Çfarë domethënie ka sot iniciativa e Europës Qëndrore?

CEI, Ministarski sastanak u Beogradu
Burim: Kosovo Online

Forumi ndërqeveritar rajonal i themeluar pas rënies së Murit të Berlinit, Iniciativa e Europës Qëndrore edhe pas pothuajse katër dekadash egzistence, ka mbetur i fokusuar tek bashkëpunimi rajonal dhe eurointegrimi i anëtarëve të vet. Ndërkohë, janë themeluar iniciativa me qëllime të ngjashme, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn e shikojnë ndryshe atë nëse roli i CEI është zbehur. Sipas disave, CEI nuk është për "gozhdë të vjetër", veçanërisht pasi mbledh shumë më tepër anëtarë se të tjerët, ndërsa ka edhe opinione se të paktën për vendet e rajonit tonë, primat ka proçesi i Berlinit.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Nga 16 anëtarët e CEI, jashtë BE vazhdojnë të jenë shtatë: Shqipëria, B&H, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sërbia dhe Ukraina, ndërsa nëntë janë anëtarë të BE: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Rumania, do të fillojnë zyrtarisht presidencën e CEI më 1 janar 2026.
Rumania prej së djeshmes mori presidencën nga Sërbia, në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare në Beograd. Mikpritësi i takimit, shefi i diplomacisë sërbe Marko Gjuriq, tha se platforma e CEI është për dialog, mbështetje dhe mësim reciprok sepse bashkon vendet anëtare të BE, por dhe ato që nuk janë ende.
Sërbia gjatë kryesimit, sikurse tha, u përpoq të forconte lidhjet mes anëtarëve. Forcimi i infrastrukturës në fushën e energjisë dhe dixhitalizimit, është mënyra më e mirë, tha Gjuriq, për rritjen ekonomike dhe për t'i afruar qytetarët, dhe në këtë kontekst veçoi iniciativën rigjallëruese të korridorit hekurudhor Trieste-Zagreb-Beograd, vizion që sipas fjalëve të tij, mund të bëhet realitet nëse egziston bashkëpunim.

Sekretari i Përgjithshëm i CEI Franko Dal Mas, tha se CEI është sot urë unike për bashkëpunimin rajonal.
"Duhet të ndërtojmë vizion të qartë rezultativ të orientuar drejt prioriteteve tona të përbashkëta: mbështetjen e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës dhe vazhdimin e ofrimit të ndihmës për Ukrainën në përballjen me agresionin e vazhdueshëm. Detyra jonë është të forcojmë besimin e qytetarëve tek institucionet, të përmirësojmë lidhshmërinë dhe të investojmë tek brezi më elastik dhe më i përgatitur", tha ai.
Ish diplomati sërb Zoran Milivojeviq tha për Kosovo onlajn se Iniciativa e Europës Qëndrore (CEI) është faktor dhe mekanizëm që do të mundësonte që proçesi eurointegrues dhe tranzicioni të jetë i shpejtë dhe efikas me projekte konkrete dhe angazhim. 
Milivojeviq kujtoi se CEI ka qenë mes iniciativave të para themeluar pas rënies së Murit të Berlinit, me iniciativën e Italisë dhe Austrisë për të ndihmuar proçeset e ndryshimeve dhe tranzicionit të shkaktuara nga rënia e Murit të Berlinit dhe zhdukjes së Bashkimit Sovjetik.

Ishte pikërisht CEI, thekson ai, që luajti rol kyç që në BE të anëtarësoheshin një numër i madh shtetesh, madje dhjetë prej tyre në vitin 2004 ish-anëtare të Paktit të Varshavës. 
“CEI dhe sot ka këtë funksion dhe paraqitet një nga mekanizmat që në plan të parë ka bashkëpunim rajonal bazuar tek projektet konkrete që duhet të sigurojnë infrastrukturë, mjedis të favorshëm të tregut ekonomik në krijimin e parakushteve për konkurrueshmëri për hyrje më të shpejtë dhe më të lehtë në BE. Ajo ka dhe rol që të krijojë mjedis të favorshëm politik, duke pasur parasysh atë që u trashëgua pas rënies së Murit të Berlinit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor pas luftërave të viteve ‘90”, tha ai.

