Arsovski: Mundësi e vogël që rregullat e Shengenit të hiqen në rajonin tonë

Petar Arsovski
Burim: Kosovo Online

Analisti nga Shkupi Petar Arsovski beson se rregullat për udhëtim në vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE, nuk do të ndryshohen së shpejti, duke theksuar se rreth kësaj do t’a kundërshtonin vendet anëtare aktuale të zonës Shengen.

Sipas fjalëve të tij, mundësia që të hiqet Shengeni si sistem vazhdon të jetë e vogël, jo për shkak të funksionalizimit të sistemit, por dhe për “shpejtësinë e ngadaltë me të cilën BE lëviz tek të tilla vendime”.

“Mendoj se me gjasa mund të krijojmë një lloj statusi special, veçanërisht për shkak të sistemit të ri EES dhe ETIAS, por nuk mendoj që rregullat për udhëtimin në BE do të ndryshojnë së shpejti. Shtetet anëtare aktuale të zonës Shengen, të cilat ndiejnë përfitimet e menaxhimit të integruar të kufijve nga zona Shengen, me siguri do t’a kundërshtojnë këtë mekanizëm” ka thënë Arsovski për Kosovo onlajn.

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq, kujtojmë, në takimin ministror joformal në Bruksel të mbajtur të hënën, vuri në dukje se mesazhi i Sërbisë është se dëshiron të shikojë çeljen e hapësirës Shengen për mbarë rajonin sa më shpejt që të jetë e mundur.