Çështja e Kosovës do të jetë një nga temat kryesore të fushatës elektorale në Sërbi

Izbori Srbija
Burim: Kosovo Online

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Sërbi u shpallën për në 17 dhjetor, fushata do të zgjasë deri më 14 dhjetor, ndërsa Kosova do të jetë një prej temave kryesore.

Drejtori i programit Demostat Zoran Panoviq thotë se ndonëse sipas hulumtimit të opinionit publik Kosova kurrë nuk ka qenë tema kryesore që u intereson qytetarëve të Sërbisë, por me siguri është temë e cila nuk mund të injorohet dhe përfaqëson "terren rrëshqitës" pasi siç shton ai, realiteti është e para, ndërsa emocionet e dyta.
Panoviq për Kosovo onlajn thotë se kur pyeten qytetarët e Sërbisë se cila është më e rëndësishme, zakonisht në vendet e para janë temat që i përkasin standartit të jetesës, shëndetit, familjes.

"Kosova është temë e pestë apo e gjashtë, por është gjë mashtruese-Kosova ka emocione fort të jashtëzakonshme për qytetarët e Sërbisë dhe kur shkojnë në ndonjë situatë krize në Kosovë, sikurse ishte Banjska apo kur ndodh ndonjë keqtrajtim i sërbëve, atëherë Kosova papritmas emocionalisht del në plan të parë e kështu pas Banjskës dhe presioneve të caktuara nga BE, Kosova nuk mund të jetë temë që do të injorohet”, tha Panoviq.

Siç shton ai, secili nga pjesëmarrësit në zgjedhje do të përpiqet t’a përdorë këtë temë në mënyrën e vet.

Në këtë kuptim, ai thekson se e djathta do të provojë t’a kosovarizojë absolutisht fushatën e saj, opozita proeuropiane do të flasë për dështimin e politikës së Aleksandar Vuçiqit, ndërsa Vuçiq do të provojë të pozicionohet në qendër dhe të tregojë se e djathta po udhëheq politikë aventureske në lidhje me Kosovën e cila është joreale, ndërkohë që opozita pro-europiane për gjithë këtë flet në mënyrë kritike dhe për çfarë duhet dhe për çfarë nuk duhet.

“Kosova do të jetë një lloj mënyre teme manipulative, por problemi është se ne në Serbi për fat të keq edhe sot nuk kemi konsensus kombëtar për Kosovën. Kemi konsensus në nivelin e emocioneve, se e duam Kosovën, se na lëndon. por kur vijmë në situatë reale politike, disa vazhdimisht i qortojmë të tjerët për diçka, dhe mendoj se realizmi për Kosovën dhe krijimi i konsensusit social është gjë elementare për të bërë politikë” thotë ai.

Duke thënë se në Sërbi egziston ndarje e madhe politike-pushteti dhe opozita, prej të cilave secili ka opsionin e vet, Panoviq thekson se Kosova është kontinuitet.

Në këtë kuptim thotë se tani presidenti Aleksandar Vuçiq ndodhet në të njëjtën dilemë dhe të njëjtat problematika në të cilën janë ndodhur Boris Tadiq, Vojisllav Koshtunica... Duke shtuar se Sllobodan Millosheviqi kishte situatën më të keqe pasi kishte luftë, duke deklaruar se çështja nëse mund të ishte shmangur apo jo, kjo është çështje tjetër.

"Por Tadiq e humbi mbështetjen e Gjermanisë pikërisht për shkak të Kosovës. Gjithashtu dhe sot Vuçiq ndodhet në rrezik, por për Gjermaninë nuk ka rëndësi nëse është Vuçiq apo Tadiq, ata kanë axhendë rreth Kosovës. Kur është fjala për Kosovën, disa nga partnerët tanë nga Perëndimi nuk bën ndonjë ndryshim të madh dhe ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për këtë. Përveç Millosheviqit, i cili erdhi në pushtet për çështjen e Kosovës dhe pothuajse dështoi në të njëjtën temë, të gjithë të tjerët erdhën për tema të tjera" tha Panoviq.

Ky i fundit thekson se tema e Kosovës kur vjen fjala për mbështetjen e qytetarëve, është në terren të rrëshqitshëm pasi siç thotë ai, tjetër është realiteti, tjetër gjë emocionet.

“Është e lehtë të kritikosh për temën e Kosovës, por kur pyet “cila është alternativa”, atëherë lind problemi”, shton ai.

Ai kujton se Boris Tadiq ka qenë i kritikuar edhe për temën e Kosovës, dhe në këtë kuptim deklarimi se SNS shkoi deri tek marrëveshja e Brukselit që i mundësoi Sërbisë 10 vite paqe, investime, tregon se kjo marrëveshje nuk është respektuar.

