“Cunami” zgjedhor në Francë: A do t’a ndryshojë raportin Parisi ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës?

Emanuel Makron, Žan-Lik Melanšon i Mari Le Pen
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Për matematikanët ky është ekuacion me tre të panjohura, por për ekspertët politikë, zgjedhjet parlamentare të sapopërfunduara më shumë i ngjajnë fushës së parashikimit të motit: Francën e pret "verë e nxehtë politike". Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn vlerësojnë se nga formimi i qeverisë së re, do të varet nëse dhe sa do të ndryshojë Franca raportin ndaj Ballkanit Perëndimor, Sërbisë dhe negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, parlamentin francez e zotërojnë tre parti dominuese.

Më shumë deputetë ka koalicioni i majtë i mbledhur rreth “Frontit të Ri Popullor” ku pasohet nga koalicioni rreth partisë së presidentit Emanuel Makron.

Edhe pse me më shumë vota të marra ndonjëherë, humbësi i zgjedhjeve mund të quhet Tubimi Nacional i Marin Lë Pen, ku sipas të gjitha parashikimeve duhet të kishte fituar më shumë vota.

Pavarësisht se asnjëra nga partitë nuk mund të formojë e vetme qeverinë ku do të pasojnë kombinacionet paszgjedhore, kryeministri Gabriel Atal njoftoi fill pas zgjedhjeve se do të dorëhiqej.

“E di që në dritën e rezultateve të kësaj mbrëmjeje shumë francezë ndjejnë formë pasigurie për të ardhmen, pasi nuk u shfaq shumicë absolute. Vendi ynë po përjeton situatë politike të paprecedentë dhe është gati të mirëpresë botën brenda pak javësh. Ndaj, padyshim që do të marr detyrat e mia për aq kohë sa do të kërkojë detyra”, tha Atal.

Aksiomat dhe kombinimet

Eksperti i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, historiani Stanisllav Sretenoviq thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Francë nuk janë surprizuese dhe pavarësisht se asnjë parti nuk ka shumicën, egziston mundësia që partia e presidentit Emanuel Makron të mund të mbledhë koalicion majtas-djathtas që do të ketë shumicën në parlament.

“Në këtë situatë, shikoj që grupimi Makronist që mori rreth 160 deputetë mund të krijojë koalicion që do të mblidhte si të majtën e moderuar, ashtu edhe të djathtën e moderuar. Këto zgjedhje treguan potencialin e madh të koalicionit të "partisë degoliste" klasike-republikanëve të cilët fituan 65 deputetë. Nëse do të shkohej deri në shpërbërjen e koalicionit të majtë që përfshin të majtët ekstremë si Melanshotistët dhe komunistët, nëse socialistët dhe ekologjistët do të ndaheshin, ata me centristët Makronistë dhe me këtë parti të Republikanëve, mund të formojnë një koalicion centrist të moderuar majtist-djathtist, ku mund të ketë shumicë absolute prej 289 nga 577”, thotë Sretenoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit thotë se për të nuk është surprizues që Fronti Nacional i Marin Lë Pen nuk fitoi dhe këtë e sqaron-aksioma franceze.

“Kjo ishte një nga dy mundësitë pas raundit të parë të zgjedhjeve franceze, kur Fronti Nacional erdhi në vend të parë. Dëshmoi se aksioma e politikës së brendshme franceze si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare, përherë funksionon dhe kjo është-kur Fronti Nacional është në vend të parë, partia e dytë apo e tretë apo grupim partish apo mbarë Franca bashkohet që t’u ndalë fitoren. Kjo funksionoi edhe kësaj here”, thekson Sretenoviq.

Në rast se Makron arrin të formojë qeverinë e re, Franca nuk do të ndryshojë politikën e vet të jashtme.

“Sërbia nuk është tema kryesore e politikës së jashtme franceze. Derisa të arrihet tek Sërbia duhet të kalohen përmes shumë temave të tjera të rëndësishme për Francën. Temat bazike të politikës së jashtme prej vitit 1945 dhe më herët, gjatë shekullit të XIX janë marrëdhënia me Gjermaninë. Kjo është konstante e politikës së jashtme franceze. Në këto prioritete janë dhe aleanca atlantike, mbi të gjitha me SHBA. Niveli i tretë është raporti ndaj luftës në Ukrainë dhe qëndrimi i përgjithshëm i Francës ndaj pikave të tjera nevralgjike në botë: Afrika, Indokina... Në çdo rast, Europa Juglindore do të jetë e fundit me të cilën do të merren francezët”, thotë Sretenoviq.

