Kosova dhe Këshilli i Europës: Raund i pasuksesshëm, çfarë i’u përcoll Prishtinës?

Parlamentarna skupština Saveta Evrope
Burim: coe.int

Vendimi i anëtarëve të Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në të cilën u hoq nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës që të fitonte statusin e të ftuarit special të APKE në Prishtinë është shoqëruar me komente kontradiktore nga ajo që fjala është për mossukses diplomatik serioz deri tek sigurimi i përfaqësuesve të Vetëvendosjes se anëtarësimi i Kosovës në KE është “proces i pandalshëm”. Nga Beogradi, zhvillimi i djeshëm në Paris shikohet si konfirmim se diplomacia sërbe punon mirë por dhe si mesazh Prishtinës se shkelja e të drejtave të sërbëve nuk kalon “poshtë radarit”.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Si e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kosova vazhdon të mos ketë të drejtën e votës, por që dje sikur t’a kishte marrë atë status, do të mund të krenohej që ishte njohur në rang shteti sepse ky status u dedikohet parlamenteve të “shteteve që kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës”.

Pavarësisht nga ajo se çfarë do të thoshte për Prishtinën më së shumti anëtarësimi i plotë në KE, fakti që për heqjen nga axhenda e kërkesës kosovare për të marrë trajtim të veçantë të të ftuarit të APKE votuan dhe dhjetë deputetë nga tetë vende që e njohin Kosovën, shkaktoi shqetësim shtesë.

Deputetja e PDK Ariana Musliu-Shoshi, e cila dje ishte në delegacionin kosovar në APKE tha se ka pasur zhvillim të papritur që nuk ishte parashikuar as në grupet politike të KE dhe as si mundësi.

“Kjo situatë tregon nevojën që duhet të mobilizohemi si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë dhe të bëjmë strategji të qartë që do të siguronte realizimin e prioriteteve dhe axhendës sonë në arenën ndërkombëtare” tha Musliu-Shoshi.

Sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, heqja e kërkesës së Kosovës nga rendi i ditës paraqet, mossukses serioz diplomatik, e veçanërisht shqetësuese sikurse beson atë që deputetët e Gjermanisë si vend që është një prej aleatëve kryesorë të Prishtinës, gjenden mes tyre ata që nuk e mbështetën këtë kërkesë.

Gërxhaliu tha se ky mossukses duhet të jetë “thirrje për zgjim” për politikanët kosovarë dhe sinjal se është i domosdhoshëm “depolitizimi i diplomacisë”.

Ndonëse beson se Kosova sot është larg Këshillit të Europës, funksionerja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, pohon se Kosova patjetër do të bëhet anëtare e kësaj organizate dhe se ky është proces i pandalshëm.

Gjithësesi, mes anëtarëve të Komitetit Politik të APKE që votuan pro heqjen nga rendi i ditës së kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit të të ftuarit special nga vendet që e njohin Kosovën, kanë qenë deputetë nga Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Austria, Suedia, Portugalia, Italia dhe Lituania, ndërsa nga deputetët e vendeve që nuk e njohin, votën e tyre pro e kanë dhënë parlamentarë nga Spanja, Rumania, Qipro, Sërbia dhe B&H.

Juristi Millan Antonijeviq thotë për Kosovo Onlajn se parlamentarët brenda Këshillit të Europës e shikojnë mjaft mirë situatën momentale, pra që Kosova nuk ka përmbushur ato pjesë të marrëveshjes që duheshin përmbushur para së gjithash për Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe me votën në Komitetin Politik të APKE dëshironin t’i përcillnin para së gjithash mesazh politik se Kosova duhet të ndryshojë politikën e vet ndaj pakicave dhe se duhet të përmbushë detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit.

Rezultatet e këtij votimi treguan në atë që vendet të cilat nuk ishin më parë pro qëndrimit të Sërbisë, tashmë po ndryshojnë qëndrim.

“Para së gjithash e kam fjalën për Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe tek ndonjë tjetër që e ka njohur Kosovën parlamentarët e të cilës kanë ndryshuar qëndrim. Kur kësaj i shtojmë edhe ato vende brenda Këshillit të Europës që nuk e kanë njohur Kosovën, kjo jep pamje paksa më ndryshe në raport me atë se çfarë janë pritshmëritë nga Prishtina. Kjo është gjithashtu formë e fortë presioni ndaj Prishtinës që të përmbushë detyrimet që ka, që të mos politizojë çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, por për t’a bërë prioritet real për qeverinë e Prishtinës, çka në këtë moment nuk është e dukshme. Egzistojnë seri  incidentesh që raportohen dhe parlamentarët brenda Këshillit të Europës rreth kësaj janë të vetëdijshëm. Vetë Këshilli i Europës ka pasur gjithashtu analiza që kanë të bëjnë me gjendjen e të drejtave të njeriut, incidentet, lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe gjithçka që ne në Beograd dhe në mbarë rajonin e shohim dhe e dënojmë shumë qartë” ka thënë Antonijeviq.

