Çupi: BKS një pikë e rëndësishme marrëveshjeje, Kurti ka koncepte të vjetra
Në një bisedë ekskluzive për Kosovo online, shkrimtari i njohur, gazetari, analisti politik shqiptar dhe ish drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Frrok Çupi, ka theksuar se disa politikanë te Kosovës më shumë janë të interesuar të jetojnë përmes konflikteve, sesa të zgjidhin problemet në mënyrë të qytetëruar.
Çupi ka thënë se iniciativat pozitive zgjidhin problemet, por edhe ato që vijnë prej Beogradit duhet të mbështeten.
"Problemet në veri të Kosovës besoj se janë të zgjidhshme. Perëndimi është i përfshirë, SHBA dhe Europa po përfshihen intensivisht dhe shumë seriozisht. Çështja besoj se kerkon zgjidhje në kuadër të shekullit të ri, shekullin në të cilin jetojmë, nuk ka peshë, pasi është një çështje artificiale, e stisur. Kam përshtypjen se shumë politikanë, veçanërisht në Kosovën, që është e mirë, janë të interesuar të jetojnë përmes konflikteve, sesa të përpiqen t'i zgjidhin problemet e qeverisjes në mënyra që mund t'i shërbejnë qytetërimit. Mendoj se janë ndërmarrë disa hapa nën mbështetjen e BE dhe SHBA dhe mendoj se SHBA është e vendosur ta zgjidhi çështjen në kuadër të marrëveshjeve egzistuese", ka theksuar Çupi.
Sipas Çupit, Bashkësia e Komunave Sërbe përbën nje model europian dhe pike e rëndësishme të marrëveshjeve Kosove-Serbi të cilat, shtoi ai, duhet të respektohen.
“Nuk më pëlqen sesi qeveris Kurti apo vetë Kurti vazhdon me koncepte të vjetra në lidhje me marrëdhëniet shtetërore. Njëkohësisht shikoj edhe qëndrimin e një pjese të politikës në Tiranë dhe Prishtinë, shikoj pozicion antiamerikan i cili dëmton jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe rajonin. Besoj se iniciativat pozitive për zgjidhjen e çështjeve qoftë edhe ato që vijnë nga Beogradi, duhen mbështetur me të gjitha mjetet. Besoj se Bashkësia e Komunave Sërbe në Kosovë është pikë e rëndësishme e marrëveshjes së nënshkruar deri më sot e cila duhet të respektohet. Ndryshe nuk mund të ndërtohen shtete dhe aleanca. Kështu mund të përparojë bashkëpunimi e Ballkani. Nëse nisemi në një rrugë dhe kthehemi përsëri se pendohemi, atëherë nuk shkojmë askund“, shprehet Çupi.
Duke folur për iniciativën e Ballkanit të Hapur, Çupi thotë se pranon çdo iniciativë e cila ka prefiks të “hapur” - zemër të hapur, mendje, shtete të hapura, rajon. Sipas tij, Sërbia dhe Shqipëria ndodhen në epokën e respektimit të ndërsjelltë dhe kjo është, mendon Çupi, pikërisht Ballkani i Hapur, pjesë e kësaj kulture të re.
"Për mua Ballkani i Hapur është një iniciativë e mrekullueshme e Europës së re, Europës që po vjen, e anëtarësimit dhe pjesmarrjes së rajonit tonë në Europë. E njëkohësisht unë e shikoj se Ballkani i Hapur filloi të japë rezultate. A jemi ne të hapur me njëri-tjetrin, a jemi ne kaq të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, a jemi ne kaq paqësor me njëri-tjetrin, a dëshirojmë të shkojmë tek njëri-tjetri?”, pueti Çupi.
Çupi theksoi se kështu duhet të jetë, që njerëzit të udhëtojnë lirshëm, të flasin lirshëm dhe të zgjidhin konfliktet që mund të lindin.
“Siç ishte ky në veri të Kosovës, t’i zgjidhim në mënyrë sa më elegante. Për shembull pozicioni i presidentit të Sërbisë në raport me problemet në veri të Kosovës ishte qëndrimi më i hapur, më i qartë dhe jashtë interesave e nacionalistëve etnikë. Kështu ndodhi dhe me Tiranën, Tirana ështe një qendër e rëndësishme e stabilitetit të rajonit dhe kjo gjë arrihet vetëm duke patur bashkëpunim me njëri-tjetrin, të shkojmë e vijmë me njëri-tjetrin. Presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë e shohin Beogradin si një fqinj i mirë ashtu sikurse ndodh edhe me presidentin e Sërbisë. Domethënë ne lëvizim lirshëm, mendojmë lirshëm dhe bashkëpunojmë lirshëm dhe ky është Ballkani i Hapur”, ka përfunduar Çupi.
0 komentet