A do mundet Prishtina të vazhdojë procesin e marrjes së trojeve të sërbëve në veri?
Qeveria e Kosovës ka nxjerrë me procedurë Projektligjin e ri të shpronësimeve në të cilin në ndërtimin e objekteve infrastrukturore me interes publik, përfshihen poligonet, kazermat, linjat e telekomunikacionit për ushtrinë, policinë dhe organet tjera të sigurisë përfshirë zonat dhe trojet përreth objekteve. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se Prishtina me ndryshimin e këtij ligji, dëshiron të vazhdojë të rrëmbejë tokën sërbe në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe të arsyetojë, siç pretendojnë ata, shpronësimin e paligjshëm.
Ligji i shpronësimeve, i cili është ende në fuqi, lejon shpronësimin e tokës për ndërtimin e objekteve infrastrukturore me interes publik, që i referohet ndërtimit të spitaleve, shkollave, rrugëve, urave, ujësjellësve, fabrikave.
Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës më 1 shkurt ka vendosur që të fillojë ndërtimin e bazave policore në pronën e uzurpuar të sërbëve nga komuna Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Banorët e këtyre komunave dhe pronarët e parcelave dikur thanë se nuk do të lejojnë që në tokën e tyre, të ndërtohen baza për njësitë speciale të Policisë së Kosovës, e më pas kanë ngritur padi kundër këtij vendimi të qeverisë kosovare.
Ish kryebashkiaku i Lleposaviqit Zoran Todiq thekson se vendimi për shpronësimet në veri është i paligjshëm dhe kundër dëshirës së pronarëve të trojeve.
Todiq tha se shpronësimi është kryer me dhunë ligjore përmes përdorimit të forcës së armëve ndaj sërbëve nga komuna e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut, nga ku mund të dilet në përfundim se të gjitha objektet e reja të ndërtuara në trojet e sekuestruara sërbe, janë të paligjshme.
“Edhe pse qysh në fillim kemi vënë në dukje dhunën ligjore, kundërligjshmëria dhe paligjshmëria e veprimeve të qeverisë nga Prishtina, sot është më se e qartë se të gjitha vendimet e mëparshme lidhur me shpronësimin e tokave në parcelat kadastrale në komunat e Lleposaviqit dhe të Zubin Potokut, si dhe ndërtimi i objekteve, pra bazave policore në këto parcela kadastrale, të kundërligjshme, të paligjshme, diskriminuese dhe ajo që duhet të përmend, kundër vullnetit të pronarëve të parcelave të tokës si dhe të shumicës sërbe. Thjesht, vendimet rreth shpronësimeve të trojeve në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut ashtu sikurse dhe ato të gushtit të vitit të kaluar, si dhe të vendimeve të janarit dhe shkurtit të këtij viti, qeveria nga Prishtina ka shkelur rëndë rregulloret dhe procedurat e tyre ligjore dhe ajo që duhet të përmend, është se të gjitha këto vendime të paligjshme u përpoqën t'i zbatojnë me përdorimin dhe angazhimin e njësive speciale të policisë të armatosura gjer në dhëmbë tërësisht shqiptarë, gjë që bie ndesh edhe me aktet ligjore në fuqi, pasi struktura etnike në këto komuna, është në anën e popullsisë me shumicë sërbe, nga e cila thjesht konstatohet se në këtë rast, është ndërmarrë dhunë klasike juridike përmes përdorimit të dhunës së përdorur me forcën e armatosur ndaj pronarëve të trojeve, si dhe ndaj të gjithë banorëve të tjerë të këtyre komunave. Gjithashtu, nga gjithçka mund të konstatohet se të gjitha këto objekte të reja dhe bazat policore në këtë truall të uzurpuar dhe të grabitur, janë të paligjshme”, tha Todiq.
Sipas tij meqënëse qeveria e Kosovës përfshiu në procedurë projektligjin e ri të shpronësimeve, tregon se Prishtina nuk do të tërhiqet prej uzurpimit të pronës sërbe, pavarësisht reagimit të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.
“Duke patur në konsideratë se kundër të gjitha këtyre vendimeve të kundërligjshme për shpronësimin e trojeve janë ngritur padi pranë organeve kompetente gjyqësore, të cilat deri më sot nuk janë deklaruar për rastet, pavarësisht nga qëndrimet dhe kundërshtimet e pronarëve dhe bartësve të së drejtës pronësore mbi parcelave në fjalë u hiqet prona, pavarësisht qëndrimit të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave të caktuara ndërkombëtare dhe njoftimeve të tyre, të cilat nxjerrin në pah rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, të drejtën për të gëzuar pronën e vet dhe të nxjerr në pah rëndësinë e respektimit të ligjit, duke pasur parasysh sjelljen, veprimin dhe ndërmarrjen në shumë raste të lëvizjeve dhe veprimeve të njëanshme të qeverisë së Prishtinës në dy vitet e fundit, si dhe njohurinë se qeveria ka përfshirë në procedurë draftin e ligjit të për shpronësimet, gjithçka tregon se Prishtina nuk do të heqë dorë nga synimet dhe proceset e veta për të sekuestruar dhe uzurpuar pronat dhe trojet në komunat tona” shtoi Todiq.
