Kush do të ishte garant i vërtetë i pozitës juridike të KOS në Kosovë?
Arqipeshkvia rashko-prizrenase bëri thirrje në fillim të këtij muaji se çështja e pozitës juridike të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë të merret sa më parë në shqyrtim, megjithatë pa garanci të forta prej faktorit ndërkombëtar rreth marrëveshjes e cila eventualisht do të arrihej, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, gjithçka do të ishte si deri më sot, do të varej prej vullnetit të Prishtinës.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase njoftoi më 3 korrik se tashmë është e qartë për të gjithë se nga zgjidhja e çështjes së pozitës juridike të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë dhe përfitimi i të drejtave të veçanta dhe të garantuara ndërkombëtarisht, varet dhe mbijetesa e saj në këtë hapësirë.
Ky mesazh pasoi pasi Arqipeshkvia ngriti padinë e tretë ndaj Nikolla Xhufkës, shtetasit të Shqipërisë i cili e heq veten si peshkop ortodoks dhe i cili edhe një herë theu drynin e kishës së Shënjt Kryeëngjëllit Mihal që daton nga shekulli XIV në fshatin Rakitnicë pranë Podujevës.
Kush duhet të jetë bashkëbiseduesi i Kishës Ortodokse Sërbe në zgjidhjen e pozitës së vet juridike në Kosovë, është pyetja e parë që lind.
Në Nenin 7 të Marrëveshjes rreth rrugës drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Sërbi e arritur në Bruksel në shkurt 2023, bëhet e ditur se “palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për lokalitetet sërbe të cilat janë pjesë e trashëgimisë fetare e kulturore, në përputhje me modelet egzistuese europiane”. Sipas gërmës së kësaj marrëveshjeje, statusi i KOS do të duhet të zgjidhet në tryezën e Brukselit, por çështja është nëse pala prishtinase do të ishte e interesuar për një gjë të tillë.
Deri në arritjen e marrëveshjes, sigurisht që është e nevojshme të gjenden mekanizma mbrojtës që do të jepnin rezultate dhe kur u mor me këtë temë, analistë të shumtë në periudhën e kaluar, vunë re paralele, por edhe dallime duke studiuar shembujt e Malit të Shenjtë dhe Vatikanit.
Ndërkaq rreth pozitës gjithnjë e më të vështirë në të cilin ndodhet Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase kryesisht për shkak të veprimeve të institucioneve kosovare, mitropoliti rashko-prizrenas Theodhosi e njohu Brendan Hanrahanin, zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili ishte në Kosovë dhe vizitoi Manastirin e Graçanicës.
Sipas vlerësimit të Aleksandar Radovanoviqit, këshilltari juridik në Arqipeshkvinë rashko-prizrenase, çështja e pozitës juridike të Kishës Ortodokse Sërbe, nuk është e mundur të zgjidhet mes qeverisë në Prishtinë dhe KOS si pasojë e shumë dallimeve që kanë.
“Si pasojë e kësaj mendojmë se më e mira është që kjo çështje të zgjidhet ose në kuadër të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh se çështja e pozitës juridike të KOS është vënë në rendin e ditës së dialogut, apo një lloj garancie ndërkombëtare për pozitën juridike të Kishës Ortodokse Sërbe” u shpreh Radovanoviq për Kosovo onlajn.
Këto garanci, sikurse shton Radovanoviq në cilën prej këtyre dy rasteve, do të duhej të ishin të palëkundura me mekanizma mbrojtës prej mosrespektimit të marrëveshjes.
"Kemi përvojë prej dy dekada e gjysmë që ajo që varet prej institucioneve kosovare, shpesh nuk zbatohet në terren. Përveç kësaj, garancitë na nevojiten dhe se dispozitat që kanë të bëjnë me pozitën tonë juridike nuk do të mund të ndryshohen, sikurse ndodhi me dispozitat e planit Ahtisaari në bazë të të cilit Prishtina mori përfitime të shumta, por që më vonë garancitë më të rëndësishme për KOS, thjesht u hoqën prej sistemit të vet ligjor", përmend Radovanoviq.
