Spahiu: Mbështetja për Vuçiqin do të thotë që serbët nuk duan ta zgjidhin çështjen e Kosovës me luftë
Burim: Kosovo Online
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe reagimi i serbëve nga Kosova janë tregues se populli serb nuk është i prirur që çështjen e Kosovës ta zgjidhë me luftë, tha për Kosovo online profesori universitar Nexhmedin Spahiu.
“Rezultatet e zgjedhjeve dhe reagimi i qytetarëve ndaj zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se populli serb nuk është i prirur për luftë dhe nuk është i prirur që çështjen e Kosovës ta zgjidhë me luftë, por nga ana tjetër, gjithashtu nuk është e prirur të ndërmarrë një hap të përshpejtuar drejt komunitetit europian. Rruga që ai zgjodhi është rruga e kompromisit dhe shtrirjes sa më gjatë dhe kjo është politika e presidentit Vuçiq”, tha Spahiu.
0 komentet