Studim i domosdoshëm i një prej krimeve më të mëdha të historisë moderne

Tribina o martovskom pogromu u Gračanici
Burim: Kosovo Online

Me rastin e 20-vjetorit të Pogromit në Kosovë, në galerinë e Qendrës Kulturore të Graçanicës u mbajt Tribuna dhe ekspozita fotografike “Pogromi i 17 marsit 2004-Krimi i shpërblyer”.

Pjesmarrës në tribunë nga ana shkencore, tentuan t’u përgjigjen çështjeve kyçe të shkaqeve, shkallës dhe pasojave të Pogromit të Marsit, si dhe thanë në nevojshmërinë e studimit të një prej krimeve më të mëdha të historisë sonë moderne.

Ekspozita e fotografike, prej të cilave disa kanë shtegtuar mbarë botën, tregon fenomenin e të keqes dhe në pikat vulnerabële të vuajtjes.

Profesori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë Vladan Virijeviq thotë se pogromi i marsit është ngjarje që lidhet me kulturën e dhimbjes.

“Ajo çka ndodhi më 17 mars 2004, pra ajo që i parapriu dhe krijoi një terren pjellor për atë pogrom të tmerrshëm, në kuptimin historik mund të krahasohet dhe mund të matet me Natën e Bartolomeut të vitit 1572, me Natën e gjatë të thikave në Gjermaninë naziste të vitit 1938, ose me atë shumë më tragjike, për sa i përket shkallës së shkatërrimit dhe vuajtjes të Natës së Kristaltë”, tha Virijeviq.

Pogromi i marsit është sipas profesor Virijeviq, momenti ku pasojat e mbirjes së një fare dhe realizimit të një procesi nuk është në moment ad hok, apo çast.

“Kjo është pasojë e një procesi afatgjatë që ka nisur, mund të themi lirshëm që qysh prej konstituimit të Lidhjes së parë të Prizrenit të vitit 1878 dhe ka pasur fazat e veta në rrethana të ndryshme politike, ideologjike dhe socio-ekonomike gjatë gjithë periudhës së fund-shekullit XIX dhe gjithë periudhës së shekullit XX dhe ku pamë epilogun e saj në fillim të shekullit XXI” ka thënë profesor Virijeviq.

Hulumtuesi-bashkëpunëtor i Institutit për Studime Politike në Beograd, historiani Stefan Radojkoviq foli rreth pogromit nga perspektiva e raporteve ndërkombëtare dhe theksoi se nga ai moment tema e pavarësisë u vu në plan të parë.

“Prej vitit 1999 e më pas deri në 2003, tema e pavarësisë dhe në përgjithësi negociatat rreth statusit janë përmendur, por ende gjithmonë diku në margjina. Ajo është aty diku në eter, ndodh, nuk është se nuk është aty, por thjesht nuk është në krye të të gjitha këtyre diskutimeve. Kjo është ajo që ndryshon pogromin e marsit. Në atë moment ndodh diçka që dy përfaqësuesit e Unmik që ishin këtu dhe që janë jashtëzakonisht kritikë ndaj Unmik, i përdora me qëllim dhe këta janë Lain King dhe Uajt Mason, ata thonë se egziston diçka çka në qarqet diplomatike e quajtën ‘veto shqiptare’ dhe kjo ishte metafora e dhunës. Çka nuk mund t’a arrini me punë diplomatike dhe institucionale, do t’a nxisni me dhunë ekstreme”, tha Radojkoviq.

Shqiptarët sipas fjalëve të Radojkoviqit, në atë moment morën vesh se deri tek dhuna po e nxiste në aksion bashkësinë ndërkombëtare.

"Bashkësisë ndërkombëtare i’u desh diku rreth një vit, nëse kjo do të ndodhte diku në mars të vitit 2004, atyre i’u desh diku deri në pranverën e vitit 2005 të kuptonin se çfarë u kishte ndodhur. Kjo ishte traumë për ta, ata përjetuan sulme terroriste, nuk ishte e panjohur për ta, por e tillë valë dhune goditi direkt autoveturat e tyre, zyrat e tyre, përfaqësuesit e tyre, e kam fjalën për policinë e KB, pjesëtarët e Kfor derisa u shfaqën pjesëtarët e SHBA Kfor, derisa fluturuan nga Napoli. Çagllavica mund të binte, pasi ata të tjerët nuk mund t’a mbanin ashtu siç duhej”, tha Radojkoviq.

Drejtori i Arkivës së Kosovës e Metohisë, historiani Marko Markoviq thotë se tema është mjaftueshëm e dhimbshme dhe e ndjeshme për të gjithë sërbët, e veçanërisht për ata që në pogromin e marsit e përjetuan brutalisht.

“Përveç asaj çka kjo temë është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e ndjeshme, kjo temë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe rreth saj duhet folur vazhdimisht. Ne si popull shpesh priremi t'i harrojmë ato ngjarje të rëndësishme dhe t'i kalojmë shumë lehtë", tha Markoviq, duke shtuar se brezi i ri pak di për 17 marsin, duke shtuar se 20 vjet pas asaj ngjarjeje egziston distancë historike që mundëson që të shikohen qartë disa procese dhe ngjarje, pasi ato të jenë kristalizuar.

“Nëse nisemi nga veriu i Kosovës qëndrore, më parë nga Prishtina, mund të shikojmë se në atë pogrom të marsit në Prishtinë, u zhduk dhe ajo jeta e paktë sërbe nga ai qytet. Kisha e Shën Nikollës u shkatërrua dhe godina e Ju programit ku jetonin sërbët. Përveç Prishtinës, në masë të madhe e pësoi dhe Fushë Kosova fqinje, ku përveç shtëpive sërbe, u dogjën dhe shkolla sërbe, kisha, spitali. Në të tillë situatë kur dikush ju djeg kishën, spitalin, shkollën, çfarë mesazhi ju dërgon. Nuk mund të harrojmë kur është fjala për Kosovën qëndrore, vuajtjet e Lipjanit dhe lipjanëve, nuk mundemi t’i harrojmë vuajtjet e njerëzve në Bresje e veçanërisht në Çagllavicë, e cila ishte epiqendra e këtyre ngjarjeve jo të pëlqyeshme”, tha Markoviq.