Ky i fundit thotë se nuk mund të spekulohet për vullnetin e Prishtinës që të dakordësohet për t’u marrë me pozitën e KOS në dialog apo jo, por thekson se me vullnet të mjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, kjo çështje do të duhej të gjendej në tryezë.
“Këtu bëhet fjalë rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore, historike e shpirtërore që është e vjetër disa shekullore dhe besojmë se vendet e civilizuara të bashkësisë ndërkombëtare duhet të kenë vesh për mbrojtjen dhe përmirësimin e saj. Dhe ruajtjen dhe përmirësimin e trashëgimisë sonë kulturore, askush nuk mund t’a bëjë më mirë sesa ne të cilët në këtë pronë jemi kujdesur për disa shekuj. Përsa i përket vetë Prishtinës, ndonëse disa mund të mos e shikojnë situatën si të tillë, zgjidhja e pozitës juridike e Kishës Ortodokse Sërbe, e shfrytëzojnë dhe shqiptarët në kuptimin e ndërtimit të një shoqërie të mirë, më të hapur dhe tolerante. E tillë shoqëri është më e mirë për jetën e të gjithë qytetarëve”, tha këshilltari juridik i Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase.
Përveç pronës së KOS e cila është sigurisht e rëndësishme, Radovanoviq thotë se nevojitet mbrojtja e identitetit të vendeve të shenjta.
“N’a nevojitet mbrojtja e historisë sonë, mbrojtja nga çdo lloj shpronësimi, të drejtën e plotë për t'u kujdesur për rikonstruksionin, restaurimin dhe mirëmbajtjen e vendeve tona të shenjta, mundësinë që vetë të kujdesemi për prezantimin e monumenteve tona kulturore, si dhe një kornizë të përgjithshme që do të na mundësonte të jetonim normalisht dhe të përparonim. Është e rëndësishme të përmendet se ne këtë e kishim deri në vitin 2012 si pjesë e garancive ndërkombëtare që ishin pjesë e kushtetutës kosovare, por na u mor shumica e këtyre të drejtave nga reformat e aatëhershme dhe kurrë nuk u kthyen dhe pavarësisht garancive se asgjë nga të drejtat e Kishës Ortodokse Sërbe nuk do të ndryshohej” thotë Radovanoviq.
Nëse situata ngelet e njëjtë në të cilën KOS pengohet gjithnjë e më shumë që të kujdeset për vendet e shenjta dhe pronën e saj, kjo është keq si për kishën ashtu edhe për autoritetet në Prishtinë.
“Besojmë thellësisht se nuk është e dobishme për askënd të paraqitet si sistem që diskriminon një bashkësi të lashtë fetare, apo si sistem që do të merrte përsipër monumentet kulturore të huaja dhe t’i ndryshonte historinë dhe identitetin. Nëse këtë e kuptojnë dhe autoritetet në Prishtinë, besojmë se do të jetë e lehtë të gjejmë mënyra për bashkëjetesë siç ka qenë disa shekuj më parë”, konkludon këshilltari juridik i Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase.
Ish ambasadori i Sërbisë pranë UNESKO, në Vatikan dhe Turqi, Darko Tanaskoviq thotë se është e kuptueshme rritja e shqetësimit të Kishës Ortodokse Sërbe për egzistencën dhe të ardhmen e vet si dhe “kërkesa që sa më parë të nisin bisedime konkrete për statusin e saj në 'Kosovë', duke patur parasysh përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së popullit sërb dhe tundimet e shumëfishta me të cilat përballet dhe vetë pambarimisht“.
Ai vlerëson se çështja e statusit të KOS duhet të jetë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse rreth saj egziston dhe një pikë e veçantë në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të vitit 2023, por konstaton se në këtë rrugë ka ngecje pothuajse të plotë sepse Prishtina duket se po pengon proçesin e dialogut, duke zbatuar njëkohësisht një sërë veprimesh dhe duke miratuar masa të cilat në fund të fundit, kanë si qëllim ndryshim të rëndësishëm të situatës në terren dhe spastrimin etnik të zvarritur të sërbëve, veçanërisht nga veriu. Ai përmend se në dialog temat mund të hyjnë vetëm me pëlqimin e ndërsjelltë të pjesëmarrësve, çka Prishtina gjithashtu e keqpërdor.