Në krahasim me iniciativa të tjera, sikurse Ballkani i Hapur dhe Proçesi i Berlinit, sipas vlerësimit të Milivojeviqit, CEI ka shtrirje shumë të gjerë, pasi përfshin të gjitha vendet e Europës Qëndrore e Juglindore, përfshirë Ukrainën, por dhe për shkak të funksionit të saj në eurointegrime.

Sipas fjalëve të tij, CEI ka potencial të madh në përgatitjen e hapësirës dhe terrenit për anëtarësim më të lehtë në Unionin Europian. 
"CEI në këtë kuptim, nuk ka konkurrencë. Gjithashtu ajo operon si organizatë ndërkombëtare dhe në kuptimin juridiko-ndërkombëtar sepse ka dhe kuvend parlamentar, ndërsa Proçesi i Berlinit dhe iniciativat e Ballkanit të Hapur, bazohen pastër tek vullneti i rrethit të ngushtë shtetesh dhe në mënyrë strikte në projekte që lidhen me atë fushëveprim, ndërsa ajo e CEI shkon tek mbarë hapësira e BE sipas parimit të rrathëve koncentrikë. Efektet e bashkëpunimit mund të manifestohen edhe në fusha të tjera, sepse iniciativa përfshin një pjesë të konsiderueshme të tregut të BE dhe të Eurozonës", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Bashkëpunimi i vendeve anëtare të CEI, sipas fjalëve të tij, përherë mund të përmirësohet më tej, veçanërisht tani që politika e zgjerimit të BE po kthehet në derën e madhe dhe kur dominon gjeopolitika, pra, kur përputhen interesat e shteteve anëtare të iniciativës dhe vendeve jo-anëtare të BE. Kjo, veçanërisht, sikurse thotë, vlen për rajonin tonë dhe për politikën lindore të BE, sepse Ukraina dhe Moldavia janë anëtare të CEI.

Në dokumentet statutore të CEI, vëren Milivojeviq, ka hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha drejtimet, dominon bashkëpunimi rajonal dhe është vetëm çështje vullneti politik, projektesh konkrete dhe strukture financiare.
"Tashmë kur egziston interesi i BE dhe për vendet jo-anëtare, CEI mund të fitojë rëndësi dhe dinamikë. Politika dhe filozofia e saj e egzistencës dhe veprimit janë plotësisht në përputhje me ato që janë interesat e BE. Pikërisht në këtë kontekst, është e rëndësishme që Sërbia kryesoi sepse përmirësoi kapacitetin e vet për negociatat e pranimit dhe çeli hapësirë për forcimin e bashkëpunimit rajonal, i cili përndryshe është përparësi e politikës së saj të jashtme", bën të ditur Milivojeviq duke vlerësuar kryesimin e Sërbisë si të suksesshme në çdo aspekt.

Shqipëria kryesoi Iniciativën e Europës Qëndrore gjatë vitit 2024, ndërsa eksperti i ekonomisë nga Tirana Eduard Gjokutaj thotë për Kosovo onlajn se CEI humbi rëndësinë që ka patur më herët dhe se është shndërruar në më pak strategjike dhe më shumë teknike. Vendi kryesor, thotë ai, e ka marrë vënia në punë e Iniciativës si ajo e Proçesit të Berlinit apo dhe Ballkanit të Hapur.  
Ndërkaq, Gjokutaj thotë se CEI u ndërtua në proçeset lidhëse me projektet e Proçesit të Berlinit dhe proçeseve të tjera integruese. 
Sipas fjalëve të bashkëbiseduesit tonë, CEI u jep prioritet zhvillimeve të brendshme, ndihmon në dhjetëra projekte dhe është kompletuese në iniciativa tek ato aspekte tek të cilat nuk i mbulon Proçesi i Berlinit. 
Gjokutaj kujton se CEI nuk paraqet vetëm rajonin tonë, por përfshin dhe Moldavinë e Ukrainën. 
"CEI u ofron ndihmë të madhe këtyre vendeve që të afrohen më shumë me kërkesat që lidhen me tregun europian, politikat e brendshme dhe qasjen që këto vende duhet të kenë tek proçesi i integrimit. Gjatë viteve janë krijuar dhe marrëveshje të tjera që janë të rëndësishme në aspektin tregtar dhe ekonomik, sikurse është Cefta, e cila ka vlerë detyruese dhe dallon nga CEI ku nuk bën marrëveshje dhe memorandume, por thjesht udhëheq politikat dhe është kompletuese. Sigurisht, 'pesha' e CEI po ndryshon, ndonëse mbetet e rëndësishme në qasjen e qeverive të vendeve tona", bën të ditur ky ekspert ekonomik.

