Nëse Kosova ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut, atëherë shkohet drejt ndryshimit të Kushtetutës

Željko Šajn
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo online: Zhelko Shajn, korrespondent i posaçëm i Politikës nga Shkupi

Një dekadë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pranimit të këtij Aneksi të marrëveshjes së Brukselit në Ohër më 18 mars të vitit 2023, samiti në Bruksel tregoi se është e nevojshme sa më parë të çmontohen gabimet politike, e vetëm më pas t'i qasemi zgjidhjes së dilemave ligjore dhe përfundimisht hap para në implementimin e zgjidhjeve të dakordësuara.

Pas rënies së murit të Berlinit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, harta gjeografike e botës ndryshoi si politikisht ashtu edhe ideologjikisht. Europa nuk nxjerr më një mendje të vetme komuniste në vendet që ishin socialiste dhe të majta. Demokracia mbeti në monarkitë dhe fuqitë perëndimore, duke u përhapur në tokën e ish-aleancës ushtarake të-Traktatit të Varshavës. Shumë vende u shndërruan anëtare të Aleancës Veriatlantike e disa prej tyre mendonin se mund të vepronin të armatosur dhe të krijonin shtete të reja, pavarësisht nga vendimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe çështja e statusit të Kosovës tregoi kundërshti në pikëpamjet e anëtarëve të BE dhe OKB.

Edhe përveç mosmarrëveshjeve të brendshme të anëtarëve, as në politikën e brendshme dhe as në atë të jashtme, BE është patronazhiste e marrëveshjes të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën vazhdimisht theksojnë se mbështetja e tyre gjithmonë do të drejtohet ndaj zgjidhjes së Beogradit dhe Prishtinës, me faktin se Spanja është e vendosur të mos e njohë Kosovën edhe nëse Sërbia do t’a njohë shtetësinë e saj. Natyrisht, është e pamundur që asnjë institucion i Republikës së Sërbisë t’a bëjë këtë, pavarësisht se kush është në krye të saj. Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të qartë të Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, aktet më madhore do të duhet të harmonizohen në bazë të kompromisit në vendimet politike të Beogradit dhe Prishtinës.

Një mësim të tillë e morëm prej shembullit të një shteti vëlla fqinj që u nda nga RSF e Jugosllavisë ku u bë shtet i pavarur. Të rikujtojmë, Republika e Maqedonisë u nda nga RSF e Jugosllavisë dhe shpalli pavarësinë e vet më 8 shtator të vitit 1991, u pranua nga ana e KB, por nën emrin Ish republika Jugosllave e Maqedonisë. Por në 30 vite ky shtet i sapoformuar, kishte kontestime me Greqinë, pasi fqinji i saj jugor, pretendonte se Republika e Maqedonisë kërcënonte sovranitetin dhe sigurinë e saj. U gjet zgjidhja-marrëveshja e Prespës.

Ishim dëshmitarë për presionin ndaj shtetit maqedonas dhe kompromiset të cilat duheshin duruar për të arritur qëllimet strategjike ndonëse disa prej tyre nga më të rëndësishmet, janë ende në një shkop të gjatë. Kujtojmë se ky vend për t'iu bashkuar Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Europian, ndryshoi brenda natës dhe në rrethana shumë të çuditshme në Kuvend, Kushtetutën dhe emrin e shtetit. Por u bë anëtari i 30 i NATO-s, por për pranimin në BE, asaj i vendosen kushte të reja. BE jo vetëm që nuk e përmbushi premtimin e dhënë ndaj popullit maqedonas, por para tij vendosi kusht të ri për pranimin në familjen europiane: ndryshimin sërish të Kushtetutës, me kërkesë të anëtarit të saj, Bullgarisë, për të përfshirë popullin bullgar si element konstituiv në aktin më të lartë shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Bazuar në përvojën, nuk është e sigurtë që edhe ky koncesion i Maqedonisë së Veriut do t’a çonte këtë vend nën patronazhin e BE.

Maqedonia e Veriut së fundi mirëpriti me të gjitha nderimet shtetërore “presidenten e Kosovës” Vjosa Osmani, e cila pikërisht në Kuvendin e Maqedonisë, u shpreh se Maqedonia e Veriut shërben si shembull për nënshkrimin e marrëveshjes me Beogradin dhe se Kurti do të jetë shumë konstruktiv në negociatat me Vuçiqin në Bruksel. Por konstruktiviteti i tij u reflektua në mospranimin e propozimit të BE për formimin e BKS. Kurti këtë qëndrim e ka speguar duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e lejon formimin e BKS për shkak të Kushtetutës.

Duket se presidentja e pothuajse shtetit të Kosovës dhe kryeministri i saj, nuk janë të një mendjeje në deklaratat e tyre, pasi ai nuk mbështetet shembullin e Maqedonisë së Veriut. Nëse do të ndiqte shembullin e vet siç bëri të ditur Osmani, do të kishte parasysh rrugën politike e legjislative për ndryshimin e Kushtetutës dhe harmonizimin e saj me Kushtetutën e Republikës së Sërbisë në nenin ku për popullin sërb do të kujdeset Beogradi dhe Prishtina. Theksojmë se është e nevojshme të shtohet akti më i lartë shtetëror për të hequr pengesat për formimin e BKS për të cilën u dakordësua verbalisht, por përmes rrugës obliguese në Ohër, sepse është urë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërsa kjo zgjidhje politike e propozuar nga liderët e BE të mos përmbushet dhe Prishtina të mos verifikojë institucionalisht formimin dhe funksionimin e BKS në aktet e saj, normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, do të mbetet në shkop të gjatë e populli do të ndeshet me shpalljen e sanksioneve.