Pozita e KOS në 'Kosovë, beson Tanaskoviq, është jashtëzakonisht komplekse dhe e palakmueshme, sepse ndodhet në kryqëzimin e së drejtës ndërkombëtare, legjislacionit kosovar dhe marrëveshjeve që pasojnë nga dialogu Beograd-Prishtinë që kryesisht nuk zbatohen. Për këtë thotë se KOS në këtë hapësirë në një farë mënyre është “as në qiell e as në tokë”.
“Në planin e Ahtisaarit, të cilin Sërbia kurrë nuk e ka pranuar, sipas vlerësimit të përgjithshëm të ekspertëve por dhe vetë KOS, pjesa që i referohet statusit dhe të drejtave të KOS është ndër më të zhvilluarat. Ajo njihet si bashkësi e veçantë fetare që ka të drejtë të menaxhojë objektet dhe pronat e veta, ka të drejtë të mirëmbajë dhe restaurojë objektet e saja, të ndërtojë kontakte me besimtarët, të organizojë aktivitete edukative dhe bamirëse, si dhe komunikim dhe bashkëpunim me qendrën në Beograd. Autoritetet në Prishtinë, sikurse është e njohur, kanë marrë disa nga këto dispozita dhe i kanë përfshirë në kornizën e tyre kushtetuese, e cila për KOS në letër i ka njohur të drejtat disi të reduktuara të parashikuara nga plani i Ahtisaarit. Në praktikë KOS has pengesa të mëdha në realizimin e të drejtave zakonore të njohura ligjërisht dhe është nën presion të vazhdueshëm” ka thënë Tanaskoviq për Kosovo Onlajn.
KOS sikurse shton, duhet të luftojë dhe të zgjedhë dhe për ato çka i takojnë sipas vendimeve të gjyqësorit kosovar.
“Segment i veçantë, me rëndësi ndërkombëtare, i garantimit të të drejtave të KOS përfaqësohet nga Ligji për Zonat e Mbrojtura të 2008 i cili rregullon mbrojtjen e vendeve të shenjta ortodokse sërbe që gjenden në listën e objekteve kulturore në rrezik të UNESKO-s. Por edhe aty ka probleme, edhe pse kjo lloj mbrojtjeje është e vlefshme, është e kufizuar vetëm në katër vende të shenjta ndonëse kjo formë mbrojtjeje është e çmueshme por që është e kufizuar vetëm në katër objekte të shenjta, ndërsa janë të rrezikuara me qindra. Bashkësia e Komunave Sërbe e parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit të 2013, për të cilën derimë tani nuk ka asgjë, do të ishte sigurisht kompetente për t'u kujdesur për statusin e KOS” shprehet ky diplomat dhe konstaton se pikërisht prej nisjes ka qenë e qartë se thelbi i problemit nuk është juridik, por ndodhet në terrenin politik.
Rreth saj se kush duhet të jetë garant nëse shkohet deri në marrëveshje rreth statusit të KOS, në mënyrë që ajo të respektohet, Tanaskoviq thotë se meqë BE "fatkeqësisht, zyrtarisht ndërmjetëson tek dialogu, do të ishte logjike që ajo të garantojë respektimin e marrëveshjes, nëse dhe kur ajo të arrihet, pra të krijojë në strukturën e vet mekanizëm institucional monitorues dhe sigurimin e përmbushjes së detyrimeve të dakordësuara nën egzistencën dhe zbatimin e sanksioneve efektive ndaj shkelësve të marrëveshjes".
"Kjo megjithatë sot duket si fantastiko-shkencore. BE jo vetëm që nuk është ndërmjetëse e suksesshme por pak e nga pak e përshtatshme të jetë jo ndërmjetëse, nëse nën ndërmjetësim nënkuptohet të paktën raport disi i paanshëm ndaj dy palëve në konflikt. Prej kohësh për këdo objektiv dhe të arsyeshëm është e qartë se qasja e atyre që në BE merren me negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht të gjitha pamjeve dhe banaliteteve, nuk është status neutral por që është e dëshirueshme dhe i vetmi rezultat normal është se Sërbia në fund të proçesit të njohë pavarësinë e vetëshpallur të 'Kosovës'", konstatoi Tanaskoviq.
