Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Shengenin ballkanik: Çfarë përfitimesh do të sillte dhe nga kush varet ?
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në hapësirën Shengen do të sillte përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë e rajonit. Lëvizja e njerëzve dhe qarkullimi i mallrave do të ishte më e lehtë, do të uleshin kostot dhe ndjeheshin përfitimet e integrimit europian. Iniciativën e Sërbisë që hapësira Shengen të çelet sa më parë në mbarë rajonin, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn e shikojnë si hap pozitiv, por thonë se hyrja në Shengen kërkon shumë nga ata që dëshirojnë të anëtarësohen.
Shkruar nga: Darko Savanoviq
Në takimin informal të shefave të diplomacisë të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel në fillim të kësaj jave, ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha se Sërbia dëshiron të shikojë çeljen e hapësirës Shengen për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.
Vuri në dukje se çfarë do të thoshte kjo konkretisht për rajonin dhe mbarë kontinentin.
"Është frustruese që kemi kufij të fortë çdo 150 deri në 200 kilometra që ndërpresin rrjedhën e gjakut të jetës së njerëzve, familjeve, por dhe ekonomisë dhe nuk ka asnjë arsye që Europa këtë verë të mos lejojë zhbllokimin e potencialit të plotë të përfshirjes së rajonit tonë në Shengen, sepse kjo do të çonte direkt në 50 miliardë euro aktivitet të ri ekonomik dhe nuk do të pakësonte sigurinë e BE dhe kontinentit. Përkundrazi, do të ulte tensionet në rajonin tonë dhe do të ishte mjaft e dobishme", deklaroi Gjuriq.
Nënkryetarja e Kuvendit të Sërbisë dhe kryetarja e Këshillit Kuvendor për Integrimin Europian, Elvira Kovaç, gjithashtu ka opinionin se me pranimin e Sërbisë dhe rajonit në hapësirën Shengen, do të kishte përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë. Sipas fjalëve të saj, ndonëse për tani nuk ka reagime zyrtare nga Brukseli për iniciativën e Beogradit, disa shtete anëtare e konsiderojnë interesante dhe të vlfshme që të shqyrtohet.
Iniciativën e Sërbisë analisti politik nga Tirana Ben Andoni e shikon si hap pozitiv pasi ai, sikurse thotë, kërkon pakësimin e tensioneve tek marrëdhëniet në rajonin tonë.
“Zoti Gjuriq me të drejtë adresoi problemin e Shengenit ballkanik, duke thënë se kemi bllokada në çdo 150 apo 200 kilometra të kufijve tanë. Ai flet për kufijtë nga Bosnjë-Hercegovina e deri në jug. Egzistojnë probleme të mëdha. Në Proçesin e Berlinit u kërkua që vendet tona të heqin sistemin e vizave mes njëri-tjetrit, por sot jemi në situatën ku Bosnjë-Hercegovina ka bllokuar vizat me Kosovën ndonëse kjo e fundit hoqi sistemin e vizave për B&H. Iniciativa që ishte në kuadër të Proçesit të Berlinit, tre vendet tona, pra Ballkani i Hapur mes Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ngeci, për të mos përmendur që tashmë është joefikas. Zoti Rama këtë e tha pothuajse me fjalë fatalistese Ballkani i Hapur ka vdekur“, tha Andoni për Kosovo Onlajn.
Ku analist kujton se të gjitha proçeset rajonale që kanë ndodhur më herët, kanë nisur nga koha kur Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë dhe kishte të njëjtin synim- që në hapësirën ballkanike të zbatoheshin katër parime kryesore të Unionit Europian, mes të cilave lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitalit.
Fatkeqësisht, siç shton, kohët e këtyre iniciativave që më vonë u përfshinë në kuadër të Proçesit të Berlinit, ngecën sepse mes vendeve ballkanike vazhdojnë të egzistojë pasiguri të mëdha.
“Ky shqetësim i përsëritur na kujton sesa të paqarta janë politikat apo raportet mes vendeve tona. Përshembull, Sërbia vazhdimisht vë në dukje kërcënimin që mund të ketë nga Kosova, Kroacia dhe Shqipëria për marrëveshjen ushtarake mes tyre. Nga ana tjetër, Kosova vazhdimisht thekson rrezikun që përjeton nga Sërbia, ndërsa Federata e Bosnjë-Hercegovinës, vazhdon me problemet e veta të brendshme. E gjitha kjo të jep përshtrypjen e asaj që zoti Gjuriq kërkon, që të paktën të hiqet sistemi i vizave, pra që të realizohet lëvizja e lirë në hapësirën tonë, e para së gjithash lëvizja e mallrave, çka ende nuk është realizuar as pas kaq kohësh, pas kaq iniciativave. Në këtë kuptim, do t’a vlerësoja këtë si hap pozitiv nga ana e Sërbisë, sepse kërkon uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes vendeve në rajonin tonë”, tha Andoni.
