Terziq: Për Beogradin problemi i të zhdukurve është humanitar, për Prishtinën çështje politike

Terzic
Burim: Kosovo Online

Beogradi zyrtar problemin e personave të zhdukur e definon si çështje humanitare, në dallim nga Prishtina e cila këtë e kupton si çështje politike, ka thënë sot ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Millosh Terziq, në prag të Ditës Nërkombëtare të të zhdukurve e cila kremtohet më 30 gusht. 

Terziq në konferencë për mediat me Shoqatën e Familjarëve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur në K&M, ka thënë se Sërbia nuk lejoi që shenja e fajit t’i atribuohej asaj. 

“Sot situata për sërbët në Kosovë e Metohi është mjaft e rëndë, ndoshta më e rënda dhe arsyeja për këtë është angazhimi i pamjaftueshëm i institucioneve ndërkombëtare. Pas Marrëveshjes së Kumanovës, Kfor ka detyrimin të garantojë siguri për të gjithë qytetarët. Nëse ndodh diçka e keqe në të ardhmen në Ballkan, kjo do të jetë si pasojë e tentativave dhunuese që çështjen e ashtuquajtur shqiptare të zgjidhet përmes 'Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Terziq. 

Ky i fundit shtoi se për krimet ndaj sërbëve dikush duhet të përgjigjet.  

"Gjithësesi, faktorët ndërkombëtarë heshtin për krimet kundër sërbëve. Provë për këtë është Tribunali i Hagës. Ndaj është detyra jonë të vazhdojmë luftën dhe kultivojmë një kulturë kujtese. Pa përgjegjësi për krimet ndaj sërbëve, nuk flitet për drejtësi tranzicionale", tha Terziq.

Zyra për K&M, tregoi ai, ishte dhe mbetet e përkushtuar për këtë çështje.

"Vazhdojmë të luftojmë që krimet ndaj sërbëve të hetohen dhe kriminelët të dalin para drejtësisë. Shpresoj se do të vijë koha për fitoret tona politike kur kushtet gjeopolitike të jenë më të favorshme", tha Terziq.

Kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur në K&M Verica Tomanoviq, tha se kërkimi për të zhdukurit vazhdon ndonëse përballen me bllokimin e informacionit nga vende të caktuara, përfaqësuesit e të cilave ishin në Kosovë në atë kohë.

"Plot 1,950 persona të zhdukur ishin në Kosovë dhe Metohi dhe nga ky numër, 350 persona të paidentifikuar ndodhen edhe sot në morgjet e Prishtinës. Shumica e personave të rrëmbyer ishin pas nënshkrimit të Rezolutës 1244. Pavarësisht nga forca e vogël që posedojmë, humbja përfundimtare është tërheqja nga kërkimi", tha Tomanoviq dhe kujtoi se ribotimi i monografisë "E vërteta e rrëmbyer" është dëshmi e asaj dhimbjeje të tmerrshme.

Këshilltarja e lartë dhe drejtuesja e Departamentit për Personat e Humbur në Komisariatin e Refugjatëve Liljana Kërstiq, kujtoi se monografia "E vërteta e rrëmbyer" është dokument që ruan të vërtetën për ata, fati i të cilëve ngelet mister. 

"Për ju, familjet, këtu shfaqet trishtim dhe dhimbje të madhe, por edhe rëndësinë e kërkimit të së vërtetës. Ky është detyrim të këmbëngulim në kërkimin e përgjigjeve për drejtësi. Komisioni për Personat e Zhdukur dha kontributin e vet në këtë, pasi dëshira jonë është që vuajtjet e të pafajshmëve të mos përsëriten më. Viktimave duhet t'u jepet vend në kujtesën kolektive, ndërsa detyrimi ynë është që të punojmë për t'i gjetur", theksoi Kërstiq.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Gjorgje Todorov, deklaroi se monografia është gjurmë që mbetet.

"Rrëmbimet, vrasjet dhe zhdukjet me forcë shkaktojnë vuajtje të përjetshme tek familjet. Shteti dhe ministria përkatëse do të jenë me ju sesi të përjetoni dëmshpërblim të plotë dhe gjithçka që ju takon sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Për të gjitha vrasjet dhe zhdukjet, askush nuk është dënuar, çka tregon marrëdhënien e një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj çështjeje. Po bëjmë gjithçka që ligji për personat e zhdukur të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që familjet të marrin drejtësië e dëshirueshme", tha Todorov.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Sërbisë Lubomir Milladinoviq, tha se kërkimi për të zhdukurit është çështje respekti ndaj viktimave.

"Kryqi i Kuq i Sërbisë prej vitesh punon në kërkimin e të zhdukurve dhe vazhdon të jetë mbështetës për familjet. Përditë pa të vërtetën për familjet e të zhdukurve, është plagë e re. Monografia 'E vërteta e rrëmbyer' nuk është vetëm titull, por dhe realiteti i jetës së familjeve që kërkojnë të dashurit e tyre", theksoi Milladinoviq.

Të tubuarve i’u drejtua dhe doktori i shkencave historike dhe këshilltari muzeal i Muzeut të Viktimave të Genocidit në Beograd, Nenad Antonijeviq ku lexoi një pjesë të vlerësimit të tij nga monografia.
Botimi i parë i monografisë "E vërteta e rrëmbyer" u botua në vitin 2015, ndërsa tani, me ndihmën e Komisariatit për Refugjatët, Shoqata ka botuar botim të dytë të përditësuar.