E ngjashme është thekson ai dhe kur është fjala për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Franca sigurisht që kontribuon tek dialogu, kontribuon në kërkimin e zgjidhjes që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët. Ajo në qasjen e vet është disi më e butë se Gjermania dhe këtë mund t’a shikojmë me bllokimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Megjithatë, çështja thelbësore rreth presionit ndaj Sërbisë për të njohur pavarësinë e vetëshpallur të krahinës së saj jugore nuk do të ndryshojë. Francezët do të qëndrojnë në këtë kërkesë dhe është e mundur që ata do të insistojnë në radhë të parë për zgjidhje konkrete në terren, në të mirë të të gjithë qytetarëve, si sërbëve dhe shqiptarëve dhe ndoshta kjo kërkesë shumë e pakëndshme, e cila është në kundërshtim me interesat sërbe dhe që Sërbia nuk mund t’a pranojë ndoshta do të shkojë në planin e dytë”, ka thënë Sretenoviq.

Parashikimet dhe mungesat

Nga ana tjetër historiani francez dhe profesor i gjeopolitikës në Universitetin e Versajës Aleksis Trud në bisedë për Kosovo Onlajn rezultatet zgjedhore i vlerëson si “moment jashtëzakonisht me rëndësi historike për Francën” pasi ato do të reflektojnë dhe në qëndrimin e palëkundur të deritashëm ndaj Sërbisë dhe Kosovës.

“Deri para disa vitesh, të gjitha partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe veçanërisht Partia Konservatore e djathtë, ishin strikt për shqiptarët. Kanë patur deputetë si Olivie Dozhon që më herët ka punuar për Kushnerin. Ata njerëz ishin rreptësisht të vendosur ndaj shqiptarëve. Kujtojmë edhe Kushnerin, Levin, të majtët... Ato parti që qeverisën Francën për më shumë se 30 vite, tani janë parti shumë të vogla. Dhe tek të djathtët e Tubimit Nacional të Marin Lë Pen dhe tek të majtët e Frontit të Ri Popullor të Zhan-Lik Melanshon janë shumë më të përkushtuar ndaj sërbëve. Marin Lë Pen bisedoi me Vuçiqin dhe Dodikun në Paris. Partia e Melanshonit është rreptësisht pro Rusisë, anti NATO dhe i njohin shumë mirë temat ballkanike dhe janë mirë të orjentuar ndaj sërbëve”, ka thënë Trud.

Përse nuk e përjashton mundësinë e çnjohjes franceze të Kosovës.

“Mendoj se për herë të parë pas 25 vitesh nga bombardimet e NATO që ndonjë lider i ri të jetë shumë kundër njohjes kosovare”, thotë Trud.

Njëkohësisht duhet të priten ndryshime si në politikën e brendshme franceze ashtu dhe në të jashtmen.

“Në njërën anë, zgjedhjet dëshmuan se do të ketë ndonjë lloj bllokade të reformave në Francë arsimit, politikës së emigracionit dhe politikës mbarësociale apo politikës së pensioneve. Ndërsa nga ana tjetër, mendoj se rezultatet e zgjedhjeve do të zhbllokojnë, do të çelin epokë të re në skenën ndërkombëtare. Pavarësisht nëse qeveria formohet nga Tubimi Nacional apo Fronti i Ri Popullor, të cilët diskutojnë për çështje të brendshme, kanë të njëjtin këndvështrim ndaj Rusisë, Kinës dhe rendit të ri botëror. Mund të presim politikë të re që do t'i japë Francës rol më të mirë në skenën ndërkombëtare dhe shpresoj se do t'i japë Sërbisë më shumë mundësi për t'u afruar me Francën” vlerëson Trud.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve e cilëson me faktin se për herë të parë partitë e mëdha humbën atë status në parlament dhe se kjo nuk ka ndodhur qysh nga koha e Sharl Dë Gol.

