Kurti nuk tërhiqet nga ideja për të qënë "lider" i të gjithë shqiptarëve në Ballkan
Pjesmarrja e Vetvendosjes në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut nuk do të sjellë asgjë të mirë veçse është politikë populiste e Albin Kurtit çka pajtohen të gjithë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.
Vetvendosja e „shkaktoi“ këtë edhe në Shqipërinë e kryeministrit aktual Edi Rama dhe kjo tentativë dështoi pa lavdi.
Në një moment Kurti madje "u përzie“ dhe në zgjedhjet në Zvicër duke mbështetur haptazi një opsion politik, të njëjtën gjë bëri edhe në zgjedhjet në Sërbi, ndërsa tani radha i erdhi Maqedonisë së Veriut.
Vetvendosja prej fillimit ka ambicie të gjerë nga pavarësia kosovare, beson sociologu Vlladimir Vulletiq, duke komentuar angazhimin e kësaj lëvizjeje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Pavarësia kosovare thotë ai, është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare, ashtu sikurse Kurti e mendon.
Shtet kombëtar homogjen që përfshin të gjithë shqiptarët është një prej qëllimeve të pafshehura të Kurtit dhe Vetvendosjes, thotë Vulletiq duke kujtuar se kjo është mënyrë e zgjidhjes së çështjes kombëtare siç ka vlejtur në shekullin XIX.
“Derisa rendi ndërkombëtar është i tillë, me këtë asgjë nuk mund të bëhet. Por kur shikojmë se po vjen koha kur mbarë rendi global po testohet, kur vijnë deri tek tensionet dhe konflikte në pjesë të ndryshme të botës, kjo do të mund të ndizte tensione serioze dhe ky nuk është më problemi i Sërbisë dhe Kosovës, atëherë ky është edhe i Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë...Kjo pastaj në njëfarë mënyre homogjenizon jo vetëm shqiptarët, por të gjithë ata që do të kërcënoheshin nga një politikë e tillë e Kurtit”, thotë Vulletiq.
Ky i fundit shton se tentativa për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut ishte sinjal i qartë dhe për qeveritë e tjera në rajon dhe paralajmërim se ky nuk është fundi i ambicieve të Kurtit.
Megjithatë, thotë Vulletiq, Kurti në këtë mënyrë mbi të gjitha, tenton të forcojë pozitën e vet karshi Beogradit.
“Mesazhi i tij është se nëse nuk na lejoni apo nuk na ndihmoni t‘a zgjidhim menjëherë çështjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë do t’i vëmë zjarrin mbarë Ballkanit” ka speguar Vulletiq.
Ky i fundit kujton se edhe në ish-Jugosllavi, Kosova ishte kapsula fillestare pas së cilës u zgjuan orekset nëpër republikat e tjera.
Tani, paralajmëron ai, zgjerimi i "çështjes shqiptare" në mbarë Ballkanin, mund të ndikojë në sigurinë e mbarë rajonit.
Kryetari i Këshillit Euroatlantik në Maqedoninë e Veriut Ismet Ramadani ka thënë se nuk shikon se çfarë të mire dhe të re do t’i sillte komunitetit shqiptar pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke qenë se partitë shqiptare në këtë shtet janë të shumë mirënjohura me vlerat parlamentare dhe institucionale, si dhe me interesat dhe afinitetet e qytetarëve.
Ramadani thotë se Vetëvendosja duhet të merret më shumë me problemet e brendshme në Kosovë, sesa të përhapë politikë populiste në rajon.
"Nuk e di cili është qëllimi i tyre, por qëllimi nuk është tamam i mirë. Mendoj se nuk e kanë llogaritur tamam se në Maqedoninë e Veriut partitë shqiptare janë aq të vendosura, të rafinuara institucionalisht, i dinë gjërat aq mirë, madje në disa fusha kanë rezultate të lakmueshme, në raport me pozitën e shqiptarëve dhe e dinë kuptimin e veprimit institucional. Po të isha unë në vendin e këtyre partive që operojnë tek ne, mendoj se ato jo vetëm që nuk kanë nevojë, por nuk mund të mësojnë asgjë të re në vend nga eksponentët e tyre apo zotit Kurti dhe partiakëve të tij”, tha Ramadani.
Ky i fundit shprehu keqkuptim në atë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të arrijë përmes politikës populiste.
