Vijojnë protestat në Kosovën qëndrore për arrestimet e drejtorëve të institucioneve arsimore e shëndetësore
Protestat mbështetëse për drejtorët e arrestuar, kanë vijuar edhe sot në mbarë institucionet shëndetësore e arsimore në territorin e Komunës së Graçanicës.
Ekipi i portalit Kosovo onlajn ishte sot në Qendrën Klinike Spitalore të Prishtinës me seli në Graçanicë dhe në Shtëpinë e Shëndetit ku në orën 9 të gjithë punonjësit u tubuan në shenjë mbështetjeje të drejtorëve të arrestuar mes të cilëve janë dhe Bratisllav Llaziq dhe Mirjana Dimitrijeviq, drejtorë të këtyre institucioneve.
Mes të arrestuarve janë dhe drejtoresha e SHF “Vëllezërit Aksiq“ në Lipjan, drejtori i SHF “Miladin Mitiq“ në Llapllasellë, drejtori i Shkollës Elektroteknike në Sushicë, drejtori i shkollës së Mesme Mekanike në
Preoc dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gushtericën e Poshtme.
Gjithashtu punonjësit në orën 9 u tubuan dhe para institucioneve të tjera arsimore e shëndetësore.
Kjo është dita e shtatë e tubimit të punonjësve në Kosovën qëndrore.
Tubimet mbështetëse për sërbët e arrestuar, po mbahen qysh nga 20 maji dhe është thënë se ato do të zgjasin derisa drejtorët e arrestuar të lihen të lirë.
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi më 21 maj paraburgim deri në 30 ditë për drejtorët e arrestuar.
Kuvendi Komunal i Graçanicës miratoi Deklaratë në të cilën kërkohet prej institucioneve kompetente që këshilltarët dhe drejtorët e arrestuar të institucioneve arsimore e shëndetësore t’u mundësohet që të mbrohen të lirë nën respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe gjykim të drejtë dhe parimor.
0 komentet