Dy letra për një parcelë

Dragan Bisenić
Burim: N1 Info

Java e stuhishme e ngjarjeve në Kosovë kulmoi tek një parcelë e re me kërkesa të formuluara në dy letra: së pari, Prishtina aplikoi për pranim në BE dhe më pas Qeveria e Sërbisë kërkoi nga KFOR kthimin e 1000 ushtarëve dhe policëve sërbë në Kosovë.

Ndërsa veprimi i qeverisë sërbe parashihet në Rezolutën 1244, pranimi i kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në BE nga Republika Çeke si kryesuese e Këshillit të Ministrave të BE është kuriozitet më vete.

Së pari, është një mesazh që BE nuk do anëtarësimin e Serbisë në gjirin e vet pasi veçoi një pjesë të saj si entitet të veçantë për anëtarësim në Union dhe së dyti i hap derën konceptit të BE si një 'bashkësi rajonesh', dhe jo 'bashkësi shtetesh'.

Është për t'u habitur që kjo lëvizje e BE kaloi pa asnjë reagim, nëse përjashtojmë deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës, e cila mbështeti këtë kërkesë dhe i bëri thirrje Kosovës që të "vazhdojë me reformat e nevojshme për përafrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së minoriteteve”.

SHBA është kategorikisht kundër kthimit të ushtrisë dhe policisë sërbe, ka bërë të ditur i dërguari amerikan, Gabriel Eskobar, gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se prania e KFOR dhe forcave amerikane ofron garanci dhe siguri të mjaftueshme për të gjithë në Kosovë. Por pjesëmarrja e forcave rajonale që janë të interesuara drejtpërdrejt për situatën dhe marrëdhëniet në Kosovë, i jep Sërbisë të drejtën të interesohet për rolin e saj në Kosovë.

Me këtë rast, Eskobar njoftoi se Bashkësia e Komunave Sërbe do të formohet padiskutim duke shtuar se në, të do të përfshihen të gjithë ata që mendojnë se mund të ndryshojnë për mirë marrëdhëniet mes komunitetit sërb dhe atij shqiptar.

Eskobar me praninë e vet u ka dhënë të gjithëve mundësi. Ai lejoi legjitimitetin e kërkesave sërbe në veri të cilat "duhet të plotësohen“ por para kësaj u shpreh se ’ka një mënyrë për të ecur përpara, ashtu sikurse arsye përse i vendosin barrikadat dhe përse ata do t'i heqin ato". I dërguari amerikan në daljet e tij krijon kompromis për të cilat thotë se nuk do të refuzohen as në Beograd dhe as në Prishtinë ku përmbajnë formula me deklarata të balancuara ’në Prishtinë jepini pak më shumë të drejtë Beogradit dhe në Beograd pak më shumë Prishtinës', çka paraqet një bazë solide për vazhdimin e veprimeve ndërmjetësuese. 

Pra, çfarë është çështja? Përse gjithë entuziazmi dhe drama në të cilën ka vetëm shtrëngim shtesë raportesh jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, nëse përshkallëzimet duken si zjarret e pyjeve verore, papritmas ndizen dhe shuhen befas? Kjo krizë solli një të mire pasi pamë publikisht shefin e EULEX të cilin e kishim harruar fare se egzistonte, ndërsa shefja e UNMIK ka qenë pothuajse e padukshme.

Të gjithë flasin për krijimin e një Bashkësie të Komunave Sërbe, ndërsa në të njëjtën kohë ata që duhet ta zbatojnë me vendosmëri e refuzojnë edhe idenë e saj. Në këtë rast janë dy mesazhe paralele për të cilat në pamje të parë nuk kuptohet se cili prej tyre është në funksion. Kujtojmë se njësoj ka qenë edhe gjatë krizave të tjera që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës: taksa për mallrat nga Sërbia, targat dhe deri në zgjedhjet që janë shtyrë. Prsh Uashingtoni kërkoi që çështja e targave të shtyhet për një vit por Prishtina e refuzoi një propozim të tillë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhef Hovenier, muajin e kaluar i nevrikosur nga kjo, ndërhyri shpejt kur Prishtina edhe pas takimit në Bruksel, nuk dëshironte të tërhiqej nga synimi për të filluar me dënimet ndaj sërbëve të Kosovës për targat, kështu që idetë për këtë ishin të shpejta. Më mirë të harroheshin sikur të mos ekzistonin, ashtu sikurse dikur thuhej se futbolli është një lojë në të cilën gjermanët dalin fitues në fund, apo mund të thuhet se pokeri kosovar është një lojë në të cilën fitojnë amerikanët në fund, por edhe në fillim. Pra qëndrimi i tyre pranohet si rezultati përfundimtar.