“Populizmi përgjithësisht nuk vlerësohet, as nga vendet perëndimore dhe euroatlantike, nuk është as standart apo kriter që të mund të përshëndetet nga ata që janë parti politike progresive, pavarësisht se cilit bllok i përkasin të majtë apo të djathtë. Mendoj se është gabim i partive opozitare që presin të përvetësojnë meritat e të tjerëve, sepse realisht nuk ka nevojë. Njerëzit që shikoj përreth tyre, pasi i njoh, janë shumë më të gatshëm dhe të arsimuar politikisht, sesa nga ata që janë eksponentë apo njerëz që ofrojnë t'i ndihmojnë gjoja si opozitë, në atë garë me partinë e Ali Ahmetit, pra BDI. Nëse këta eksponentë i krahasojmë si personalitete, ata janë larg famës, pra autoritetit që ka lideri i BDI Ali Ahmeti, kështu që me të vërtetë nuk ka nevojë nga kjo” vlerësoi ai.
Ai beson se politika populiste nuk është konkrete, progresive, e pranueshme dhe e mirë për qytetarët.
Për këtë siç thotë, Kurti së pari duhet të bëjë gjithçka në qeverinë e vet që të ketë pozita që duhet të jenë të suksesshëm për të, pavarësisht nëse kanë lidhje në raportet e interesave të brendshme apo të jashtme të Kosovës.
“Pasi duhet të kuptohemi, se nëse krahasojmë anëtarët e qeverisë së tij dhe anëtarët e qeverisë nga partitë shqiptare, mendoj se mund të them me shumë kompetencë se ministrat tanë këtu që punojnë në qeverinë tonë, janë më të gatshëm të kryejnë institucionalisht detyrat e tyre. Nëse mendon se do të inkurajojë diçka më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, mendoj se ka shumë punë për të bërë në Kosovë”, tha Ramadani.
Partitë opozitare nga Maqedonia e Veriut, thotë ai, mund t‘u paraqiten qytetarëve me ide, me mundësi, me qëndrime kategorike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Sipas tij, liderët e partive opozitare kanë përvojë në drejtimin e institucioneve, pavarësisht nëse janë kryekomunarë apo janë në Parlament.
Të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, thekson ai, janë parti parlamentare dhe kanë përvojë në institucione.
“Do të thosha se ata madje mund të ndihmojnë edhe anëtarët e qeverisë apo partisë së Kurtit në situata të caktuara. Siç po i shikoj gjërat, këto standarde apo kritere janë shumë më të zhvilluara mes partive shqiptare këtu, pavarësisht nëse janë në pozitë apo në opozitë, sesa në qeverinë e Kurtit”, ka theksuar Ramadani.
Megjithatë, ai shton se gjithmonë ka parti opozitare dhe qytetarë opozitarë që nuk janë të kënaqur me disa gjëra, qoftë lufta kundër krimit apo në infrastrukturë, arsim, shëndetësi e shumë segmente të tjera.
“Megjithatë, nuk besoj se këtu egziston shumicë qytetarësh, të themi shqiptarë, të cilëve u nevojiten këshilla apo udhëzime nga eksponentët e Vetëvendosjes, pra nga partia e Kurtit, sesi të sillemi politikisht dhe institucionalisht për problemet dhe nevojat e përditshme të qytetarëve. Ka madje njerëz edhe në partitë opozitare që mendojnë se me emrin e Albin Kurtit mund të fitojnë më shumë vota nga ata që janë të zhgënjyer këtu dhe për të cilët Kurti është idol me veprimet e tij. Dhe do të thosha se kur ishte në opozitë, por edhe tani në veprimtarinë e tij politike, vendin e e zë ajo mënyrë e të vepruari autoritarist e populist”, përmbylli Ramadani.
nalisti dhe kryeredaktori i Televizionit News 24 Agim Baçi vlerëson dhe komenton pjesmarrjen e vetvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut se kjo lëvizje mund të ketë format politik dhe peshë vetëm në Kosovë dhe se nuk ka asnjë ndikim në proceset zgjedhiore në vendet fqinje.
Baçi beson se ardhja në pushtet e Vetvendosjes në Kosovë, vendeve të rajonit mund t‘u shërbejë vetëm si shembull, por jo që të ketë domethënie kur është fjala rreth çështjeve të brendshme.
