Duke mbrojtur urën, sërbët mbrojnë lirinë, ndaj janë në shënjestër të Kurtit

Živojin Rakočević i Nebojša Čović
Burim: Kosovo Online/Nedeljnik

Vendimi i këshilltarëve shqiptarë të Parlamentit Komunal të Mitrovicës së Veriut ku institucionet kompetente, dërguan kërkesë për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim e cila lidh Mitrovicën e Veirut dhe atë të Jugut, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosova onlajn, është një tjetër provokim në vargun e veprimeve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili synon të ushtrojë presion ndaj sërbëve në veri të Kosovës, si dhe nuk është rastësore që kjo iniciativë u vu në jetë në prag të samitit të nivelit më të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Iniciativa e cila kaloi përmes një propozimi të këshilltarëve të Vetvendosjes në parlamentin vendor, përfaqësuesit politikë sërbë të Kosovës por edhe Beogradi zyrtar e kanë cilësuar si kërcënim direkt për paqen dhe shkelje e marrëveshjes së Brukselit.

Nga Lista Sërbe është thënë se iniciativa është ilegale dhe jo legjitime sepse është aprovuar nga "këshilltarë pa kurrëfarrë legjitimiteti mes qytetarëve dhe vazhdim i "okupimit të veriut nga ana e Kurtit" ashtu sikurse mund të ketë siguri dhe bashkëjetesë të gjerë në veri të Kosovës.

Që "nuk është koha" për të hapur urën kryesore në Ibër, këtë e ka thënë edhe vetë i dërguari i BE për dialog mes Kosovës e Sërbisë Mirosllav Llajçak. Nga ana tjetër, qeveria në Prishtinë ka mbështetur iniciativën që ura të hapet për qarkullim.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq e cilësoi këtë hap të Kurtit se ky i fundit dëshiron që të “shtyjë Sërbinë në konflikt me NATO-n" dhe nuk është rastësore që kjo iniciatvë u ndërmor në prag të negociatave në Bruksel më 2 maj.

Shkrimtari dhe gazetari Zhivojin Rakoçeviq beson se kërkesa për hapjen e urës kryesore të Ibrit për qarkullim është diçka "e pakuptueshme dhe jo reale" dhe goditje direkte ndaj asaj që sërbët e përjetojnë si simbol të lirisë.

"Ura në Ibër për sërbët përjetohet dhe është ndjenjë lirie, ndërsa për shqiptarët simbol i cili duhet të përkthehet në humbjen sërbe dhe kosovizimin e jetëve tona. Ura e Ibrit ka ngelur simbol që ndan lirinë me jo-lirinë, prej 20 vitesh, sërbët nga jugu e dinë që liria është në anën tjetër. I ndjeri Oliver Ivanoviq, duke mbrojtur këtë urë të lirisë, kaloi në jug të Ibrit dhe u hodh përtej kufirit që n’a kishin vendosur. Tani proceset janë krejtësisht të kundërta dhe nuk duhen harruar sakrificat dhe përpjekjet e atyre që mbrojtën urën" shprehet Rakoçeviq.

Sipas tij gjithçka që ka Mitrovica, pjesa më e rëndësishmja ngelet kjo urë.

"Qeveria aktuale vendore në Mitrovicën e Kosovës është organizata politike më e parëndësishja në historinë e këtij qyteti, ku ndërmerr vendime më të rëndësishme të cilat mund të kërcënojnë qytetin dhe trondisin ndjenjën e lirisë. Kundër dëshirës, e pakuptimtë, kundër realitetit, pa kapacitete demokratike, disa njerëz të panjohur tentojnë të rrënojnë një qytet. Kjo duket se është e vetmja krijimtari që kanë dhe rolin që u është caktuar” thekson Rakoçeviq.

Ish zv.kryeministri dhe shefi i Trupës Kordinuese për Kosovë e Metohi Nebojsha Çoviq gjithashtu e cilëson kërkesën për të hapjen e urës, si një akt më shumë provokativ ndërmarrë nga kryeministri kosovar Albin Kurti, që ka për qëllim që Beogradin t’a çojë në konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n.

Çoviq mendon se është simptomatike që kjo çështje u ndërmor disa ditë para takimit mes Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel.

"E gjitha kjo ka lidhje, ata kur të duan munden të kryejnë, të shkaktojnë incidente që të marrin vëmendje dhe kjo është teknologjia ashtu sikurse teknologjia ishte marrëveshja e Brukselit. Fiks në 10 vite kemi marrë dhe kemi bërë gjëra ekonomike dhe gjëra të tjera mjaft pozitive për vendin, por është gjithashtu e vërtetë që kanë marrë edhe 10 vjet nga perëndimi kolektiv dhe këtë me çfarë shpejtësie" ka thënë Çoviq.

Siç thotë Çoviq, nuk është e vërtetë që Kurti ka probleme me perëndimin kolektiv.

"Ky nuk është problem për të, ai është agjenti i tyre i cili provokon pambarimisht Beogradin dhe që ka për qëllim përmes këtyre provokimeve që Beogradi të shkojë drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me NATO-n dhe ky perëndimi kolektiv të bëjë paksa si budalla apo i çmendur dhe kur shkaktohen provokime të tilla, t’u lutet të dy palëve..." nënvizoi Çoviq.