Anëtarët e BE që nuk e kanë njohur atë për momentin mbeten pasivë në këtë drejtim dhe nuk e vënë në dyshim sjelljen e qartë pronësore të 'ndërmjetësve' që veprojnë gjithashtu në emër të tyre", deklaron Tanaskoviq.
Në këndvështrimin e pozitës së KOS përveç atij qëndrimi të vazhdueshëm hipoktit të BE që nuk është nga dje, gjërat po përkeqësohen edhe më pas nisjes së luftës në Ukrainë. BE dhe i ashtuquajturi “Perëndimi kolektiv” KOS nisën ta shikonin më shumë si instrument dhe “kanal i ndikimit malinj rus”. Në këtë kontekst përmendet Rezoluta e Parlamentit Europian e 9 marsit 2022 ‘rreth ndërhyrjes së huaj në proçeset demokratike të BE’, KOS fjalë për fjalë dhe skandaloze, përmendet si instrument i Rusisë në promovimin e vlerave tradicionale familjare dhe forcimin e lidhjeve shtet-kishë në Sërbi, Mal të Zi dhe Republikën Sërbe të Bosnjës. Sipas vlerësimeve të ngjashme që u paraqitën në Raportin e PE për Sërbinë të prillit 2023, kanë qenë në të njëjtën frymë dhe deklaratat e zyrtarëve europianë.
Para 10 vitesh, sikurse thotë, mbështetësit perëndimorë të 'Kosovës' shpreheshin, afërsisht strikt, Prishtina në këtë punon në përmirësimin e imazhin të vet në bashkësinë ndërkombëtare, se duhet çmojë pozitën specifike të KOS në kontekstin e përgjithshëm të problematikave kosovare e kështu madje ndalën miratimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore në 'Kuvendin e Kosovës', pasi në draftin e vet, u konstatuan se monumentet kulturore në territorin e 'Kosovës' janë pronë e 'Shtetit të Kosovës'.
"Sot, rreth atyre aspekteve të politikës së jashtme të BE që për ne janë veçanërisht relevante dhe që kanë të bëjnë me identitetin dhe traditat ortodokse slave të popullit sërb, vendosen në mënyrë dominuese nga përfaqësueset (kryesisht përfaqësuese të thekura) të linjës së ashpër dhe fanatike antiruse dhe antisllave, e cila nuk është e panjohur me revizionizmin historik militant në aspektin e relativizimit të raporteve mes antifashizmit dhe nazizmit. Prej këtyre vështirë të pritet që njerëz të tillë të avokojnë më energjikisht për realizimin e të drejtave të KOS mbi 'Kosovën'. BE e vitit 2025 nuk është BE e vitit 2013 dhe qysh atëherë Brukseli "bënte tifo" për Prishtinën, vlerëson Tanaskoviq dhe thekson se KOS është boshti i identitetit shpirtëror, kombëtar dhe kulturor sërb dhe kjo jo vetëm në K&M për të cilën armiqtë e sërbëve dhe aleatët e tyre do të donin t’a helmonin.
Analisti Predrag Rajiq gjithashtu thotë se Prishtina vazhdimisht mohon të drejtën e Kishës Ortodokse Sërbe që të egzistojë në K&M dhe se përdor zëvendësim të plotë të tezave dhe falsifikim të historisë. Teza kyçe që promovojnë, spegon ai, është se kishat dhe manastiret që egzistojnë në Kosovë e Metohi nuk janë trashëgimi sërbe, por bizantine dhe greke, pasi gjuha zyrtare në Bizant, pra romanët, ishte greqishtja.
