Tanasiq: Gjithçka "rreth nacionalizmave sërbe" bazohen ekskluzivisht tek mohimi i identitetit sërb

Nikola Tanasić
Burim: Kosovo Online

Gjithçka "rreth nacionalizmave sërbe" bazohen ekskluzivisht tek mohimi i identitetit sërb, vlerëson për Kosovo onlajn filozofi Nikolla Tanasiq duke folur rreth shkatërrimit të trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë dhe shton se atyre u intereson vetëm masa në të cilën është e mundshme të dëshmohet se ajo nuk është sërbe.

Duke folur rreth kësaj çka ambasadori amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier ka folur së fundi rreth Ulpjanës si “trashëgimi kulturore kosovare” , Tanasiq thekson se "nuk egziston askush me mendje të shëndetshme në 20 vitet e fundit që pret çfarëdo lloj kufizimi apo objektiviteti nga zyrtarët perëndimorë”.

Ai shton se do të ishte surprizuese që ambasadori amerikan të sillej ndryshe. Megjithatë, thekson se duhet përherë të luani me çdo kartë që është në dispozicion dhe të ushtroni çdo lloj presioni politik ndaj institucioneve ndërkombëtare.

“Por të presësh që trashëgimia kulturore sërbe, e këtu të mos flasim për interesa të tjera, ndoshta më të mëdha, ndoshta më pak të rëndësishme, por interesa vitale kombëtare sërbe në Kosovë, që të mbrohet nga fakti se ndonjë i huaj shpirtmirë të bindet me argumentet tona të forta, e më pas të ndryshojë politikën-kjo është iluzive në masën më të madhe” thotë Tanasiq.

Sipas fjalëve të tij, “ajo pozitë hipokrite ndaj identitetit kosovar, trashëgimisë kosovare, kulturës kosovare nuk është i djeshëm”.

"Kjo është diçka që ka hyrë në zhargonin politik amerikan në kohën e bombardimeve. Sepse opinionit të tyre publik nuk është aq e lehtë t'i spegosh se ky shtet sovran sulmon veten, e më pas ishte shumë e rëndësishme të flitej rreth kosovarëve, të flitej rreth identitetit kosovar, rreth ndonjë lloj hapësire kosovare”, thekson ai dhe shton se kjo shumë bukur mund të shikohet dhe në shembullin e Ukrainës, ku rreth identitetit ukrainas flitet si mijëvjeçar dhe ekskluziv ndaj atij rus, “çka pak a shumë të gjithë e dimë se nuk ka asnjë bazë në realitet”.

Tanasiq beson se publikut të gjerë në SHBA dhe në Perëndim "nuk i intereson se çfarë lloj justifikimi përdoret për të mbrojtur interesat perandorake në K&M, por ata duan të dëgjojnë ndonjë argument".

“Nga ana tjetër, kemi atë elitën e tyre themelore politike, kemi kabalin e tyre industrial, kemi kompleksin e famshëm të sigurisë-industriale. Përsa u përket atyre, absolutisht nuk u intereson nëse kultura kosovare është shpikur dje apo jo, atyre u intereson nëse aty egzistojnë disa manastire mijëravjeçare apo nesër do të fshihen. Këta janë njerëz që kanë interesat e tyre të forta ekonomike në pushtimin kolonial dhe ushtarak të Kosovës e Metohisë. Dhe ato interesa nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me atë çka ata mendojnë rreth shqiptarëve dhe rreth nesh, raporteve tona kulturore dhe cilëve u përket trashëgimia kulturore në Kosovë”, spegon bashkëbiseduesi ynë.

Për të, zbatimi i zgjidhjeve solomonike kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore, nuk është vetëm problem i shqiptarëve kosovarë, "por i mbarë të ashtuquajturve të nacionalizmave sërbe".

"Egzaktësisht të njëjtin model në shkallë të ndryshme intensive, mund t’a shikojmë në Kroaci, në Federatën e B&H, Mal të Zi, ku egziston një raport krejtësisht i shtrembët ndaj identitetit kombëtar që bazohet vetëm në mohimin e identitetit sërb. Ndaj, na intereson trashëgimia e caktuar kulturore vetëm në atë masë në të cilën ne të mund të dëshmojmë se ajo nuk është sërbe. Nëse mundemi të dëshmojmë se ajo nuk është sërbe, ne mund t’a aneksojmë, por nuk do të kujdesemi për të. Nëse nuk mund t’a vërtetojmë, atëherë qëllimi ynë është t’a shkatërrojmë, t’a fshijmë dhe të shkatërrojmë çdo gjurmë rreth asaj që sërbët dikur kanë egzistuar aty dhe që pas tyre, mos e dhëntë Zoti, kanë lënë pas diçka çka është trashëgimi apo trashëgimi kulturore mbarëbotërore e UNESKO-s” thotë Tanasiq.