Ky i fundit thotë se është jo mirënjohëse që të jepen vlerësime nëse qëndrimi i shumicës së djeshme të jetë indikator sesi do të votohet në Komitetin e Ministrave të KE nëse në rendin e ditës së saj do të jetë pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate,  

“Diplomacia jonë punon në paraqitjen e pamjes së qartë të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mundësisë që të bëhet ndonjë hap. Anëtarësia në Këshillin e Europës do të ishte hap me të vërtetë tepër i madh veçanërisht ndërsa statusi nuk është zgjidhur në asnjë lloj mënyre. Domethënë, fill pas marrëveshjes gjithëpërfshirëse mund të hyhet në disa konsiderata të mëtejshme. Në këtë moment jemi shumë larg nga çdo gjë që i ngjan marrëveshjes gjithëpërfshirëse, mbrojtjes së plotë të të drejtave të pakicave të komunitetit sërb dhe e gjithë kjo është prioritet i Sërbisë, prej të cilës sigurisht që nuk do të hiqet dorë” thotë Antonijeviq.

Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën sikurse thekson, janë aleatë të mëdhenj të Sërbisë brenda Këshillit të Europës dhe kjo do të ngelet dhe nga interesat e veta dhe si rjedhojë e mëbështetjes që i japin Sërbisë.   

“Shikojmë se ka me të vërtetë mjaft hapa që Prishtina nuk mundet t’i kontrollojë dhe që flasin rreth asaj që nuk egziston qëndrim unik i Këshillit të Europës dhe se ata merren me ato

që është qëllimi i tyre parësor, çka është mbrojtja e të drejtave të njeriut e kështu marrin dhe vendimet” vlerësoi ai.

Heqjen e kërkesës së Kosovës nga rendi i ditës së Komitetit Politik të APKE sipas opinionit të Sërgjan Baracit nga Qendra për Stabilitet Shoqëror, është mesazh që diplomacia sërbe punon mirë por dhe mesazh serioz ndaj elitave politike në Kosovë se nuk kaloi “nën radarë” ajo çka bërën periudhën e kaluar.

“Ky është mesazh që Sërbia mundi të komunikojë se çfarë po ndodh me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, duke pasur parasysh se pikërisht KE lindi me synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracisë. Mendoj se ky ishte mesazh serioz për elitat politike në hapësirën e K&M se gjithçka që ata bënë periudhën e kaluar nuk kaloi nën radar dhe se nuk u errësua nga ideja e tyre politike e çlirimit që ata kishin promovuar prej vitesh dhe nën maskën e asaj ideje të çlirimit, shkelën të gjitha të drejtat dhe vlerat e tjera fundamentale tek të cilat prehet ky shtet dhe atëherë duhet të themi se këta deputetë ende vijnë nga parti të caktuara”, tha Barac për Kosovo Onlajn.

Ai shton se ky është sinjal pozitiv nga Europa por dhe që Sërbia nuk mund të jetë e qetë por duhet që përditë të punojë që të mbajë këtë pamje në bashkësinë ndërkombëtare.

“Tablloja është e madhe, ndërsa ne jemi vende të vogla në këtë tabllo të madhe. Ne vendet e vogla duhet të insistojmë në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave, demokracinë e para së gjithash ekskluzivisht sundimin e ligjit. Duke patur parasysh këtë, atëherë na duhet të themi se në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë kjo nuk respektohet kund dhe që ne kërkojmë mbështetjen e lojtarëve të mëdhenj” konkludoi ai.

Duke komentuar rezultatin e djeshëm në APKE, analisti Blerim Burjani nga Prishtina thotë për Kosovo onlajn se anëtarësia në Këshillin e Europës nuk është gjë prioritare e Kosovës dhe për të flitet prej kohësh.

“Do të ishte ideale që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare, pengesat egzistojnë, por KE prej shumë kohësh nuk përmendet dhe tashmë kjo nuk është çështje e rëndësishme për Kosovën. Kosova i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim dhe fakti që nuk është pjesë e KE më së shumti ndikon tek qytetarët, si tek shqiptarët dhe tek sërbët” ka thënë Burjani.

Ky i fundit tha se Kosova në këtë moment ka çështje më të rëndësishme për të zgjidhur, sikurse është formimi i qeverisë së re.

“Tashmë për Kosovën më e rëndësishme është formimi i qeverisë së re. Egziston inati mes pozitës dhe opozitës. Vetvendosja ende shpreson që do të formojë qeverinë në koalicion me pakicat josërbe dhe me Nismën, e kështu për tani anëtarësia në KE nuk është në axhendën e Kosovës” ka theksuar ai.

Ndërkohë për heqjen e kërkesës së Kosovës nga rendi i ditës së Komitetit Politik kanë qenë 21 deputetë, ndërsa dhjetë kanë qenë që ajo të ngelej në axhendë. Disa nga anëtarët e Komitetit me më shumë se 80 deputetë, kanë qenë abstenues, ndërsa të tjerë nuk kanë qenë në sallë kur votohej. A do të gjendet kërkesa e Prishtinës në takimin e prillit të këtij komiteti, ngelet për t’u parë e deri atëherë Kosova ngelet në statudin e “delegacionit tjetër” në APKE.