Natalli De Goll: Gjithçka që çel kufijtë është e jashtëzakonshme, shembull është vetë BE
Burim: Kosovo Online
Nisma “Ballkani i Hapur” ndonëse ka karakter rajonal, si perspektivë e rëndësishme njihet edhe në Europë. Këshilltarja e lartë në kompaninë ndërkombëtare “Teneo” Natalli De Goll tregon për Kosova Onlajn se kjo është ide e shkëlqyer, si çdo tjetër që kontribuon në heqjen e barrierave dhe inkurajon shkëmbimin.
“Mendoj se është një iniciativë e shkëlqyer. U pa se progresi u arrit edhe në Bashkimin Europian, duke e zgjeruar me 27 vende, gjë që nxiti zhvillimin e ekonomisë dhe mbi të gjitha, shkëmbimet mes popujve” tha De Goll.
Siç theksoi ajo, gjithçka që kontribuon në efikasitetin dhe përmirësimin e shkëmbimit ekonomik, hapja e kufijve, është diçka e “jashtëzakonshme”.
"Çdo gjë që inkurajon hapjen e ekonomive, kufijve, shkëmbimin e lirë të njerëzve dhe mallrave është një gjë e mirë, në planin afatgjatë, për ekonomitë e Ballkanit" nënvizoi De Goll e cila mori pjesë në "Forumin Ekonomik Strategjik" të Rrjetit të Zhvillimit të Biznesit të Europës Juglindore me qendër në Vjenë (SEEBDN) që u mbajt në Savudria të Kroacisë.
komentet