“Asnjë parti nuk ka arritur shumicën çka deri më tani nuk ka ndodhur në Francë. Që nga Dë Goli në vitin 1958 çdo herë fitojnë partitë e mëdha. Për herë të parë, ato nuk kanë shumicë dhe çfarëdo qeverie të zgjedhë presidenti, ato do të ketë vështirësi të mëdha të qeverisin Francën”, thotë Trud.

Ky i fundit thotë se rezultatet zgjedhore ishin tërësisht surprizuese, por edhe fakti që institucionet që merren me vlerësime-për të parën herë në historinë e këtij vendi-gabuan me analizat e tyre.

“Të gjitha sondazhet thanë, veçanërisht midis raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve, se Tubimi Nacional partia e Marin Lë Pen, do të kishte 200-220 deputetë. Rezultati është shumë më i paktë pasi ata morën rreth 150 çka është shumë mirë për ta sepse dyfishuan numrin e deputetëve të tyre. Kjo në sondazhet e opinionit në Francë nuk ka ndodhur kurrë që të bëhet gabim i tillë në projeksione”, thekson Trud.

Pesë skenare

Kryetari i Shoqërisë “Të gjithë sërbët në Paris” Sasha Peshiq vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Francë treguan shkallën e ndasisë së shoqërisë dhe se pesë skenarë janë për formimin e qeverisë së re por dhe që Franca me shumë gjasa nuk do të ndryshojë politikën e vet ndaj Sërbisë.

“Këto zgjedhje parlamentare treguan edhe një herë ndasinë e shoqërisë franceze. Pas ndasisë etnike e sociale shikojmë që Franca është e ndarë në tri blloqe. Një bllok me presidentin Emanuel Makron, tjetri është blloku majtist dhe koalicioni i rrymës së majtë dhe i treti Tubimi Nacional. Janë pak të papritshme rezultatet duke ditur se të gjitha projeksionet dhe sondimet flisnin se Tubimi Nacional do të merrte numrin më të madh të votave. Ky është rezultat i heshtjes mbështetëse mes Emanuel Makron dhe qendrës së Majtë”, thotë Peshiq për Kosovo onlajn.

Ai tha se janë gjithësej pesë skenarë në të cilat mund të shkohet deri në formimin e re të qeverisë së Francës.

“Skenari i parë është që Fronti Kombëtar që fitoi numrin më të madh të votave pavarësisht se nuk ka shumicën absolute të formojë qeverinë. Skenari i dytë është që Emanuel Makron dhe partia e tij të formojë qeverinë e pakicës nën mbështetjen e Republikanëve. Skenari i tretë është që Makron, sikurse Gjermania, të formojë qeveri me Republikanët dhe Socialistët që janë në Frontin Poopullor, por atë e rritën si politikan sepse ishte në qeverinë e Holande ministër i ekonomisë. Skenari i katërt është që të kemi qeveri teknike e cila do të vazhdojë mandatin dhe skenari i fundit është që Franca të hyjë në krizë institucionale ku mund të kalojë në shpalljen e zgjedhjeve të reja brenda një afati të parashikueshëm kohor”, thotë Peshiq.

Në rast se në pushtet do të qëndrojë partia e presidentit Emanuel Makron nuk pritet ndryshim të politikës ndaj Sërbisë.

“Franca nuk do të ndryshojë radikalisht politikën në lidhje me Sërbinë. Nëse do të kishte të paktën shumicë relative Tubimi Nacional me gjasa disa gjëra do të ndryshonin ndoshta jo radikalisht dhe jo në të ardhme të parashikueshme. Dimë se në Tubimin Nacional tashmë kemi disa politikanë të shquar me origjinë sërbe, Aleksandar Nikolliq, Stefan Millosheviq dhe Andrea Kotarac. Ata fatkeqësisht nuk arritën në raundin e dytë të fitonin vendin e deputetit. Megjithatë nga krahu i majtë kemi Melanshon i cili vitet e fundit veçanërisht në vitin 2018 foli sesi Kosova nuk është histori e mbyllur dhe që ajo është pjesë përbërëse e Sërbisë”, thekson Peshiq.