A është kërcënimi i Kurtit ndaj Listës Serbe hyrje në një krize edhe më të madhe në veri?

Aljbin Kurti
Burim: Reporteri

Prej kohësh dihet se Lista Serbe është gjemb në këmbë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por kërcënimin e hapur të djeshëm që ai ia dërgoi asaj partie nga Brukseli, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesit evropianë në dialog, kanë ekspozuar politikën e tij për hedhjen e vazhdueshme të benzinës në zjarr, thonë bashkëbiseduesit e Kosovo online. Ata vlerësojnë se kjo është një formë tjetër e presionit ndaj serbëve, por edhe se një deklaratë e tillë tregon se Kurti nuk është në dijeni të qëndrimit aktual të Kosovës.

Duke thënë se nuk do të kërkojë dorëheqje nga kryetarët e komunave në veri për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, Albin Kurti tha dje në Bruksel se ata që u larguan nga institucionet tani nuk mund të flasin për dorëheqje. Ai shkoi një hap më tej duke përdorur fjalorin e kërcënimeve.

“Njerëzit e Listës Serbe do të vuajnë dhe do ta paguajnë gabimin që kanë bërë. Serbët që janë integruar jetojnë mirë. Ata që nuk janë, jetojnë keq”, tha ai.

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Qendra për përfaqesimin e kulturës demokratike” nga Mitrovica e Veriut, fjalët e Kurtit i konsideron të turpshme.

“Deklarata e Kurtit për listën Serbe është një formë tjetër presioni dhe është turp që kryeministri thotë diçka të tillë. Lista Serbe është një parti që është pjesë e sistemit të Kosovës dhe nuk e kuptoj pse dikush duhet të kërcënohet se ata do të "paguajnë" për diçka. Mendoj se disa gjëra duhet t'i vendosim në rrugën e duhur sepse kjo sjellje është turp, para së gjithash, nga kryeministri Kurti ndaj një partie, e cila është partia më e madhe e pakicës në Kosovë”, tha Radakoviq për Kosovo online.

Juristi Millan Antonijeviq thotë për portalin tonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me mesazhin se personat e Listës Serbe “do të vuajnë dhe do ta paguajnë gabimin që kanë bërë”, ka treguar se nuk e sheh gjendjen aktuale të Kosovës, dhe se durimi i Evropës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbaron.

""Kujtesa" dhe "kthimi" nuk janë fjalë që u lejuan t'i përdorte ndonjë nga shtetarët në rajonin tonë. Për 30 vjet kemi pasur shumë 'kujtesat' dhe 'kthimet' dhe Evropa nuk do ta tolerojë këtë. Deklaratat e tilla flasin më shumë për faktin se Kurti nuk e sheh situatën aktuale të Kosovës dhe se nuk e sheh se durimi i partnerëve evropianë dhe partnerëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vërtet duke u mbaruar”, thotë Antonijeviq.

Ai kujton se zgjedhjet në SHBA janë në prag, të cilat sipas vlerësimit të tij mund ta vendosin edhe më tej Kosovën në pozitë më pak të favorshme, veçanërisht nëse shmangia kokëfortë e detyrimeve të marra vazhdon.

“Të gjitha këto flasin për mendjelehtësi dhe papjekuri për politikën e jashtme dhe këtë e dëshmojnë edhe disa deklarata të tjera, përdorimi i gjërave që kanë ndodhur në botë për të larguar vëmendjen dhe përhapjen e urrejtjes ndaj serbëve dhe çfarë ka bërë Albin Kurti në javët e fundit. Me gjithë këto incidente dhe sjelljet e Policisë së Kosovës, mendoj se serbët në Kosovë duhet ta dinë se paqja dhe siguria e tyre po mbrohet në Bruksel gjatë dialogut dhe se KFOR-i është në anën e paqes. Të gjitha incidentet që kanë ndodhur janë të regjistruara shumë mirë dhe shpresoj që shumë prej tyre do të kenë epilog në gjykatë dhe të shohim se tejkalimi i autorizimeve të Policisë së Kosovës është i papranueshëm, se do të shohim tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veri të Kosovës. Bunkerët dhe gjithçka që flet për militarizimin e shoqërisë, nuk është shoqëri që mund të hyjë në Bashkimin Evropian”, thotë Antonijeviq.

Për sa i përket rrezikut të përshkallëzimeve të reja dhe persekutimit të serbëve pas kërcënimeve të fundit të Kurtit, bashkëbiseduesi ynë thotë se beson në aftësinë e KFOR-it, BE-së dhe SHBA-së për të mbrojtur çdo familje në Kosovë.