“BKS është çështje thelbësore, kjo është çështja thelbësore e autonomisë së sërbëve në Kosovë. Vuçiq kurrë nuk ka folur për qëllimet maksimale, se do t’a kthejë Kosovën me kapacitet të plotë”, thotë Panoviq dhe thekson se ka udhëhequr analizë se sa herë Vuçiq përmend Kaçanikun-vend në Kosovë që është tërësisht shqiptar dhe se si Sërbia mund të rivendosë sovranitetin e plotë në Kaçanik.

Drejtori i programit të agjencisë “Faktor plus”, Predrag Lacmanoviq, e shikon si të pashmangshme dhe të domosdoshme pasi siç thotë ai, sipas hulumtimeve, kur bëhet fjalë për problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Sërbia, përherë Kosova është mes tre të parave. “Mendoj se Kosova është temë e pashmangshme sepse është pjesë e shtetit tonë dhe nuk duhet parë ndryshe dhe ky nuk është vetëm mendimi im, por i shumicës së qytetarëve të Sërbisë. Mendoj dhe dëshiroj dhe besoj thellë se partitë politike dhe liderët e tyre, të gjithë, disa në masë më të vogël, disa në masë më të madhe, të përkushtuar patriotikisht dhe se të gjithë e shikojnë me të vërtetë Kosovën si pjesë të shtetit të tyre”, tha Lacmanoviq për Kosova Onlajn.

Siç shton ky i fundit, ajo që dallon janë qasjet dhe orientimi politik i partive-qofshin patriotike, pro-europiane, prodemokratike, në bazë të të cilave ato diferencohen.

Lacmanoviq beson se pothuajse asnjë nga liderët e partive nuk lejohet të shqiptojë fjalinë "Kosova është e pavarur".

“Ka nga ata që mendojnë kështu, por askush nuk e thotë kaq qartësisht. Kjo është qasje e keqe dhe më e lehtë, të heqësh dorë nga diçka dhe kaq, por nuk është zgjidhje jo vetëm për Sërbinë si vend, por edhe për popullatën që jeton aty. Duhet të shkoni aty, të vizitoni njerëzit që jetojnë aty, të bisedoni me ta dhe të shikoni se me çfarë problemesh përballen”, shton ai.

Ai thekson se është e domosdoshme përmendja e Kosovës në fushatë, ashtu sikurse askush nuk do të mund t’a shmangë këtë çështje dhe çështjen e qëndrimit që mban ndaj Kosovës.

Thekson se në shprehjen e mendimeve ka problem pasi siç thekson ai, është e lehtë të kritikosh dhe të thuash atë që është bërë në periudhën e kaluar. Duke thënë se shumë kritikojnë atë që është bërë deri më tani për çështjen e Kosovës, Lacmanoviq thotë se kritika është punë e opozitës.

Megjithatë, ai thekson se njerëzit duhet të jenë realistë dhe se çështja e Kosovës është aq e rëndësishme sa duhet të ketë konsensus shoqëror.

“Rreth çështjes së Kosovës na duhet të jemi të bashkuar, ashtu sikurse pyesni izraelitet 99% e tyre kanë qëndrim të njëjtë ndaj çështjes së Palestinës, ndërsa nëse pyet palestinezët, nëmos 99% 100% e tyre kanë të njëjtin qëndrim. Këtu ne nuk jemi të bashkuar dhe mendoj se ky është mallkim për këtë shtet, ndërsa për çështjen e Kosovës nuk duhet të ketë dyshime dhe mendoj se ata që paraqesin planet e tyre se çfarë synojnë të bëjnë me Kosovën mund të fitojnë edhe disa vota më shumë”, thotë Lacmanoviq.

Drejtori egzekutiv i Cesid, Bojan Kllaçar, thekson se pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Sërbi, para nesh janë 45 ditë fushatë intensive, në të cilat mund të pritet konsolidim në skenën politike, duke shtuar se ndër temat që do të përfshihet në fushatë, do të jetë ngritja e standardit jetësor, mbrojtja diplomatike e Kosovës dhe ruajtja e paqes.

Kllaçar thekson se Kosova nuk është temë për të cilën partitë politike duhet të dalin në publik.

“Kosova nuk është temë mirënjohëse për fushatat, për asnjë parti politike dhe unë shpesh them që Kosova nuk është temë për të cilën partitë politike dëshirojnë të dalin në publik. Partive politike u pëlqen të komunikojnë arritjet, të përhapin optimizëm, të tregojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, për të treguar investime, standard më të mirë jetese. Por Kosova tani është thjesht temë e pashmangshme, sepse është në krye të prioriteteve tek njerëzit dhe sapo ndonjë temë është prezente tek ne, zgjedhësit dhe partitë politike duhet t’a adresojnë këtë temë. Kosova si temë është gjinia e duhur e spektrit politik, do të jetë tema qendrore dhe më e rëndësishme e partive të djathta në këtë fushatë. Thjesht, Kosova është shtylla kurrizore e fushatës së tyre dhe për këtë arsye do të jetë e pranishme përgjithmonë përmes angazhimit të tyre politik”, beson Kllaçar.