Çfarë nevojitet për normalzimin e jetës së sërbëve në Kosovë, sa larg jemi nga kjo?

srbi_na_severu_postavljaju_barikade
Burim: Kosovo Online

Sërbët e Kosovës prej më shumë se dy dekadash po presin normalizimin e kushteve të jetesës. Arrestime, lëndime, keqtrajtime, grabitje, dhunë institucionale janë dukuri me të cilat përballen pothuajse përditë. Veç kësaj ku u mbushën 10 vjet nga dialogu i filluar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas fjalëve të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, sërbët kosovarë vazhdojnë të mos kenë jetë normale, të paqtë e të sigurtë.

Sipas fjalëve të shkrimtarit dhe gazetarit Zhivojin Rakoçeviq, demokracia është ajo çfarë i duhet urgjentisht sërbëve për normalizimin e jetës së tyre.

Megjithatë demokracia në Kosovë nuk egziston as si koncept, mendon Rakoçeviq ndaj është e pamundur të parashikohet sesi do të shihej normalizimi i jetës.

"Qeveria etnike, pra qeverisja e një populli ndaj një populli tjetër, epërsia e një mënyre jetese mbi një mënyrë jetese tjetër dhe ne faktikisht jemi peng të idesë se shqiptarët mund dhe duhet të na udhëhqein” ka theksuar Rakoçeviq.

Ky i fundit spegon se pa të drejtat themelore të njerit, nuk mund të pritet normalizimi i marrëdhënieve.

"Thelbi i jetës së sërbëve kosovarë përkufizohet në një fjalë të vetme "durim" dhe "pritje për liri", pra zhvillimi i një minimumi të marrëdhënieve demokratike. Kushdo që i ka kaluar këto 20 vite, e ka kuptuar se ka forca që e bëjnë të pakuptimtë çdo gjë që ai ka, ndaj të cilit shtrohet pyetja të jesh apo të mos jesh, forca që i thonë se çfarë duhet të jetë. Forcat që diktojnë nëse i lejohet të flasë gjuhën e tij dhe cilës administratë i përket. Ne kemi mbërritur në një situatë paradoksale kur flasim për normalizim dhe Kosova hyri në UEFA e FIFA, Sërbia ishte abstenuese kur hyri në Komitetin Olimpik dhe sot shtrohet pyetja nëse dy fshatra, në getot sërbe, mund të luajnë një ndeshje të zakonshme futbolli në një livadh. Dhe ne dridhemi nga fakti që dikush do të gjendet dhe do të arrestohet sepse ekipet lokale të futbollit në nivelin më të ulët të mundshëm po luajnë një lojë” thotë Rakoçeviq.

Ky i fundit shton se kur shkohet në këtë nivel, kupton se këto procese janë shkatërruese.

"Dhe se këto procese në fakt flasin si vijon-sërbët kosovarë prej 23 vitesh kanë një mendim: "na lini të qetë, makar edhe për pak. Na lini në getot tona, çfarë ndodhi-ndodhi, na lini të zhvillojmë lirinë tonë” shton Rakoçeviq.

Ky i fundit thekson se në Kosovë normalizimi i marrëdhënieve kërkon model që për një grup të marrë ndjenjën kolektive dhe personale të lirisë. Sipas tij, sërbët nuk mundet të presin normalizim, pasi janë të detyruar të “paguajnë administratën që i vret”

"Kush mundet të kujdeset për ndonjë komunitet geto në malin Shar, ndonëse të gjitha forcat do të kthehen kundër tij edhe pse ky njeri do të qëllonte ndaj një fëmije, ndërsa babai i këtij të fundit paguan taksa për këtë plumb që qëlloi fëmijën e vet. Ashtu sikurse plumbi përfundoi tek Jovanoviqi në një natë, i paguar nga xhepi i tij. Dhe ky është një paradoks i ri në të cilin ne nuk mund të presim normalizim, sepse jemi të detyruar të paguajmë administratën që na vret” ka përmbyllur Rakoçeviq.

Analisti politik Ognjen Gogiq thotë se sërbët në Kosovë jetojnë në një gjendje provizore, se nuk e dinë se çfarë do t'u sjellë dita e re.

"Problemi themelor me njerëzit që dëgjoj dhe shikoj, është kjo e ardhme e pasigurtë. Që njerëzit nuk mund të planifikojnë jetën e tyre, sepse nuk e kanë idenë se në çfarë rendi do të zgjohen. Mbretëron një ndjenjë të përgjithshme pasigurie në kuptimin se çfarë do të jetë e ardhmja, në cilin sistem do të zgjohen, çfarë rregullash do të jenë në fuqi, vazhdimisht jetojnë në gjendje provizore dhe në të njëjtën kohë egziston kërcënimi i dhunës fizike dhe në një situatë të tillë nuk mund të mos jeni në ankth” thotë Gogiq.

Ky i fundit thekson se pozita e sërbëve në Kosovë nuk do të përmirësohet ndërkohë që ende nuk është zgjidhur statusi në kuptimin e drejtimit të Kosovës.  

"Deri atëherë gjithçka është kullë letrash" thotë Gogiq.

Kur hyn pak më thellë, shton Gogiq, egzistojnë dallime nga vendi në vend ku jetojnë sërbët.

“Kemi ndarje mes sërbëve në veri dhe në jug të Ibrit. Megjithatë besoj se duhet të kemi një ndarje mes sërbëve që jetojnë në komunat me shumicë sërbe dhe atyre që jetojnë jashtë këtyre enklavave, fshatrave në Anëmoravë të Kosovës, në Kosovën qëndrore dhe Metohinë, ku nuk kemi asnjë komunë sërbe. Ajo çfarë është e përbashkët për të gjithë, është gjendja ekonomike” thotë Gogiq.

Ky i fundit thekson se normalizimi i jetës së sërbëve në Kosovë është i largët.

“Jemi shumë larg normalizimit të jetës për sërbët, me vite duket se ka më pak shanse për të përmirësuar situatën, për të krijuar kushte për një jetë më të mirë çka do t'i motivonte njerëzit të qëndronin” përmbyll Gogiq.