIX në periudhën pasi autoritetet osmane lejuan rehabilitimin e kishave dhe manastireve pas asaj Hatisherifit nga Gilhani. Në kategorinë e tretë përfshihen kishëzat por dhe monumentet me rendësi kombëtare”, thotë Guxhiq.
Ai megjithatë, paralajmëron se ligjet për mbrojtjen e tyre nuk respektohen në praktikë.
“Rreth atyre të cilat janë nën mbrojtjen e UNESKO, përkujdeset kjo e fundit, kujdesen institucionet kosovare, por kujdeset dhe Republika e Sërbisë. Në terren, këto objekte ruhen nga Policia Kosovare. Pozita e atyre kishave dhe manastire janë të rregulluara me ligj dhe rreth tyre egziston ajo zona speciale e mbrojtur. Në praktikë, natyrisht, Kushtetuta e Kosovës dhe rregulloret ligjore në veçanti nuk respektohen. Ato ligje në praktikë askush nuk i zbaton, e kështu kemi pranë Gazimestanit, vendit ku u zhvillua Beteja e Kosovës, ku biznesmeni shqiptar Orka apo Orça ndërtoi objekt ndonëse 50, 100, 200 metra rreth zonës së mbrojtur ndalohet çdo ndërtim”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai po ashtu kujton se manastiri i Deçanit prej vitesh po lufton për kthimin e 24 ha truall dhe se deri në vitin 2015/16. Agjencia Kosovare e Luftës Kundër Korrupsionit e cila sipas shkronjës së ligjit është e detyruar të mbrojë ligjin dhe të ndalë çdo formë të korrupsionit dhe aktiviteteve ilegale”, ka qenë e kundërligjshme në një objekt të kishës së Shënjt Nikollës në Prishtinë.
“Kjo flet vetëm për joseriozitetin dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve kosovare të cilat sipas ligjit duhet të mbrojnë të drejtat dhe pronën e KOS. Më të rrezikuarit janë ato në listën e të rrezikuarve si Manastiri i Deçanit ku prej vitit 1999 e deri më sot ka përjetuar shumë sulme. E më pas aty është dhe Virgjëresha e Ljevshkës e cila u dogj në pogromin e vitit 2004. Të rrezikuara janë dhe të tjerat por më të rrezikuarat janë ato në listën e UNESKO”, thotë Guxhiq.
Ky i fundit thekson se “ajo narrativë dhe ajo tentativë për zhbërjen e trashëgimisë kulturore sërbe, për të shuar kujtesën e pranisë sërbe në këto treva nuk është e re, nuk është e Hovenierit”, por zgjat prej dekadash duke aluduar në deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Prishtinë se Ulpjana është “thesar i trashëgimisë kulturore të Kosovës”.
“Përvoja ka treguar se nuk mjafton vetëm dëbimi i sërbëve, shkatërrimin e trashëgimisë së tyre, por është e nevojshme vendosja e një narrative të re, të ngulitet në ndërgjegjen e njerëzve të thjeshtë rreth vazhdimësisë shqiptare në ato vise. Kjo narrativë ka bazën e vet shumë para Hovenierit, shumë përpara ‘pavarësisë’ kosovare. Për këtë narrativë që sërbët pushtuan Kosovën, më parë se koha e Nemanjiqit dhe në themelet e kishave dhe manastireve sërbe ndërtuan kishat dhe manastiret e tyre, se në ndonjë moment erdhi deri në çlirimin nga osmanët të popullit shqiptar në vitin 1912. Sërbët sërish do t’a pushtonin këtë trevë” sqaron ky historian.
Ai shton se kjo narrativë do të zhvillohet dhe se si i tillë është dominues në opinionin politik, por edhe në atë intelektual dhe shkencor të shqiptarëve kosovarë sot.
"A i përgjigjet vërtetësisë historike, absolutisht jo. Por kjo nuk është e re dhe shqiptarët nuk janë të vetmit që tentojnë të përvetësojnë trashëgiminë kulturore sërbe në Ballkan. Situatë e ngjashme po ndodh dhe në Maqedoninë e sotme të Veriut ku manastiret që janë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore sërbe, paraqiten si trashëgimi kulturore maqedonase dhe ku emrat e themeluesve dhe shënjtorëve sërbë fshihen. E kështu në Manastirin e Lesnovës kur hyjmë afreskun e Shënt Savës ku qëndron “Sava, arqipeshkvi i parë’ atë ‘sërb’ është hequr. Kështu që dhe shqiptarët nuk janë të vetmit kur tentojnë të përvetësojnë trashëgiminë kulturore sërbe, e njëjta ndodh dhe në Bosnjë, deri dje ka ndodhur edhe në Maqedoni.ky është shembull shkollor tentativa e krijimit të kombit tek themelet e trashëgiminë kulturore sërbe të një populli tjetër ”, vlerëson Guxhiq.
Duke folur për Ulpjanën, ai kujton se bëhet fjalë për mbetje të qyteti të lashtë romak, bizantin, i cili nuk ka lidhje me shqiptarët dhe nuk mund të flitet rreth Ulpjanës si trashëgimi kulturore shqiptare.
"Unë i kuptoj institucionet kosovare dhe në përgjithësi opinionin publik kosovar, se përse insistojnë kaq shumë tek Ulpjana. Kur vijnë turistë ose delegacion nga perëndimi, gjëja më përfaqësuese që shqiptarët kosovarë mund t'i ofrojnë botës, është Ulpijana. Aty është i vetmi që mund të shkojnë. Nëse vijnë në Graçanicë, aty do t’i presin përfaqësuesit e KOS, nëse vijnë në Novobërdë, aty dukshëm janë gjurmët e së kaluarës sërbe. Kështu që Ulpjana është i vetmi vend ku mund të vijnë të huajt dhe t’u prezantojnë atë çka Kosova zotëron dhe përmes narrativës nxjerrin në pah origjinën ilire”, konkludon ai.
komentet