Sepse kështu e ka sqaruar edhe vetë Eskobar përgjatë vizitës së tij. “Ne e konsiderojmë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor pjesë të komunitetit transatlantik. Ju thjesht nuk jeni pjesë e strukturave formale, por ne ju konsiderojmë partnerë të rëndësishëm dhe anëtarë produktivë të kësaj bashkësie”, tha Eskobar. Këto fjali nënkuptojnë se Ballkani Perëndimor është në 'zonën' e NATO dhe BE por ato mbartin një notë të caktuar të ndarjes së sferave të interesit, aq më tepër që fuqitë e tjera të interesuara janë në proces të ndryshimit dhe transformimit të prioriteteve të politikës së jashtme.

E vetmja gjë që mund të shihet është shtrëngimi i palëve për bisedime shtesë cka mund të përbëjë përpjekje për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke imponuar kriza të njëpasnjëshme.

Çështja e Kosovës në vetvete nuk është një problem që mund të destabilizojë Evropën, pa përmendur SHBA por si Evropa ashtu edhe SHBA tani janë shumë të interesuara që dialogu të përfundojë sa më shpejt dhe të avancojnë në drejtim të njohjes së ndërsjelltë. Konflikti ukrainas dhe shfrytëzimi i shembullit të Kosovës në të, motivoi SHBA dhe BE që t'i ndajnë këto dy çështje sa më shumë që të munden, qoftë edhe nga një distancë prej gati një çerek shekulli, dhe t'i formësojnë ngjarjet e Kosovës si një "përjashtim" dhe jo si "precedent" siç interpretohet nga Rusia, ku mund ta ndjekë kushdo, nëse vërtetohet se është në interesin e vet.

Zgjidhja e "çështjes së Kosovës" nuk është zgjidhja e "çështjes së Krimesë", por është një hap në të. Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sigurisht që do ta largonte Kosovën nga Krimea. Por Rusia nuk është e pavetëdijshme për rëndësinë e Kosovës për veprimet e veta, por jo në kuptimin që do ta pengonte në ndonjë plan, por si shembull politik i dobësisë dhe josinqeritetit perëndimor.

Kështu, në një takim kushtuar Jevgeni Primakov, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov lidhi një paralele mes veprimeve të autoriteteve ukrainase dhe shqiptarëve të Kosovës: të dy poshtëruan Brukselin duke deklaruar hapur se refuzojnë të respektojnë marrëveshjet e arritura me ndihmën e BE. Për palën ruse, ky është edhe një argument për t'i dhënë fund marrëdhënieve me Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi. Megjithatë, ministri rus relativizoi idenë e një ndërprerjeje të plotë të marrëdhënieve me Perëndimin, duke e zhvendosur përgjegjësinë për prishjen e bashkëpunimit tek vetë Perëndimi. "Nuk largohemi nga Perëndimi, ai nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne"-ka thënë Lavrov.

Në të njëjtin tubim u shpreh se ideja ruse rreth Evropës nga "Lisbona në Vladivostok" ishte vetëm një iluzion tre dekadash dhe se Rusia aktualisht po e transformon politikën e saj të jashtme në drejtim "nga Murmansku në Mumbai dhe Shanghai", ku "Deti Kaspik është më i rëndësishëm se Deti Mesdhe". Pra e thënë thjesht, Rusia thotë se 'këmisha e saj është më afër se xhaketa', por kjo ka pasoja edhe për vendin, rëndësinë e çështjes së Kosovës për politikën ruse por nuk është e atillë në asnjë mënyrë që të ndikojë në sjelljen e saj si në rastin e Ukrainës. Në të njëjtën konferencë u dëgjua se nuk është më e rëndësishme se kush ka njohur çfarë dhe si, sepse nuk do të ndikojë në statusin e territoreve që Rusia i konsideron si pjesë të saj-Donbas dhe Krime.

Sërbia mesa duket, është e vetmja pengesë për arritjen e këtij qëllimi, ndaj presioni drejt Sërbisë, sado i justifikuar apo jo, sigurisht që është funksional për t'i treguar asaj se thjesht nuk ka shumë zgjedhje dhe se duhet të pranojë çfarë i sugjerohet dhe ofrohet. Në këtë kuadër, presioni që vjen nga Prishtina nuk është i tepërt për asnjë çështje. Kjo mund të shpjegojë përshtypjen se të gjitha krizat e muajve të fundit janë jo vetëm të panevojshme, por edhe artificiale, por kjo nuk do të thotë se ato nuk janë racionale.

Për këtë arsye, të dërguarit amerikanë, evropianë dhe të tjerë që marrin pjesë në bisedimet për Kosovën, duhet të zgjerojnë horizontet e tyre dhe grupin e synuar që ata adresojnë në Sërbi për çështjen e Kosovës. Bashkëbiseduesit e tyre nuk janë vetëm përfaqësues zyrtarë të shtetit, por edhe të interesuar dhe të përfshirë në këtë çështje në Sërbi e më gjerë ku përfshin pothuajse gjithë popullsinë e saj. Është e panevojshme të pritet një zgjidhje efektive, e cila nuk do të pranohej dhe miratohej as prej tyre.

 

Shkruar nga Dragan Biseniq, gazetar