Tri përfundime nga Brukseli

Vučić i Kurti sa Lajčakom i Boreljom
Burim: Print Screen

Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës i cili pas takimit mes Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel, Borelli dhe Llajçaku e bërën të ditur më 27 shkurt, ka shkaktuar stuhi në opinionin politik sërb e shqiptar, përfshirë edhe mes botës së zakonshme. 

Notat dhe vlerësimet po vërshojnë nga të dyja palët, duke sjellë përfundime e parashikime. Ekspertët analizojnë, opozita sulmon, grupet e presionit bëjnë atë që janë punësuar për të-presionuar. Por, kur shpërndan gjithë atë grumbull parrullash, hamendësimesh, plastifikimesh, manipulimesh, mendimesh të mëvonshme, spirale mediale e më pas të gjitha emocionet e ekzagjeruara, të cilat sigurisht në këtë rast janë të pashmangshme diku nën gjithë këtë bujë, mbërrihet tek të cilat shtjellojnë tri përfundime kryesore:

-Formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, si detyrim prej 10 vitesh nga marrëveshja e Brukselit e cila erdhi si pasojë e insistimit të vazhdueshëm të palës sërbe, më në fund në planin kryesor të Brukselit, pavarësisht nga pakënaqësia ende e madhe e Prishtinës. 

-Asgjë nuk është firmosur, bisedimt në kuadër të kuadrit europian do të vijojnë, e ndërsa Sërbia ndodhet në rrethana të pafavorshme pasi shmangu kurthin për t’a akuzuar për bllokimin e tyre. 

-Beogradi pamëdyshje ka theksuar në qëndrimin e vet se nuk pranon anëtarësimin e shtetësisë kosovare në KB të cilën e pranuan në Bruksel dhe Uashington si diçka që duhet të merret në konsideratë në procesin e mëtejshëm të gjetjes së zgjidhjes. Sërish me pakënaqësinë e madhe të palës shqiptare.

Prandaj, nga të tre konkluzionet e përmendura, del se Sërbia në bisedimet e Brukselit tregoi se nuk heq dorë nga të drejtat e veta dhe mbrojtja e të drejtave të sërbëve në Kosovë, e gjithashtu nuk tërhiqet prej të drejtës dhe nevojshmërisë që të jetë pjesë e një shoqërie të zhvilluar europiane. Këto dy synime janë strategjike dhe logjike. 

Megjithatë, ajo që shkakton gabim të vërtetë llogjik prej të cilës e gjithë gjëja qëndron mjaft komplekse, është përpjekja e një pjese të madhe të Evropës (por jo të gjithëve kjo duhet theksuar) për t’a pranuar Kosovën si shtet me çdo kusht, si pjesë të shkëputur të Sërbisë. Dhe në fund për këtë prej palës sërbe kërkohet ultimativisht miratim. Prandaj Beogradi dhe Brukseli njëkohësisht tërheqin dhe refuzojnë sepse e gjitha kjo është kaq komplekse dhe dramatike. Siç thotë proverbi i vjetër sërb, tek ferra shtrihet lepuri. E këtë të gjithë e dinë prej kohësh, por disa bëjnë sikur sapo janë zgjuar nga një gjumë i gjatë, e ndërsa disa janë ende duke dremitur.

Nënteksti i bisedimeve të Brukselit për marrëdhëniet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës është sigurisht lufta në Ukrainë. Prandaj ka nxitim e ndaj është e rëndësishme që Sërbia të “dorëzohet”.
Është patjetër një përplasje civilizimesh siç e quajti kaq bukur Samuel Hantington në vitin 1996 me esenë e tij profetike. Dhe kështu është, Sërbia në atë histori i përket kulturës dhe qytetërimit të vjetër europian, nuk është e vështirë të pajtohemi për këtë. Politika e perëndimit është një forcë gravitacionale që e mbajti Sërbinë të bashkuar gjatë shekujve të skllavërisë osmane, ndasive të Luftës së Ftohtë dhe ndikimit të fortë të Kominternit.

Por sot nuk është më e lehtë të përcaktohet se cili model është, përgjithësisht europiano-perëndimor, kulturor dhe civilizues? Belgjika, për shembull, është themeluesi dhe qendra e Bashkimit Europian, por në të njëjtën kohë ajo është tani fabrika kryesore e islamistëve radikalë. Kushdo që ka qenë në Bruksel, është i ndarë në linja të qarta fetare dhe etnike, di se për çfarë bëhet fjalë. Përafërsisht është dhe në Paris, Berlin, Stokholm. Nëse ndërtimi i "Murit të ri të Berlinit" do të zvogëlojë këto tensione dhe antagonizma të brendshme, apo nëse ato do të bëhen edhe më të mëdha, është vetëm një nga pyetjet me të cilat përballet Evropa.

Në përçarjen e botëve, të cilën Ballkani e ka mbajtur për shekuj si përcaktuesin e tij kryesor, gjërat po përshkojnë sërish Sërbinë. Përvojat e shekullit XX janë tragjike. Shumë gabime u bërën. 

Si pasojë e tyre edhe sot paguhet haraçi. A mundet sesi Sërbia me Kosovën në rrethanat aktuale globale të kalojë pa pasoja të reja tragjike? Mundet që sërbët e shqiptarët vërtetë të kenë paqe në Kosovë? Apo po bëhen gati për ndonjë luftë të re? Kjo është çështja. Rreth kësaj do të flasim kur të flasim për Brukselin, dialogun, planin europian, mesazheve të Vuçiqit dhe dëshirave të Kurtit. 

Shkruar nga: Millosh Gariq redaktor i portalit Kosovo onlajn