Në funksionimin e CEI, ai e shikon rolin e Italisë si mjaft të rëndësishëm, si vendi kryesor dhe krijues i kësaj iniciative, që dëshironte që vendet e rajonit tonë të ishin pranë saj.
"Nëse shikojmë mënyrën se si vendet tona i qasen kësaj organizate, kuptojmë se vetë CEI nuk është më e dëshirueshmja sikurse ishte më herët. Nëse marrim parasysh rastin e Sërbisë, Beogradi tashmë fokusohet tek ato lloje marrëveshjesh dhe ato lloje raportesh që ndihmojnë eksportet e saja, sepse Sërbia është vend ambicioz në këndvështrimin e eksportit të produkteve të veta. Në këtë vështrim, CEI nuk ka më rol primar. Prioritetet e Sërbisë tashmë janë Proçesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur, për ato marrëveshje që vazhdojnë brenda tij, apo marrëveshjet dypalëshe që Sërbia ka me Hungarinë, Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë, Rusinë dhe vende të tjera", thotë Gjokutaj.

Ai thekson se CEI është i përfshirë në projekte ndërkufitare, në rritjen e kapaciteteve administrative, në modernizimin e politikave të brendshme të vendeve si e si t'i përshtaten ato me standardet e BE dhe të ndikojë në fusha specifike si arsimi, shkenca, energjia...
Sipas vlerësimit të analistit nga Shkupi Bllagojçe Atanasovski, Iniciativa e Europës Qëndrore paraqitet më shumë si formë simbolike e lidhur sesa lidhje reale institucionale me anëtarët e saj që mund të bëjë reforma të thella në këto vende. 
Ai thotë se CEI ka patur rol në përafrimin e shteteve që kanë qenë pjesë e “depozitës postkomuniste”.
"Me shpërbërjen e Paktit të Varshavës, të gjitha ato shtete duhet të ishin lidhur rajonalisht përmes asaj iniciative në mënyrë që t'i përshpejtonin ato drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, mbështetur tek përvojat e vendeve të tjera anëtare dhe që njëra-tjetrën t’a mbështesnin", tha Atanasovski për Kosovo Onlajn. 

CEI sipas fjalëve të tij, është iniciativë e ngjashme që lindën më vonë, sikurse janë Proçesi i Berlinit, Ballkani i Hapur apo Cefta, sepse të gjitha synojnë lidhjen rajonale të vendeve që ende nuk janë integruar plotësisht në Bashkimin Europian.
"Nga kjo pikëpamje, të gjitha ato iniciativa ishin fisnike dhe të mirëpritura për shtetet, para së gjithash për shkak të heqjes së disa barrierave doganore dhe lidhjeve para së gjithash në ekonomi dhe industri, pra, për shkak të përgatitjes për atë që quhet tregu i përbashkët europian. Të gjitha ato janë një lloj prove lakmusi para anëtarësimit eventual të çdo vendi nga Europa Lindore e Juglindore që është bërë anëtar me të drejta të plota në BE në 30 vitet e fundit. Por, mendoj se këto iniciativa nuk mund të jenë zëvendësim për anëtarësimin e plotë në BE të ndonjë shteti nga rajoni i Europës Juglindore", thekson ky analist.
Ai është i mendimit se nuk egziston interes i veçantë i anëtarëve të CEI për të përmirësuar bashkëpunimin reciprok, sepse, siç thekson, çdo shtet që bëhet anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian, integrohet në tregun e madh europian që ka më shumë se 500 milionë banorë.
Kur tashmë i përkasin një klubi më elitar, ai beson se elitat politike në ato shtete, nuk kanë nevojë që në institucionet e tyre shtetërore e politike, të shpenzojnë kaq energji në një lloj aleancash të lirshme ose joformale sikurse janë CEFTA apo Ballkani i Hapur.