“Të gjitha këto deklarata mund të kenë për qëllim që të detyrojnë një familje tjetër të largohet nga Kosova pas leximit të deklaratave të tilla. Por unë gjithashtu besoj në KFOR-in dhe në aftësinë e BE-së dhe partnerëve nga SHBA-të për të mbrojtur çdo familje dhe se do të ketë një klimë në të cilën do të kthehen të gjithë ata që vendosën të largohen nga veriu i Kosovës dhe enklavat për shkak të presionit, dhe se kjo është diçka që do ta shohim në vitet e ardhshme dhe jo deklarata si kjo”, thotë Antonijeviq.

Sipas mendimit të tij, dialogu do të vazhdojë pavarësisht deklaratave të ashpra të Kurtit dhe faktit që i hedh benzinë zjarrit. Siç tregon ai, dialogu ekziston ndërmjet Serbisë dhe ndërmjetësve evropianë, mes Serbisë dhe SHBA-së, dhe kjo është e mjaftueshme për momentin.

“Fakti që Kurti nuk dëshiron të respektojë atë që është nënshkruar nga Kosova 10 vite më parë, flet për mungesë serioziteti dhe diçka që nuk është shumë e zakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai flet për mosrespektimin e zotimeve që janë bërë prej kohësh, e mbi të gjitha e kam fjalën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, për të cilën partnerët amerikanë dhe të BE-së insistojnë çdo herë. Kjo është shumë e mirë për palën serbe dhe për të gjithë ata që, përkundër të gjitha atyre kushteve të vështira dhe fjalëve që nuk ju tregojnë mirëseardhje dhe një marrëdhënie që do të garantonte paqen në Kosovë, dhe ato fjalë vijnë në radhë të parë nga Albin Kurti, për ata që besojnë në dialog dhe të cilët, përkundër kësaj, duan të marrin lajme nga Brukseli se është formuar BKS. Serbia ka një qëndrim konstruktiv ndaj dialogut dhe këtë e pranojnë edhe partnerët ndërkombëtarë dhe më duket se po përfitojmë. Durimi dhe pjekuria në politikën e jashtme është domethënëse dhe tregon se asgjë nuk është e garantuar, por se është e mundur që disa partnerë, të cilët besoj se publiku ynë nuk mendon se janë në anën tonë, të jenë në anën tonë jo vetëm të Serbisë, por në anën e dialogut, të cilin ata e theksojnë qartë çdo herë”, thotë Antonijeviq.

Ai gjithashtu shton se sado që Kurti të përpiqet t'i prezantojë publikut të tij se nuk do të ketë zgjedhje në veri, se do të vijë deri te kjo.

"Dhe shumë shpejt, për momentin dhe kur komuniteti serb pajtohet me të, se ka një periudhë të mjaftueshme për fushatë dhe për çdo gjë tjetër, sepse kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe flet për një proces që nuk është politik, por në të vërtetë është shpërdorim i të drejtave“, përfundon Antonijeviq.

Deputeti i Kosovës në Kuvendin e Sërbisë Lubomir Mariq ka thënë për Kosovo onlajn se Albin Kurti dje edhe një herë tjetër ka shfaqur fytyrën e tij të vërtetë dhe synimet e tij, duke theksuar se në fund ai “do t’a vuajë dhe paguajë” pasi siç tha "diktatori çizmet e të cilit kanë gjak sërb”.

“Ai shkoi në Bruksel dhe kësaj here qartë dhe direkt refuzoi propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve dhe deeskalimin e situatës, çka duhej të krijonte parakushtet për normalizimin e jetës për popullin sërb në Kosovë e Metohi, në katër komuna në veri. Ai në këtë mënyrë praktikisht e hodhi poshtë dialogun dhe do të doja të thoja i dha shuplakë bashkësisë ndërkombëtare”, beson Mariq.

Siç shton edhe as kjo nuk ishte e mjaftueshme, por menjëherë pas takimit para godinës përcolli kërcënim të drejtpërdrejt Listës Sërbe dhe popullit sërb se “do të vuajnë dhe do të paguajnë”.

“Kjo do të thotë se ai synon të vazhdojë pikërisht atë që ka bërë atë çfarë ka bërë deri më sot dhe kjo është të shtypë popullin sërb dhe të drejtat e tij e të derdhë gjak sërb. Mori përgjigje të shpejtë nga nënkryetari i Listës Sërbe Millan Radojiçiq të cilit i tha qartë se askush nuk zgjati ndër shekuj dhe askush pushtues nuk mundi të nënshtronte popullin sërb i cili është unik dhe i tillë do të mbetet. Dhe ne të gjithë qëndrojmë pas kësaj", tha Mariq.

Ai tregon se dje ka rezultuar se kërcënimet e Kurtit nuk ishin përralla boshe, sepse vetëm pak orë pas deklaratës së tij, policët rrahën dy të rinj sërbë në Graçanicë vetëm se përse kërkuan që dënimi të shkruhet në sërbisht që t’a kuptonin.

