Greqia e Kosova-lidhje për një natë

Grčka i Kosovo zastave
Burim: Reporteri

Kur në vitin 2001 Ahmet Dautoglu në librin e tij të famshëm “Thellësia e strategjisë” mbarë botës u bëri të qartë programin e politikës së jashtme të Turqisë së sotme, në fakt na bëri një nder të madh. Jo vetëm për ne që jemi të interesuar për Turqinë dhe ambiciet e saja në Ballkan nga pikëpamja akademike dhe gjeopolitike, por edhe për çdo grek të mendimit. Dautoglu përshkroi mjaft qartë atë që ne dyshonim për një kohë të gjatë.

Megjithatë, një tezë nga kapitulli i botimit origjinal të librit të tij që flet për Ballkanin është ngulitur veçanërisht në kujtesën time:"E vetmja mënyrë që Turqia të ketë sukses në arritjen e ambicieve të saj neo-otomane në Ballkan, është të mos lejojë krijimin të aksit Beograd-Athinë”.

Një nga levat kryesore të ndikimit turk në Ballkan, siç pranon Dautoglu dhe mjaft herë përsëritet nga të gjithë zyrtarët turq, duke përfshirë edhe vetë Erdoganin, përbëhet nga "komunitetet muslimane" nga Thraka greke e deri në Bosnje-Hercegovinë.

Më të besuarit nga të gjithë janë shqiptarët, veçanërisht në Kosovë e Metohi, ku shumica dërrmuese e tyre, mbi 95% janë sunitë që u konvertuan në Islam gjatë Turkokracisë shekullore. Nuk ka dyshim se Kosova e Metohia përfaqësojnë djepin e shtetësisë sërbe. Por “Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë”, ishin fjalët e Rexhep Taip Erdoganit thënë dhjetë vjet më parë në Prizren dhe nuk është sekret se Turqia ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të provincës jugore sërbe në vitin 2008.

Në anën tjetër, pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, përveç Turqisë, qëndruan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Uashingtonin, nuk është sekret se Turqia në Ballkan, siç tha hapur së fundmi në një intervistë për “Kathimerini”, Gabriel Eskobar, zyrtari më i lartë në hierarkinë e Departamentit të Shtetit, përgjegjës për Europën Juglindore, “nuk është një vend i tretë”.

Për më tepër, Amerika mbështet fuqimisht rikthimin e Turqisë dhe ndikimit të saj në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë e Metohi. Dëshmia e fundit për këtë pretendim është fakti se Uashingtoni po shtyn idenë se Turqia do të marrë përsipër komandën e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë duke filluar nga kjo vjeshtë.

Ka një lloj simbolike: ky vit shënon 100 vjetorin e fatkeqësisë së Azisë së Vogël dhe Kosova është vendi ku turqit, duke pushtuar Ballkanin, hasën në rezistencën më të ashpër nga të krishterët, sërbët, të cilët vranë sulltanin e tyre në Betejën për Kosovën.

Çfarë duhet të bëjë Athina zyrtare?

Përgjigja është shumë e thjeshtë-gjithçka është e kundërt me atë që Ankaraja përfaqëson, mbështet dhe mbështet fuqishëm. Koncesionet e vogla që Greqia ka bërë në dhjetë vitet e fundit për Kosovën ndaj SHBA dhe Gjermanisë, sponsorëve kryesorë të shkëputjes së shpallur në mënyrë të njëanshme të një pjese të Sërbisë, në fakt janë lëshime të mëdha ndaj Turqisë.

Koncesione që ndër të tjera ushqejnë orekset pushtuese të nacionalistëve turq. Në Ankara fërkojnë duart sa herë që Athina bën një hap drejt Prishtinës. Qoftë hapja e zyrës tregtare të Prishtinës në Athinë (në kohën e qeverisë Cipras), promovimi i saj në statusin e zyrës për mbrojtjen e interesave (në kohën e qeverisë Micotaqis) apo vizita pompoze e Nikos Dhendias në Prishtinë.

Cili është interesi i Greqisë që t'i bëjë këto lëshime Ankarasë, Berlinit dhe Uashingtonit dhe në këtë mënyrë, duke bërë hapa të vegjël më pranë shqiptarëve të Kosovës, t'i kthejë shpinën aleatit të vetëm të vërtetë dhe të besueshëm shekullor në Ballkan, Sërbisë? Sepse nga njëra anë, historitë për interesat ekonomike të Greqisë në Kosovë janë përralla për fëmijë të vegjël. Pas agresionit të paligjshëm të NATO ndaj Sërbisë në vitin 1999, burimet natyrore në këtë territor u kapën nga amerikanët dhe gjermanët dhe e vetmja industri vendore që funksionon në Kosovë është në fakt sektori që nuk rregullohet me ligj ekonomik, por me ligj penal. Mbase e kuptoni se çfarë dua të them.

Nga ana tjetër, interesi i vetëm i shqiptarëve të Kosovës është të kapin vetëm një gjë nga Greqia: njohjen e shkëputjes së tyre ilegale të arritur përmes agresionit të NATO të realizuar kundër ligjit ndërkombëtar në të cilin Greqia edhe pse anëtare e NATO nuk mori pjesë.

Argumentet që amerikanët dhe gjermanët i vendosin gjithnjë e më shumë në mënyrë të rafinuar në opinionin publik të Greqisë, se qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës nuk do të ndikojë në çështjen e Qipros, janë një perde tymi që nuk duhet të errësojë pikëpamjen tonë për realitetin.

Kosova nuk është rast “sui generis”, siç jemi të bindur ndër vite. Është një precedent i ndërkombëtarizuar, të cilit disa tashmë po i referohen dhe do t'i referohen vetëm kur t'u përshtatet.

Për të përfunduar. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe të gjitha këto vizita, nga Athina në Prishtinë dhe anasjelltas, përfaqësojnë vetëm një flirt egoist të rrezikshëm nga i cili nuk mund të dalë asgjë e përhershme, e çmueshme, e mirë dhe e besueshme.

Çfarë do të ndodhë nëse, Zoti na ruajt, ky flirt emocional përfundon me turpin grek në formën e njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës? Në atë moment, shqiptarët e Kosovës do t’a prishin këtë “marrëdhënie një natë” dhe do të kthehen në vendin ku historia e ka përcaktuar vendin e tyre shumë kohë më pare-në haremin e sulltanit nga Ankaraja. Megjithatë, nëse rastësisht ndodh kjo e keqe, Greqia do të mbetet e turpëruar dhe pa aleatin e saj shekullor Sërbinë.

A është Greqia mjaft e pjekur për të mos kaluar sërish vijën e kuqe të dinjitetit të saj dhe të mbijetesës së vet pas vetëvrasjes së Prespës? Nëse Lefter Venizelos nuk do t’a bënte këtë dhe se ndërsa shpata e Demokleut i varej mbi kokën e Greqisë, përse do të guxonte sot bashkëatdhetari dhe pasardhësi i tij Qirjakos Micotaqis?

Shkruar nga: Panajotis G. Pavlos, bashkëpunëtor në Universitetin e Osçut dhe Universitetit të Kembrixhit.