Tregtia e lidhur
Shkruan për Kosovo online: Dragan Biseniq, gazetar
Daja im ndërsa ishte ndihmës tregtar, tregtarët më të vjetër dhe me përvojë e mësuan se kur një klient blen kafe, duhet me patjetër t’i japë sheqer. Nëse merr sheqer, mund t'i japë edhe llokum. Egzistojnë të tillë klientë ku dikush duhet t'u kujtojë atyre atë që ata vetë nuk mund të kujtohen se në dollap mungon çfarë është për të dhe për tregtarin. Më vonë, i gjithë sistemi u përsos dhe u bë i njohur si "tregtia e lidhur".
Në të, gjërat nuk u lidhen natyrshëm siç duhet të ishin. U lidhën gjërat të cilat edhe natyrshëm nuk lidheshin. Le të themi se një klient blen kafe e më pas shitësi i shet edhe disa gozhdë. Ishte një tregti që u zhvillua në dëm të blerësve, tiranike dhe joetike, bazuar në një marrëdhënie pushteti në të cilën blerësi është në një pozicion më të dobët se shitësi dhe në të cilin shitësit duan të maksimizojnë dyfishimin e fitimeve. Nga e gjitha kjo, gjithësesi blerësi nuk çlirohet prej përgjegjësisë.
Deri atëherë filloi të zvogëlohej problemi, i cili në fakt është universal jetësor e jo thjesht tregtar, kur shkelet "rregulli i artë", që problemet në jetë fillojnë kur blen atë që nuk të duhet dhe shet atë që nuk e ke. Në negociata diplomatike janë pothuajse të njëjtat rregulla. Nëse gjendeni në një pozicion të pafavorshëm, atëherë ndërmjetësit, zakonisht fuqitë e mëdha, do të përpiqen të fusin në të njëjtën kohë sa më shumë çështje të jetë e mundur në "tregtinë e lidhur" që lidhen me problemin kryesor. Kështu, prsh gjatë negociatave të Dejtonit, Millosheviqit i’u ofrua njëkohësisht të negociojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje për Kosovën.
Në këtë moment, kur duket se “dialogu” rreth dokumentit franko-gjerman shihet si prioritet i qartë, të tjera çështje dalin në plan të dytë dhe propozohen si kandidatë për largim të njëkohshëm nga lista “në pritje”. Në fillim u supozua se Sërbia duhet të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB, të vendosen sanksione ndaj Rusisë dhe Sërbia të njohë Kosovën. Ndërkohë, u kuptua se synimet e vendosura në këtë mënyrë, ishin tepër ambicioze dhe se ato nuk mund të arriheshin pa një tronditje në vetë Sërbinë dhe destabilizimin eventual të saj, e rjedhimisht njohja në këtë moment u tërhoq me faktin se ishte i qartë hapi i radhës në një kohë të parashikueshme, kur shtrohet çështja e hyrjes së Sërbisë në Bashkimin Evropian.
Ngelen kështu dy çështje të lidhura, dikur njëra pas tjetrës, me raste ekzistojnë paralelisht në bisedimet aktuale: lejimin e Kosovës për t’u bërë anëtare në organizatat ndërkombëtare dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.
Por veçse në këtë prezantim duket qartë se këto janë dy pyetje që në pamje të parë nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Kosova ka qenë në rendin e ditës që nga viti 1999, kur statusi i saj u përcaktua me rezolutën KS 1244, ndërsa sanksionet ndaj Rusisë u vendosën në vitin 2014, por Sërbia asnjëherë deri më tani nuk ka dashur të deklarohet kundër tyre, edhe pse aty-këtu është apeluar ndaj Sërbisë që të harmonizohet me politikën e BE. Sanksionet kundër Rusisë nuk kanë qenë asnjëherë pjesë integrale e “politikës kosovare” të BE por tashmë duket se janë çështje të lidhura domosdoshmërisht.
