Gjithnjë e më shumë qenër endacak në veri të Kosovës-pronarët e papërgjegjshëm problem më i madh

pas
Burim: Kosovo Online

Prezenca e një numri të madh qensh endacakë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, Lleposaviqit dhe komunave të tjera në veri të Kosovës prej vitesh paraqet një nga problemet më të mëdha komunale dhe të sigurisë. Qytetarët përditë ndeshen në tufa qensh dhe disa kanë qenë viktima të kafshimit. Sesi të zgjidhet ky problem, është i nevojshëm veprim i përbashkët i institucioneve, pronarëve përgjegjës dhe qytetarëve, thonë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.

Ata pajtohen se problemi i qenve endacakë nuk mund të zgjidhet me veprime individuale, por me strategji afatgjatë që nënkupton pronësi të përgjegjshme, zbatimin konsistent të ligjit, sterilizimin dhe çipimin e qenve, si dhe bashkëpunimin e qeverisjen vendore, shërbimeve veterinare, institucioneve shëndetësore dhe shoqatave të mbrojtjes së kafshëve. Vetëm qasje e tillë mund të kontribuojë në siguri më të madhe të qytetarëve dhe qëndrim human ndaj kafshëve.

Veterineri Gjorgje Kragoviq beson se një nga shkaqet kryesore është pronësia e papërgjegjshme.

"Problemi më i madh është edukimi i pamjaftueshëm i pronarëve të qenve. Shpesh ndodh që pronarët, kur buçja mbetet e egër, hedhin atë dhe këlyshët në rrugë. Ndërsa kjo të mos ndryshojë, problemi i qenve endacakë nuk do të zgjidhet", tha Kragoviq.

Ky i fundit thekson se sterilizimi i subvencionuar apo falas i qenve të pronarëve, do të ndihmonte ndjeshëm, sepse kështu mund të ndalë fluksin e vazhdueshëm të qenve të rinj në rrugë.

Duke folur për sulmet, Kragoviq spegon se nuk janë qentë më të rrezikshëm ata që tregojnë hapur agresion nëpër rrugë.

"Më shpesh kafshojnë ata qenër që nuk sillen agresivisht. Këto kryesisht janë buçe me këlyshë që janë të frikësuara dhe përpiqen të mbrojnë këlyshët e tyre. Shpesh sulmojnë nga frika dhe jo nga agresioni", theksoi Kragoviq.

Ky i fundit shton se në Lleposaviq momentalisht nuk egziston program kapjesh dhe kujdesjesh për qentë problematikë, ndonëse disa qenër kanë sulmuar njerëz. 

Si zgjidhje afatgjatë, bën të ditur edukimin e pronarëve, sterilizimin, çipimin e tyre, si dhe ndërtimin e azilit për agresivët.

"Një çift riprodhues qensh në pesë vjet mund të çojë në më shumë se 60,000 pasardhës së bashku me brezat pasues. Ndaj sterilizimi është me rëndësi thelbësore", theksoi Kragoviq.

Ai apeloi tek qytetarët që gjatë temperaturave të larta të lënë ujë e ushqim qenërve endacakë sepse kështu kafshët do të jenë të qeta dhe më pak të prirura për konflikte.

Drejtuesja e Shërbimit të Urgjencës në Lleposaviq Ana Kostoviq thotë se qytetarët nga kafshimet e qenve shpesh kontaktojnë mjekët.

"Nga janari deri para gjashtë ditësh, kemi evidentuar 17 raste të kafshimeve të qenve në territorin e komunës. Më shpesh kanë të bëjnë me lëndime sipërfaqësore, por ka edhe raste të rënda që kërkojnë trajtim të mëtejshëm në QKS në Mitrovicën e Kosovës", tha Kostoviq.

Kjo e fundit spegon se ndihma e parë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

"Plaga duhet të lahet menjëherë me ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe sapun, e më pas të raportohet sa më parë në qendrën më të afërt shëndetësore. Pas trajtimit të plagës, pacientët përcillen tek kirurgu dhe epidemiologu, ku vlerësojnë nevojën për terapi ndaj tërbimit dhe tetanozit", tha Kostoviq.
 

Kjo e fundit veçanërisht paralajmëron për rrezikun nga infeksionet.

"Në pështymën e qenve ndodhen numër i madh bakteresh që mund të shkaktojnë infeksione serioze madje edhe nëse plaga nuk trajtohet në kohë", theksoi Kostoviq.

Sipas fjalëve të saj, kategoritë më të prekshme janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Si shembull, përmendi një pacient të moshuar onkologjik ku këtë vit pësoi kafshime të rënda dhe ndima mjekësore në kohë, ndoshta i shpëtuan jetën.

Problemin e braktisjes së qenve dhe sjelljes së tyre nga zona të tjera e thekson dhe Jelena Iliq nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve "Shapa" nga Mitrovica e Veriut.

Ajo thekson se zgjidhjet ligjore egzistojnë, por nuk zbatohen mjaftueshëm.

"Ligji është shkruar shumë mirë, por nuk zbatohet. Kemi pasur raste kur brenda natës në qytet janë shfaqur 20 apo 30 qen. Qytetarët dhe vullnetarët nuk mund të patrullojnë dhe të ndalojnë raste të tilla. Kjo është puna e policisë, sepse ligji parashikon dënime për braktisjen dhe zhvendosjen me forcë të kafshëve", tha Iliq.

Kjo e fundit shton se çipimi i detyrueshëm i të gjithë qenve të pronarëve do të lehtësonte gjetjen e pronarëve të papërgjegjshëm, por edhe dallimin mes qenve të braktisur nga ata të humbur.

Duke folur për idenë e ndërtimit të azilit, Iliq beson se kjo nuk është zgjidhje e përhershme.

"Nëse do t'i largonim sot të 400 qentë nga rrugët e Mitrovicës Veriore, shumë shpejt vendin e tyre do t’a zinin qentë e rinj, të pasterilizuar. Modeli më human dhe më efikas është sterilizimi, kastrimi, vaksinimi ndaj tërbimit, trajtimi kundër parazitëve dhe kthimi i qenit në territorin nga i cili është marrë, çka funksionon me sukses në shumë vende europiane", spegoi Iliq.

Sipas fjalëve të saj, pavarësisht shumë viteve pune nga vullnetarët, numri i qenve nëpër rrugë nuk pakësohet për shkak të braktisjes së vazhdueshme të kafshëve të reja.

"Problemi më i madh nuk janë qentë rrugaçë, por pronarët e papërgjegjshëm. Për sa kohë që njerëzit hedhin këlyshët e padëshiruar dhe qentë e rritur, do të kemi të njëjtin problem pavarësisht të gjitha veprimeve sterilizuese", tha Iliq.