Ky i fundit ka thënë se për të vazhduar procedurën e shpronësimit të trojeve, duhet të thuhet qartësisht arsyeja dhe qëllimi për të cilin po ndërmerren të gjitha këto veprime, përkatësisht të thuhet se cili është interesi publik për të cilin duhet shpronësojnë trojet.
“Megjithatë në këtë rast ku uzurpohet dhe merret prona e trojet në zonat kadastrale në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut, qeveria nga Prishtina, duke i’u referuar ligjit në fuqi të shpronësimeve, përmes një fjalie thekson se të gjitha këto procedura vihen në lëvizje për shkak të objekteve të infrastrukturës ndërtimore me interes publik, për të cilat në një nga nenet e ligjit, tregohet qartë se cilat janë këto objekte dhe kur zbatohet-ndërtimi i objekteve për arsim, shëndetësi, ndërtimin e rrugëve, ura, ujësjellës, kanalizime, fabrika dhe objekte prodhuese etj”, theksoi Todiq.
Sipas këtij të fundit, është e qartë se me ligjin e ri të shpronësimeve, Prishtina synon të legalizojë sekuestrimin e objekteve dhe tokave të banorëve sërbë dhe të legalizojë ndërtimin e bazave të reja policore e ushtarake për përdorim të njësive speciale.
“Ajo çfarë është edhe më shqetësuese është se me këtë ligj të ri, Prishtina mund të uzurpojë dhe sekuestrojë çdo objekt dhe pjesë trualli që e mendon të nevojshme për realizimin e diçkaje dhe të ndonjë plani që është me interes publik për Prishtinën, e në këtë rast, ndërtimin e bazave të reja policore e ushtarake, çka nënkupton militarizimin e mëtejshëm të katër komunave në veri. Për të gjithë këtë tregohet përmes një neni të projektligjit të ri për shpronësimet ku thuhet se interesi legjitim publik, ka të bëjë me objektet, poligonet, kazermat, linjat e telekomunikacionit për ushtrinë, policinë dhe autoritetet tjera të sigurisë, duke përfshirë dhe vetë zonat dhe trojet përreth objekteve. Nuk ka dyshim se ky është një qëllim tjetër i njëanshëm, i pamenduar dhe tejet i turpshëm i qeverisë së Prishtinës, i cili drejtohet kundër qëndrimeve dhe vullnetit të popullsisë me shumicë sërbe, që me siguri do t’a përkeqësojë edhe më tej situatën, si dhe këtë situatë të keqe që e kemi në këto katër komuna në veri” thotë Todiq.
Ky i fundit thekson se interesimi qoftë edhe i një banori të komunave në veri, nuk ka qenë dhe as do të jetë kurrë që në truallin e konfiskuar të ndërtohet ndonjë bazë policore apo ushtarake.
“Këtë e pohoj me siguri dhe ky është qëndrimi dhe mendimi i çdo banori në komunat tona, që duhet t’a kemi të fiksuar. Sigurisht që e gjithë kjo nuk kontribuon në ndërtimin e besimit dhe normalizimin e gjithë situatës politike dhe të sigurisë që kemi aktualisht” theksoi Todiq.
Qëllimi i Prishtinës, mendon Todiq, është që përmes ligjeve të reja të legalizojë dhe vazhdojë sipas rregullave të veta, uzurpimin dhe sekuestrimin e tokës sërbe, si dhe të përplaset me popullin sërb që dëshiron të jetojë në tokën e vet.
“Ata nuk janë kërcënim për askënd, janë vetëm për paqe, por me vendosmëri u’a bëjnë të ditur të gjithëve se po mbrojnë vendin e tyre, trashëgiminë e tyre dhe qartësisht u kanë thënë jo gllabëruesve” tha Todiq.
Siç thekson ky i fundit, nëse ekziston shqetësimi se Prishtina do të vazhdojë të përmbushë synimin e vet, do të merren të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e tokës sërbe.