Është e vërtetë që sanksionet e Sërbisë ndaj Rusisë kanë qenë kërkesa intensive ndaj saj qysh prej 24 shkurtit të 2022 kur filloi operacioni ushtarak në Ukrainë dhe ato ishin disa muaj para daljes së dokumentit gjerman e më pas atij franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë e Kosovës. Tashmë dokumenti dhe sanksionet janë bërë "palë të lidhura", pra "tregti e lidhur", kështu që temat e një çështjeje, kalojnë lehtësisht tek tjetra. Opinioni publik në Sërbi është pothuajse unanim kur bëhet fjalë për kundërshtimin e sanksioneve kundër Rusisë. Të gjitha sondazhet e bëra publike flasin se rreth 80% e të pyeturve janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbi 50% nëse do të kishte madje disa sanksione të BE. Ky është një faktor i rëndësishëm për këdo që synon të bëjë diçka kundër kësaj fryme.
Ministri i ekonomisë së Sërbisë Radeta Basta, nuk ka ardhur ende për të mësuar se çfarë është Forumi i Biznesit në Kopaonik, veçse ka dëgjuar për të nëse jo i gjithë planeti, patjetër Kremlini. Basta kërkoi që të vendosen sanksione ndaj Rusisë sepse “vendi ynë po paguan një çmim të lartë dhe po bëhet i paqëndrueshëm nëse sanksionet nuk vihen”. Thirrja e tij erdhi një ditë pas vizitës së Mirosllav Llajçakut në Beograd. Deri më tani, i dërguari evropian nuk ka komentuar rreth sanksioneve ndaj Rusisë. Në turneun e tij të fundit bëhet e ditur se Llajçak do të diskutojë rreth përgatitjeve të takimit të Ohrit më 18 mars, kur duhet të miratohet Plani për zbatimin e Marrëveshjes, modalitetet dhe fillimi i arsimimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Bashkimi Europian siç po dëgjojmë, deri më 24 mars kur do të mbahet Këshilli i Europës në Bruksel, kërkon që të dy palët të nënshkruajnë diçka dhe dokumenti i vetëm që parashikohet, është plani për zbatimin e marrëveshjes. Sanksionet në këtë kontekst publikisht ende nuk janë përmendur por kjo nuk do të thotë se nuk do të flitet për to në takime që do të mbahen apo nëse kjo çështje nuk do të jetë për diskutim në Ohër.
Ambasadori amerikan Kristofer Hill i cili mundohet të inkurajojë kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pak ditë më parë korrigjoi formulimin që u raportua në media se Sërbia “duhet” të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Unë kurrë nuk e kam përdorur fjalën “duhet”, atë çfarë unë bëra të ditur, duke patur parasysh se Sërbia është në rrugën evropiane dhe se ajo do të jetë herët apo vonë pjesë e saj, është e nevojshme të përafrohet me politikën e BE dhe është e nevojshme që nëse duhet të gëlltisë një pilulë të hidhur, duhet t’a bëjë tani menjëherë” tha ambasadori Hill.
Në çdo rast, çështja ka mërzitur Kremlinin. Ky i fundit përmes Dimitri Peskovit, bëri të ditur pritshmëritë se "çështjet më problematike do t'i zgjidhim në kuadër të një dialogu partneriteti konfidencial me miqtë tanë sërbë", ndërsa Maria Zaharova tha: "Një qëndrim i çuditshëm: Amerika ushtron presion ndaj Sërbisë dhe ministri sërb po bën thirrje që të veprohet ndaj Rusisë”. Ndoshta është më mirë që ministri sërb të flasë fuqishëm për presionin ndaj vendit të tij?”, ka shkruar Marija Zaharova.
Nga ajo që duket është se Kosova apo dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk janë çështje që në vetvete i interesojnë fuqive të mëdha, por ato janë aty si rjedhojë e politikës shumë më globale dhe nevojave më të thella.