“Ata u rrahën brutalisht, u çuan në paraurgim dhe u tha se kishin sulmuar figurat zyrtare dhe kjo fill pas deklaratës së Albin Kurtit, ai tregoi në praktikë se si duken kërcënimet e tij. Mënyra e tij e deeskalimit është presion i mëtejshëm ndaj sërbëve, pasi ai dëshiron Kosovën e Metohinë pa popullin sërb”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Mariq rikujton se sërbët ende "akuzohen dhe burgosen padrejtësisht në kazamate dhe se të torturuarit presin të shikojnë dritën e ditës".

“Vazhdojmë të kemi prezencën e forcave policore në veri me armët tytëgjata, duke kontrolluar dhe keqtrajtuar popullin sërb. Duhet të krijohen parakushte për jetë normale, ndërsa Kurti dje bëri të kundërtën, shkoi në Bruksel, tha se nuk dëshiron dialog, se nuk dëshiron të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe, e tha direkt dhe haptazi. BKS është kusht i të gjitha kushteve për çfarëdolloj normalizimi dhe çfarëdolloj rrugë përpara në bashkëpunimin dhe pajtimin e dy popujve” tha Mariq.

Siç ka shtuar Kurti tha se dëshiron njohje, jo normalizim të marrëdhënieve dhe bashkëjetesë me sërbët.

"Ai dëshiron të veçojë ata që janë të gatshëm të shesin besimin për darkë dhe t'i paraqesin si mishërim të popullit sërb, çka nuk është dhe nuk do të jetë e vërtetë. Populli sërb është unik dhe i vendosur për të duruar dhe mbijetuar, për të treguar se nuk do t'i dorezohet asnje pushtuesi as ndonje diktature, pra as Albin Kurti dhe koha do t’a tregoje ne fund, e drejta do të marre të vetën. Do të vuajë dhe paguajë ai që është diktator, kush është xhelat dhe urrejtes çizmet e të cilit janë me gjak sërbi” tha Mariq.

Duke folur për veprimet e mëtejshme të sërbëve dhe Listës Sërbe në Kosovë, Mariq theksoi se beson se dhe bashkësia ndërkombëtare e ka të qartë se kush nuk dëshiron normalizimin e deeskalimit.  

"Komuniteti sërb duhet të jetë unik, të tregojë padrejtësinë, të apelojë tek bashkësia ndërkombëtare, të shpresojë tek e mira dhe ndryshimi. Ndoshta në një moment dhe populli shqiptar do t’a kuptojë se me Albin Kurtin asgjë e mirë nuk vjen. Ndoshta situata do të ndryshojë në këtë kontekst" ka thënë Mariq. 

Ai theksoi se sërbët shpresojnë se Bashkimi Europian mbi të gjitha pas zhvillimeve të djeshme të ndërmarrë ndonjë masë konkrete.  

"Kjo për të cilën po flasim prej muajsh, megjithatë duket se ishte e nevojshme pak më shumë kohë që faktori ndërkombëtar të kuptojë se tek Kurti nuk gjendet bashkëbisedues, ashtu sikurse ka në Beograd, e as në Bruksel. Ajo çka mundemi të presim janë masat e forta dhe eventualisht që Kurti t’i pranojë" beson Mariq. 

Megjithatë, bashkëbisedyesi ynë shton se përvoja e deritashme me Kurtin ka treguar se atij nuk i interesojnë masat dhe se ai ka vetëm një plan fillestar.  

"Beogradi dje erdhi me negociatorin kryesor presidentin Aleksandar Vuçiq me propozime konkrete për deeskalimin e situatës dhe ne si palë kemi qenë të gatshëm për të pranuar planin e BE, por Kurti këtë nuk e kërkoi dhe kësaj here ishte hera e parë që u tha se Sërbia, Beogradi dhe Aleksandar Vuçiq nuk janë fajtorë, veçse Kurti. Ai nuk dëshiron paqe, deeskalim, por dëshiron konflikt dhe nuk dëshiron të formojë BKS e cila rjedh prej marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015. E ka bërë të qartë se atij nuk i intereson kjo veçse njohja" ka theksuar Mariq.

Ai ka vlerësuar se takimi i djeshëm ishte i pasuksesshëm por tregoi se Beogradi bën gjithçka, ashtu sikurse populli sërb në Kosovë që situata të mos eskalojë dhe të ruhet paqja.

Mariq beson se rruga më e mirë drejt deesklimit në veri të komunave është që kryekomunarët dhe këshilltarët të dorëhiqen për të krijuar hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.  

"Bashkësia ndërkombëtare është ajo që duhet të tërhiqet nga veprime për ndërrimin e kryekomunarëve pasi rruga që ata parashikojnë përmes referendumit nuk është rrugë e drejtë pasi varet nga vendimi i atyre që nuk janë zgjedhës dhe e dyta kjo është rruga që nevojitet shumë kohë, ndërsa kohë nuk ka. Rruga e drejtë është që kryekomunarët dhe këshilltarët të dorëhiqen" përfundoi Mariq.