UNS: UNMIK-u të rikthejë në buletin rubrikën e veçantë me raportime nga mediat serbe
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS), me degën e saj në Kosovë, kundërshton vendimin e UNMIK-ut që në buletinin e tij ditor në gjuhën angleze të shfuqizojë praktikën e deritanishme të publikimit të teksteve nga mediat serbe dhe shqiptare në rubrika të veçanta. Për këtë arsye, UNS i kërkon kësaj Misioni që në buletin të rikthejë rubrikën me informacione nga mediat serbe.
Në njoftimin e UNS-it thuhet se në buletinin e UNMIK-ut, i cili që nga fillimi i punës së këtij misioni ndërkombëtar në Kosovë përgatitet nga Departamenti për Media, përmbajtjet e mediave serbe dhe shqiptare publikoheshin dy herë në ditë si rubrika të ndara, të përkthyera në gjuhën angleze.
“Që nga 28 nëntori i vitit të kaluar, këto dy rubrika janë bashkuar në një të vetme, me një numër dukshëm më të madh raportimesh nga mediat shqiptare, duke u prishur kështu ekuilibri i ndjeshëm që ishte ndërtuar gjatë dekadave të mëparshme. Buletini, i cili në masë të madhe përfshinte në mënyrë të balancuar shkrimet e të gjitha mediave, shpërndahej në disa mijëra adresa, te individë dhe institucione, si dhe te përfaqësi diplomatike në mbarë Evropën dhe botën”, thuhet në deklaratën e UNS-it.
Në këtë shoqatë, pas analizimit të buletinit të UNMIK-ut pas shuarjes së rubrikës serbe, kanë vërejtur se, për shembull, në ditën e Krishtlindjeve të këtij viti është transmetuar urimi i zëdhënësit të policisë për veriun e Kosovës, i cili pretendonte se nuk kishte pasur asnjë incident, ndërkohë që nuk janë përcjellë informacione për incidentet që kishin ndodhur atë ditë në Graçanicë.
“Gjithashtu, nuk ka asnjë përmendje për incidentin që ndodhi në vitin 2023, kur u qëllua me armë ndaj fëmijëve serbë në ditën e Krishtlindjeve, për të cilin mediat në gjuhën serbe raportuan gjerësisht më 6 janar të këtij viti”, konstaton UNS.
Me këtë veprim, UNMIK-u ka rrezikuar raportimin e paanshëm dhe ka mbajtur qartazi anë, përfundon deklarata e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë.
0 komentet