Mund të na ndihmojë e përditshmja e nderuar amerikane “Christian Science Monitor”, e cila pak ditë më parë publikoi një koment editorial me titullin “Fitorja kundër Rusisë-por jashtë Ukrainës”. Në koment “personazhi” kryesor është Sërbia. Pranimi i planit franko-gjerman nga Sërbia dhe Kosova merret si shembull i suksesit europian në frenimin e "nacionalizmit etnik" që tani po nxit financimin e Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. "Nëse zbatohet, plani do t'i jepte një goditje përpjekjeve të Rusisë për të kontrolluar vendet në Europë me një popullsi të krishterë sllave ose ortodokse si Sërbia," vuri në dukje e përditshmja.
Komenti citon qëndrimet e Zorana Mihajlloviqit, Gabriel Eskobarit dhe Aleksandar Vuçiqit në favor të kësaj marrëveshjeje. "Një kërkim i tillë për konsensus demokratik nuk tingëllon si nacionalizëm agresiv i së kaluarës së Sërbisë." Fusha e betejës ndaj luftës së Rusisë me Ukrainën nuk është vetëm në Ukrainë”, përfundon Christian Science Monitor.
Ky zgjerim i “fushëbetejës kundër Rusisë deri në Sërbi” bazohet në faktin se lufta kundër Rusisë është globale, ajo po udhëhiqet në çdo pëllëmbë të planetit e veçanërisht në Sërbi. Meqenëse është mjaft e qartë se kjo është e vështirë të arrihet në botën e sotme, atëherë blloku kundër Rusisë po përpiqet të ndërtohet me vendosmëri në "Hemisferën Perëndimore", siç u përkufizua në epokën e Doktrinës Monroe. Përkundër kësaj dhe lufta ndaj Rusisë në këtë kuptim kanë një rëndësi thelbësore për "Hemisferën Perëndimore".
Çfarëdolloj sanskioni sërb madje edhe më i padëmshmi ndaj Rusisë, do të nënkuptonte ndërmarrjen e hapit fillestar të Serbisë në "Hemisferën Perëndimore". Bashkimi Evropian deri më tani ka pranuar 10 paketa sanksionesh dhe kjo do të ishte maksimumi që Sërbia mund të bënte ndaj Rusisë. Mundet që ndaj Sërbisë të mos llogaritet në masën e plotë, por Sërbisë i është thënë qartë se nuk do të çelje të kapitujve të rinj deri në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Parlamenti Europian shumë herë ka miratuar rezoluta që kanë patur mesazhe identike.
Prandaj “tregtia e lidhur” e sanksioneve dhe marrëveshjeve ka edhe momente delikate që mund të anashkalohen lehtësisht, derisa kur të lindë nevoja për t'i shfrytëzuar plotësisht. Le të themi se nuk është e qartë nëse ka ndonjë raport ndërmjet sanksioneve dhe pjesëmarrjes ushtarake në përballjen me Rusinë në Ukrainë? Mund të hamendësojmë se planet e reja strategjike të NATO kanë vend edhe për Kosovën, dhe që të realizohen ato, Kosova duhet të kualifikohet për t'u bërë anëtare e NATO edhe pse nuk është shtet në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe normalizimi këtyre marrëdhënieve në këtë kuptim, është i rëndësishëm.
Paketat e miratuara të sanksioneve të Bashkimit Evropian kanë një numër të madh aspektesh sigurie dhe ushtarake që ndërthuren me masat e ndërmarra nga NATO, pasi tashmë pothuajse të gjithë anëtarët e BE përveç Austrisë, janë anëtarë të NATO ose kanë kërkuar anëtarësim në të, ndaj le të përmendim nëse kjo do të ketë ndonjë rëndësi për Sërbinë.
Një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve ushtarake të Sërbisë janë të pajtueshme me armët që ka Ukraina dhe Rusia dhe në këtë rast, do të ishte disi e natyrshme që Sërbia të forconte aftësitë luftarake të Ukrainës, në të njëjtën mënyrë siç kërkohet t’i bashkohet sanksioneve të BE ndonëse nuk është anëtare e saj. Do të ishte një tjetër test për Serbinë. Do të ishte e rëndësishme që deri atëherë të pyeste veten nëse po blen atë që nuk i nevojitet apo po shet atë që nuk ka.
0 komentet