Vulletiq: Çështja e Kosovës me rëndësi kyçe për KOS, marrëveshje themelore nuk është në thelbin e çështjes kishtare
Sociologu Vlladimir Vulletiq vlerëson se pretendimet për përgatitjet e supozuara për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore mes KOS dhe autoriteteve në Pristinë përfaqësojnë tentativë për të prishur unitetin e Kishës Sërbe dhe raportin e saj me Kosovën, dhe se Marrëveshja Themelore në thelb nuk është çështje kishtare, por politike.
"Kur shikoni se kush është caktuar si negociatori i supozuar i KOS, atëherë do të shikoni se ky vazhdim, do t’a quaja, luftë speciale jo vetëm ndaj patriarkut, por edhe ndaj unitetit të kishës. Në çdo mënyrë, tentohet që dhe tek kleri, veçanërisht mes popullit besimtar të krijohet përshtypja se kisha është e ndarë, e përçarë, se punon kundër interesave të sërbëve dhe Sërbisë. Dhe kjo është vetëm një nga mënyrat që kjo luftë speciale të vijojë", tha Vulletiq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit thekson se duhet të kihet parasysh se KOS me kujdes të veçantë merr përsipër gjithçka që ndodh në Kosovë.
"Kjo është në çdo kuptim, si historik ashtu edhe në aktualitetin politik, diçka për të cilën KOS është veçanërisht e interesuar. Nuk është e vështirë, kur ke situatë të tillë të tentosh të destabilizosh kishën pikërisht që për të është çështja më e rëndësishme", preçizoi Vulletiq.
Duke komentuar mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore mes KOS dhe Prishtinës dhe çfarë do të duhej të përmbushej para se kjo të ndodhte, Vulletiq beson se kjo lloj marrëveshjeje "nuk ka shumë lidhje me kishën".
"Kisha ka qëllimet e veta, politikën e vet që është e pavarur. Kanë ndryshuar shumë pushtete, kanë egzistuar mjaft korniza shtetërore dhe kisha përherë ka pasur qëndrimin e vet dhe raportin dhe ndaj Kosovës e Metohisë dhe ndaj mënyrës së organizimit. Ndaj, kjo në thelb nuk është çështje kishtare" thekson Vulletiq.
Ky i fundit spegoi se vetëm pas "sqarimit politik" apo marrëveshje mund të hyjë, sikurse tha, në një lloj bisede dhe negociate se si do të zgjidhen çështje të caktuara problematike.
"Në thelb, kisha nuk ka autoritet dhe prej këndej është çudi që dikush në këtë lloj spinon dhe tenton të godasë kishën se ajo paragjykon diçka politikisht. Kjo në vetvete është e pakuptimtë", beson Vulletiq.
Ky i fundit thekson se më e rëndësishmja është ruajtja e statusit të KOS në Kosovë.
“Më e rëndësishmja është ruajtja e statusit të KOS dhe vetëm për këtë që të ruhen ato çka janë monumentet tona kulturore. Sepse ajo që shikojmë dhe mendoj se këto tentativa do të jenë të pakuptimta, e çojnë në pikëpyetje KOS dhe lindjen e ndonjë kishe ortodokse 'alternative'. Por që tentativa të tilla ka patur dhe në vende të tjera ku kanë qenë ndoshta dhe më të dukshme, por që pa sukses”, beson ky analist.
Shton se për kishën është më e rëndësishme që kleri dhe populli besimtar të jenë të sigurtë.
“Të rrojnë në përputhje me ato çka janë të drejta universale të njeriut dhe ajo që lidhet me fenë”, ka thënë Vulletiq.
Sulmet ndaj KOS të çojnë në lidhjen dhe me zhvillimet në Sërbi.
“Problemi për shumë që tani mendojnë rreth asaj se çka ndodh këtu, është qëndrimi i KOS që insiston tek uniteti. Për shumë këtu dhe këtë e shikojmë, përçarja do të ishte në interesin e tyre. KOS është në shënjestër jo sepse mbështet njërën ose tjetrën parti politike, por sepse insiston tek uniteti” ka thënë Vulletiq.
0 komentet