Ky i fundit kujton se vetë ai bashkë me ish përfaqësuesin special Majkëll Shtajner të cilin siç përmendi "mendoi më të rëndën", nënshkroi marrëveshjen në të cilën Mitrovica e Kosovës të ndahej në dy komuna-Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.

Gjithashtu kujton se dhe ura qëndrore në Ibër shumë herë u shndërrua në skenë konfliktesh e veçannërisht siç thotë, ai ka në kujtesë atë kur u hodhën bombat të cilat shkaktuan lëndimin e forcave speciale polake për të cilën thotë se "përherë thoshnin se kur duhet të lëviznin në drejtim të sërbëve".

"Kemi pas shumë konflikte, egzistonin rojet e urës, por ideja e sotme është provokim klasik sigurisht në kuadër të shumë provokimeve të cilat rezultuan nga zgjedhjet lokale ilegale, jolegjitime, provokative, të dhunshme, arrogante në zonën e katër komunave me pjesmarrjen e më pak se 3.4% të qytetarëve e gjithsej 13 sërbëve e tani vazhdojnë, kanë disa organe që nuk do t'i quaja si organe vetëqeverisëse vendore" ka thënë Çoviq.

Ky i fundit mendon se iniciativa për hapjen e urës, është presion i shtuar ndaj sërbëve që të braktisin Kosovën ku siç thotë, është "refren" prej vitesh qysh nga 2001.

"E lexova në atë aspiratë kur nënshkruam marrëveshjen e parë me ta fill agresionit të NATO, që zyrtarisht u quajt marrëveshja Çoviç-Hakerup, e cila u verifikua në Këshillin e Sigurimit të KB dhe me të cilën shkuam në zgjedhjet e para ku morëm 21 mandate. Atëherë prisnim që do të kishte sjellje normale por shikojeni se për çfarë u bëjnë sërbëve, e kjo është të jesh ikebana” thotë Çoviq.

Ky i fundit thotë se përmes marrëveshjes, shqiptarët marrin kohë e ndërsa perëndimi kolektiv përmes kësaj marrëveshjeje, i kënaq, i armatos dhe “u bën ushtri".

"Koncepti i tyre është persekutimi etnik i mbarë sërbëve në Kosovë e Metohi sesi të arrijnë deri tek logjika e faktit të kryer dhe kjo është 'për çfarë po flisni në Beograd kur nuk ka sërb, dmth ka gjurmë të tyre në Kosovë e Metohi'. Kjo është pengesa më e madhe-veriu i Kosovës, por nuk duhet harruar as Anëmorava e Kosovës, as Shtërpca, as pjesa qendrore e K&M-pjesa e Graçanicës, Lipjanit dhe përreth” ka nënvizuar Çoviq.

Ky i fundit thotë se sërbët në Kosovë duhet të mbahen dhe se Beogradi duhet t’i ndihmojë maksimalisht për egzistencë. Siç thotë, perëndimi kolektiv dhe shqiptarët kanë llogaritur se prej vitit 1999 e deri më sot Beogradi shprehet "më mirë kjo Kosovë, për ne është litar në qafë".

Kujton se presidenti i Sërbisë ka folur haptazi se nuk do t’a njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës dhe thekson se edhe zv kryeministri Ivica Daçiq në seancën e KS të KB “i ra direkt e në kokë kur tha-se këtë kurrë nuk do ta njohim". Megjithatë, ai vëren se shqiptarët dhe perëndimi kolektiv, po bëjnë manovra të rrezikshme, siç është Këshilli i Europës, që siç shton ai, është gjithashtu një fakt i kryer.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Arsyeja e vetme për egzistencën e K&M është rezoluta 1244 e KS të KB dhe tani ata duan të pranojnë territorin, jo shtetin në Këshillin e Europës dhe këtë në organizatën ndërkombëtare që merret me sundimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Më intereson me shume sesi do t’a spegojnë këta juristë dhe ekspertë të shquar botërorë, por pothuajse e di, kjo thënia e tyre e re e cila është shumë hipokrite, por keni njerëz që flasin me zë të lartë kundër Kushtetutës dhe shkelin interesat shtetërore e kombëtare” thotë Çoviq.

Ky i fundit thotë se Beogradi duhet të jetë i kujdesshëm në iniciativën e Ballkanit të Hapur e cila siç mendon, është iniciativë e mirë.

“Në këtë iniciativë Edi Rama përmes dinakërisë dhe korrupsionit, del e deklaron se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk kanë qenë kurrë më të mira. Si mund të jenë të mira këto marrëdhënie kur janë më të këqijat” pyet Çoviq.

Ky i fundit kujton se ka edhe një nismë ballkanike ku shfaqen Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Nuk e di nëse po mendojnë maqedonasit dhe malazezët, por shqiptarët padyshim po mendojnë dhe Shqipëria ka pretendime territoriale si në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ashtu edhe në territorin e Kosovës e kjo, është Shqipëria e Madhe” vë në dukje Çoviq duke përsëritur se Sërbia duhet të jetë e kujdesshme në momentin e tanishëm dhe të mos lejojë që të tërhiqet drejt konfliktit.

“Na duhet të kujdesemi për të mbrojtur interesat tona kombëtare e shtetërore, duke pasur parasysh se Kurti është dukshëm agjent i tyre, një provokator, i cili duhet të provokojë Beogradin që të hyjë sërish në konflikt me NATO” përmbylli Çoviq.