"Kurti ishte i kujdesshëm dhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por mendoj se Vetvendosja ka format politik të fortë vetëm në Kosovë, ndërsa në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut madje dhe në Mal të Zi është pa ndikim. Në këto vende ka egzistuar tendenca për të përsëritur atë që bëri Kurti në Kosovë, sepse aktivitetet politike të Kurtit, qëndrimet dhe disa ide të tij, janë ato çfarë e sollën Vetëvendosjen në pushtet. Ky mund të jetë frymëzim për ata që janë kundër klasës aktuale politike në Shqipëri apo Maqedoni dhe që kërkojnë ndryshimin e kësaj klase politike. Ata e shikojnë Vetëvendosjen si model, por ajo që ndodhi në Kosovë është rezultat i një situate krejtësisht tjetër”, tha Baçi.
Ky i fundit thekson se imitimi i ardhjes në pushtet i Vetvendosjes nuk është rrugë e mirë dhe nuk do të japë rezultate në ndonjë vend tjetër të rajonit. Kryeministri Albin Kurti është në pushtet, kujtoj, erdhi falë idesë së 'Shqipërisë së Madhe' dhe axhendës se çfarë pranoi dhe çfarë nuk pranoi nga marrëveshja me Sërbinë.
Megjithatë tani, vëren ai, në diferencën e ngushtë politike, duke qenë se është i detyruar të pranojë atë që kundërshtoi ashpër dhe falë të cilit erdhi në pushtet-BKS.
“Imitimi nuk mund të japë rezultate të forta, të mira dhe të ngjashme, të cilat i ka arritur Kurti në Kosovë. Lëvizja politike për të qenë e suksesshme duhet të bazohet në ide të forta, ndërsa Kurti i kishte ato ide të forta rreth ardhshmërisë së raporteve me Shqipërinë dhe me Sërbinë. Kjo ka lidhje me qasjen e tij ndaj marrëveshjeve me Sërbinë, në raport me atë që duhet të pranojë apo jo. Sot është kryeministër i Kosovës me vështirësi të mëdha, veçanërisht për shkak të Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe. Kurti këtë çështje e kishte si premtim politik gjatë zgjedhjeve se nuk do ta pranonte kurrë Bashkësinë, por sot kemi tërheqje nga kjo, pasi këtë çështje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Duhet të kemi parasysh që lëvizjet populiste në përgjithësi kur vijnë në pushtet, ndryshojnë shumë ligje ose nuk i njohin atot” theksoi Baçi.
Ky i fundit vlerëson se Sërbia mund t‘a shikojë çështjen e shtrirjes së Vetëvendosjes si rrezik për të ardhmen, duke theksuar se qëndrimi i vet është krejtësisht i kundërt.
Konstaton se ideja për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë është e fortë dhe e solli Kurtin në pushtet, por rreth kësaj ideje, askush nuk flet më madje as në Kosovë.
„Normalisht që pres që Sërbia t’a ndjekë nga afër çdo gjë që ka lidhje me ndryshim të mundshëm të kufijve, çka mund të propagandohet nga shumë politikanë shqiptarë, por Tirana zyrtare është treguar shumë e kujdesshme për këtë çështje. Flas për mazhorancën, por edhe për opozitën. E njëjta gjë po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku nuk ka politikanë që japin deklarata për ndryshimin e kufijve. Kjo është diçka që duhet diskutuar, ide e fuqishme që mund të vendosë shumë për të ardhmen e forcave politike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, apo edhe në Mal të Zi. Sot për idenë e Kurtit nuk flitet madje as në Kosovë”, përmbylli ai.
Analisti politik Shkëlzen Maliqi thekson për Kosovo onlajn se Vetvendosja duke u bërë pjesë e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, po tenton të arrijë tek votuesit e vet të cilët janë të zhgënjyer nga premtimet e bëra, por të papërmbushura.
Sipas fjalëve të tij, kryeministri kosovar Albin Kurti është i vetëdijshëm se atë zgjedhjet e presin edhe në Kosovë dhe për këtë rinovon idenë e vjetër të Vetëvendosjes për bashkimin e shqiptarëve.
Megjithatë, pasi nuk arriti të fitojë një mandat në parlamentin shqiptar, thotë Maliqi, tani ka vendosur t’a provojë në Maqedoninë e Veriut.
“Kurti merr të gjitha opsionet, ose rinovon ato të vjetrat, e di që vitin e ardhshëm do të shkojë në zgjedhje, ndaj u bën lajka të gjithë votuesve, përfshirë edhe të tijëve që janë të zhgënjyer kur u tërhoq nga bashkimi me Shqipërinë” beson Maliqi.