Ai thotë se u ngelet politikanëve që të vendosin nëse do të pasojë kjo rrugë apo do të pasohet rruga e konflikteve.
Kontrolli i kufijve dhe bashkëpunimi policor
Eksperti për Unionin Europian Gjorgje Dimitrov sqaron se përfshirja në zonën Shengen është proçes mjaft komplikues që kërkon më shumë nga ajo që shtetet dëshirojnë që të përfshihen.
Kjo përfshin, sikurse tha, reformat që kanë të bëjnë me çështjen e kontrollit kufitar, bashkëpunimit policer, bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit ku momentalisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mjaft hapësirë për përmirësim.
Kërkesa do të sihte dhe përputhshmëria me vizat dhe politikën e jashtme të Unionit Europian, çka në rastin e Sërbisë do të thoshte vendosjen momentale të vizave për Rusinë dhe Kinën.
“Kjo kërkon dhe përputhshmëri të plotë me kapitullin 24 negociator në të cilën Sërbia nuk qëndron mirë. Kjo në kuadër të Kapitullit 1 që ka të bëjë me bazën në të cilën Unioni Europian insiston. Kjo kërkon më shumë se kaq. Kjo kërkon përfshirjen në sistemin e informacionit të Shengenit në të cilën anëtarët e Ballkanit Perëndimor nuk janë përfshirë” tha Dimitrov për Kosovo onlajn.
“Statusi special“
Që çështja e hyrjes në Shengen nuk është e gjitha në duart e vendeve të Balklkanit Perëndimor por të atyre që janë në të, shprehet analisti nga Shkupi Petar Arsovski.
Ky i fundit nuk beson se rregullat për udhëtim nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, do të ndryshojnë së shpejti pasi do të kundërshtohej nga vendet anëtare aktuale të zonës Shengen, të cilat, ku sikurse thotë, i ndiejnë avantazhet e menaxhimit të integruar të kufijve.
“Mendoj se me gjasa mund të krijojmë një lloj statusi special, veçanërisht për shkak të sistemit të ri EES dhe ETIAS, por nuk mendoj që rregullat për udhëtimin në BE do të ndryshojnë së shpejti. Shtetet anëtare aktuale të zonës Shengen, të cilat ndiejnë përfitimet e menaxhimit të integruar të kufijve nga zona Shengen, me siguri do t’a kundërshtojnë këtë mekanizëm” tha Arsovski për Kosovo onlajn.
Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të zbatojnë ndryshime domethënëse dhe t’i përputhin me normat europiane, por që udhëheqësia e tyre autoritariste i pengon në zbatimin e reformave.
“E rëndësishme është që të përmendet se pritet që Shqipëria dhe Mali i Zi në të ardhmen e afërt t’i bashkohen Unionit Europian, çka varet nga reformat e ardhshme dhe udhëheqësia e këtyre vendeve. Në të kundërt, vendet e tjera nuk i zbatojnë reformat, ndaj penalizohen gjatë proçesit të integrimit” tha Misini për Kosovo onlajn.
Sipas fjalëve të tij, për qytetarët do të jetë e dobishme të kenë standarte europiane, zbatimin e ligjeve europiane, investime të huaja, institucione të pavarura të gjyqësorit dhe përmirësim të kualitetit të jetesës.
Ndërkaq në Hapësirën Shengen janë 29 vende: 25 shtete anëtare të BE dhe katër vende jashtë saj-Islanda, Norvgjia, Zvicra dhe Lihtenshtejni. Vendet e fundit që I’u bashkuan Shengenin ishin Bullgaria dhe Rumunia më 1 janar të vitit 2025.
Ajo çka është e sigurt është se nëse mbarë Ballkani Perëndimor do të hynte në zonën Shengen, përfitimet do të ishin të shumëfishta-si për qytetarët dhe për ekonominë, por edhe për funksionimin e shteteve në rajon. Do të mundësohej lëvizja e lirë e qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe qasja e lehtë në tregun e punës në BE, forcimi i tregtisë dhe ekonomisë, rritja e trafikut turistik dhe më shumë investime të huaja.
0 komentet