Ky i fundit thekson se shqiptarët e Kosovës po sillen “skizofrenisht”, sepse disa manastire dëshirojnë t’i shkatërrojnë, ndërsa disa t’i përvetësojnë.

“Ata aty nuk vijnë këtu për t’u falur, ata aty nuk vijnë për të puthur ikonat, ata nuk këndojnë këngë rreth kësaj, ata nuk kanë këngë popullore qindravjeçare. Kjo nuk është diçka çka i mobilizon. Kjo i mobilizon në kuptimin rreth kësaj që ata e përjetojnë si një lloj agresori kolonial sërb, të cilin ata duhet t’a shkatërrojnë sepse u qëndron atyre mbi kokë si shpata e Damokleut. Ajo çka u intereson atyre në të gjithë këtë histori, pra është se si t’a eliminojnë faktorin sërb. Nëse ata mendojnë se mund t’a eliminojnë duke u’a marrë tapitë e monumenteve, duke i marrë ato monumente, sepse ata natyrisht e përjetojnë Kishën Ortodokse Sërbe si armike, vetëm për këtë nëse u’a heqin atë pasuri, me sytë e tyre shikojnë se po i heqin levën e ndikimit”, beson ai.

Ai shton se në rast të ndonjë komplikimi gjeopolitik, sërish do t’a pësojnë manastiret dhe trashëgimia tjetër kulturore sërbe në K&M.

“Ato incidente individuale, ai terror kaloripak që përditë ndërmerret ndaj sërbëve në K&M, qoftë bar, qoftë bagëti në hambarë, qoftë garazhe, qoftë xhama të thyer apo është fjala duke parakaluar terroristë të armatosur deri në dhëmbë nëpër rrugët kryesore të qyteteve sërbe, vetëm për të treguar se munden, për të mos folur për vrasjen e njerëzve dhe këtë e kemi parë në periudhën e kaluar. Pra e gjithë kjo është vetëm pjesë e një politike e cila ka për synim frikësimin dhe dëbimin përfundimtar të popullit sërb nga ato hapësira, çka unë sinqerisht shpresoj se ne si popull, kulturë dhe shtet, kemi forcën për t’a kundërshtuar” thotë Tanasiq.

Në luftën që atë trashëgimi t’a ruajmë, “nuk ka instrumente të këqija”, por, beson është e rëndësishme të mbetemi racional.

"Të mos lejojmë që ne dikush të na shesë bri për qiri dhe ne të sakrifikojmë interesat jetike kombëtare sesi të kënaqim njerëzit që nuk do të jenë kurrë në favorin tonë në asnjë varjant dhe nga të cilët nuk mund të presim mirëkuptim në këtë çështje. Pra, UNESKO është në rregull, UNESKO na ndihmon, mund të sigurojë ndonjë të hollë dhe të mirëmbajë këtë përafërsisht”, thotë Tanasiq.

Ky i fundit vlerëson dhe se Kosova është temë e gjallë e kulturës sonë në të gjitha nivelet, por që gjëja kyçe është legjislativi.

“Nëse duam të bëjmë hapa seriozë në drejtim të mbrojtjes së pronave tona, ne duhet të nisim të miratojmë ligje që parashikojnë masa konkrete për mbrojtje. Sepse derisa të përcaktohet ligjërisht, derisa të kalojë në parlament, derisa nuk është nënshkruar nga presidenti, derisa kjo të mos jetë në nivelin e politikës shtetërore që hidhet në letër, mund të manipulohet, mund t'i referohet marrëveshjeve verbale, premtimeve private e të tjera të ngjashme. Pra, sa më shpejt të nisë që kjo gjë të fillojë të institucionalizohet para se shteti të nisë t’a trajtojë këtë çështje si shtetërore dhe jo raportin personal të këtij apo atij politikani me këtë apo atë diplomat të huaj, këtë sa më shpejt, do të jemi në gjendje të bëjmë vërtet diçka që është e dobishme dhe që në terren i rregullon gjërat siç qëndrojnë”, konkludon Tanasiq.