Ky i fundit thekson se Kurti sërish ka vendosur të lozë me kartën e bashkimit të shqiptarëve, sepse e di që me këtë ide do të marrë numër të madh votash.
„Kjo është strategji e gabuar. Ai dhe ministrat e tij u përcjellin sinjale shqiptarëve perspektivën që duhet të bashkohen çka ishte platforma nismëtare e Vetvendosjes e ndërsa tani luan me këtë kartë pasi ka shumë zhgënjim mes aktivistëve të tij. Ajo çfarë premtoi nuk u përmbush, formimi i Bashkësisë për të cilën krijoi kaos dhe hodhi bomba lotsjellëse në Kuvend" ka shtuar Maliqi.
Historiani Aleksandar Guxhiq, duke komentuar deklaratën e Vetëvendosjes se do të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, thotë se kryeministri kosovar Albin Kurti, dëshiron të bëhet lider i shqiptarëve në Ballkan.
Guxhiq bën të ditur se përveç mbështetjes së shqiptarëve kosovarë, Kurti dëshiron që përmes pjesmarrjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut të definohet si lideri absolut i mbarë shqiptarëve.
„Albin Kurti momentalisht dëshiron të bëhet lider dhe udhëheqës i shqiptarëve në Ballkan, e vetmja që mund të komentojmë faktin që Vetvendosja synon të kandidojë në zgjedhjet në Maqedoni. Ky është sinjal i qartë në dëshirën që ka Kurti për të qenë lider i shqiptarëve në Ballkan. Ai në Kosovë është politikani më popullor, ka mbështetjen më të madhe tek qytetarët e Kosovës me kombësi shqiptare dhe kjo është tentativë që atij t’i mundësohet profilizimi si udhëheqës absolut i shqiptarëve në Ballkan“ ka theksuar Guxhiq.
Gazetari dhe analisti shqiptar Ben Andoni ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti me pjesmarrjen e Lëvizjes Vetvendosja në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut e shfrytëzon për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme në Kosovë, duke theksuar se ndikimi i kësaj partie veçse rrit konfliktet dhe ashpërson qëndrimet e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Andoni thotë se Kurti shtrirjen e Vetvendosjes në Maqedoninë e Veriut e ka bërë të ditur gjatë vizitës së tij në Tetovë gushtin e vitit të kaluar.
“Zgjerimi i Lëvizjes Vetëvendosja në Maqedoninë e Veriut tregon pak a shumë qëllimin që zoti Kurti shprehu gjatë vizitës së tij në gusht 2023, kur shpalli bashkimin e Vetëvendosjes me tri partitë e opozitës maqedonase, por kjo krijoi edhe më shumë probleme brenda faktorit të brendshëm në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Andoni për Kosovo onlajn.
Ky i fundit kujton se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kërkoi spegime në fillim nëse Ligji Zgjedhor e lejon apo jo procedurën e pjesëmarrjes së Vetëvendosjes në vendin e tij.
Zgjerimi i Vetëvendosjes, shton Andoni, krijoi një problem shumë të madh në vështrimin e protagonizmit të liderëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
“Unë besoj se hyrja e zotit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosja në Maqedoninë e Veriut, do të rrisë konfliktet e brendshme të faktorit shqiptar. Besoj se këto lëvizje (ngjarje) punojnë në një farë mënyre për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër, tregon dëshirën në rritje për lidershipin e zotit Kurti në mbarë faktorin shqiptar në Ballkan”, vlerëson ai.
Andoni kujtoi se Vetëvendosja para disa vitesh tentoi të merrte pjesë në procesin zgjedhor të Shqipërisë, por rezultati ishte zhgënjyes.
“Kjo gjë ishte dhe në Shqipëri disa vite më parë në procesin zgjedhor, por rezultati ishte jashtëzakonisht i keq. Në atë kohë Vetëvendosje u përpoq të ndikonte në votim, por në të vërtetë rezultati ishte aq zhgënjyes dhe nuk krijonte asnjë lloj përshtypjeje se manipulime të tilla mund të bëhen. Në Shqipëri është pritur jashtëzakonisht keq ardhja dhe konkurrenca e Vetëvendosjes me subjektet politike shqiptare”, tha Andoni.
komentet