“Nëse Prishtina vazhdon me dhunën ligjore dhe sekuestrimin e pronave, ne do të jemi pranë njerëzve tanë, banorëve tanë, pronarëve dhe trashëgimtarëve të tokës, do të punësojmë avokatë dhe ekipe juridike dhe me ndihmën e të gjitha mekanizmave ligjore, të sfidojmë dhe kundërshtojnë synimet e Prishtinës në rrëmbimin e trojeve, sigurisht që do t'u bëjmë thirrje të gjitha misioneve ndërkombëtare, ambasadave dhe Bashkimit Europian që të parandalojnë këtë dhunë aktuale ligjore. E përsëris, populli sërb nuk është kërcënim për askënd, por sigurisht nuk do të lejojë dhe të bëjmë sehir të qetë se si u grabiten trojet. Nëse nuk ka mirëkuptim për qëndrimet e pronarëve të trojeve dhe pjesës tjetër të popullsisë së komunave tona në Prishtinë dhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të gjithë së bashku përmes të gjitha mjeteve demokratike, të kundërshtojmë marrjen e trojeve” përmbylli Todiq.
Dushan Radakoviq nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të shkelë ligjin e shpronësimeve pa marrë në konsideratë se trualli që do u gllabërohet, është burim i të ardhurave për sërbët.
“Prishtina do të vazhdojë të shkelë ligjet e shpronësimit dhe do të vazhdojë konfiskimin e truallit të sërbëve në veri, sepse përherë mund të gjendet një zgjidhje që diçka është prioritet për qeverinë dhe diçka që është e rëndësishme për sigurinë, diçka që është në një pozitë të mirë strategjike dhe nga ku mund të monitorojnë dhe përcjellin situatën në mbarë veriun e Kosovës. Nuk është e rëndësishme se ky truall për sërbët ishte ajo ku jetonin” thotë Radakoviq.
Siç shton ky i fundit, është shqetësues fakti që bashkësia ndërkombëtare hesht ndaj vendimeve të tilla të Qeverisë së Kosovës.
“Ajo që më shqetëson është se bashkësia ndërkombëtare e shikon se ka sa më pak ndërhyrje në të gjitha këto dhe mund të kemi probleme të mëdha në terren, madje nuk përgjigjet për ankesat që vijnë përditë dhe mendoj se janë bërë të padobishme, për fat të keq kështu ka qenë vitet e fundit. Bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të ndërhyjë, por gjithçka u’a ka lënë institucioneve të Kosovës” tha Radakoviq.
Sipas këtij të fundit, banorët vendas duhet të vazhdojnë luftën me të gjitha mjetet ligjore përmes mediave, përmes presionit ndaj qeverisë, madje edhe në Strasburg nëse është e mundur.
Përfaqësuesi ligjor i pronarëve të trojeve të uzurpuara, avokati Nebojsha Vllajiq, theksoi se nuk ka informacione të reja për ndryshimin e ligjit të shpronësimeve, por në çdo rast për këtë nuk egzistojnë kurrëfarë arsye objektive.
“Ligji në fuqi lejon shpronësim, por me kushte rreptësisht të përcaktuara të cilat Qeveria e Kosovës nuk i ka respektuar. Nëse ligji ndryshohet për këtë, do të thosha se arsyeja është të mbulohet paligjshmëria që është ndërmarrë” ka thënë Vllajiq.
I pyetur nëse qeveria e Kosovës përmes ndryshimit të ligjit të përmendur, mund të vazhdojë me uzurpimin e truallit, Vllajiq deklaron se ajo vendimet i merr vetë dhe se ngjarjet e kaluara tregojnë se “mund të bëjë çfarë të dojë”.
“Qeveria bën gjithçka dhe këtë e kanë dëshmuar shumë herë që nuk i kushtojnë rëndësi rregulloreve që kanë bërë vetë, nëse i pengon një rregullore, e shpërfillin, si në këtë rast, nëse edhe kjo nuk u mjafton. Ata e ndryshojnë ligjin. Kjo do të thotë se ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ne kemi ngritur padi kundër këtyre vendimeve, por gjykatat ende nuk e kanë zgjidhur” tha Vllajiq.
Ky i fundit shprehet se për hapat e mëtejshëm, do të vendosë nëse do të ndryshohet ligji i shpronësimeve.
“Njerëzit janë të pakënaqur, nuk kanë qetësi për këtë. Këtu nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim për truallin e konfiskuar, asnjë prej pronarëve nuk i dëshiron të hollat e tyre. Duan që trualli t'u kthehet, t’a shfrytëzojnë pa pengesa. Rreth kësaj duhet patur kujdes. Nëse qeveria e Kosovës dëshiron të ndërtojë objekte të caktuara, egzistojnë mjaft troje komunale, kështu që le të ndërtojnë aty, nuk duhet të uzurpojnë truallin privat” përmbyll Vllajiq.
komentet