"Ata dëshirojnë të thonë se ajo çka shikohet në Kosovë e Metohi është vepër e ndërtimeve greke, pjesë e kulturës greke dhe se ky është ortodoksizmi grek. Në fakt, dëshirojnë të hedhin një lloj përçarjeje në vijën Beograd-Athinë. Ky si plan dhe qëllim të pasuksesshme. Është joreale të pritet që dikush të pranojë tezën se shqiptarët ndërtuan Graçanicën ose Patriarkanën e Pejës. Por, teza sipas së cilës ata do të thoshin: 'shikoni sa ngjan nga pikpamja arkitektonike, kush ishin marangozët sërbë, sërbët e quajnë Metohinë sipas fjalës greke metoh', duke tentuar të thonë se sërbët vetëm përvetësuan atë që bërën grekët, pra atë çka bëri Bizanti në atë hapësirë dhe se e modifikuan pak, i’a atribuan vetes dhe në fund grekëve u morën simbolet dhe fenë, themeluan kishën dhe në një kohë u shkëputën nga kisha greke. Kjo është narrative e Kurtit dhe ndaj duhet të jemi të vetdijshëm për këtë” ka bërë të ditur Rajiq për Kosovo Onlajn.
Për shkak të kësaj politike, siç beson Rajiq, Albin Kurti nuk do t'i shkatërrojë manastiret dhe kishat sërbe, çka sikurse vlerëson është "pak e mirë në këtë të keqe".
"Politika e tij nuk është që këtë ta bëjë jo fizikisht, por të përpiqet politikisht t'u marrë sërbëve tempujt dhe t'ua atribuojë dikujt tjetër, le të themi Bizantit, i cili nuk ekziston më dhe asaj trashëgimie pan-greke që para Perandorisë Osmane. Ky është plani i tij dhe ai me siguri do të përpiqet t’a bëjë këtë në periudhën e ardhshme. Ndaj ai kurrë nuk do ta pranojë Kishën Ortodokse Sërbe si partner në negociata", thekson Rajiq.
Megjithatë, rreth pozitës së KOS në Kosovë, sikurse beson, dëshiron të flasin përfaqësuesit e Unionit Europian dhe Amerikës veçanërisht administratës aktuale amerikane.
"Ajo çka bën Prishtina është sulm direkt ndaj trashëgimisë kristiane ndërsa shikojmë se presidenti Tramp është vendosur si mbrojtës i kristianëve në botë. Partner të përgjegjshëm për këtë temë mund të gjejmë veçanërisht mes kristianëve amerikanë në politikën amerikane. Fakti se tani Amerika ka shumë më tepër ndikim në atë kontekst në ngjarjet e kishës dhe Papa i ri është amerikan, pra dhe në Kishën Katolike Romane tani janë me më shumë ndikim seç kanë qenë. Shikojmë se presidenti Tramp përpiqet që me ta të mbajë raporte të mira dhe të vendosë komunikim", thekson Rajiq.
Njëkohësisht sikurse shton, duhet të punohet me kisha të tjera vendore, Arqipeshkvinë e Athinës, Patriarkanën e Carigradit për të ndaluar mundësinë që nesër dikush të thotë se falsifikimi që Kurti dëshiron të mbjellë, është në të vërtetë i vërtetë.
“Kjo është lojë fort e rrezikshme dhe lojë me pista të gjata. Ajo me sa duket nuk është dhe aq barbare sa çishte në vitin 2004, kur shembën kisha e manastire. Shqiptarët tani e kuptojnë se thjesht nuk mund ta bëjnë më, se ata askush nuk do t’i lejonte, as Europa, as Amerika, dhe nëse nuk mund t’i shembin fizikisht ato manastire, atëherë duan t’ua atribuojnë dikujt tjetër”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Rajiq paralajmëron për një skenar tjetër të keq për KOS dhe kjo është se në të ardhmen, sikurse ka qenë tentativë në Mal të Zi, do të shkohet në tentativë që dikush të formojë OJQ e vet që do t’a quante Kisha Ortodokse Kosovare apo diçka të ngjashme.
"Diçka të tillë Albin Kurti do t’a legjitimonte dhe do të donte t’a respektonte. Ata do të pranonin që egziston ortodoksia në atë territor, por që ajo ortodoksi nuk duhet të ketë asnjë parashtesë sërbe dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhje me sërbët. Mirë është që të jemi të vetëdijshëm për strategjinë e tyre në mënyrë që të veprojmë në kohë ndaj atyre që do të jenë shënjestra kryesore e lobimit shqiptar. Besoj se kisha është shumë e vetëdijshme për këtë dhe tashmë po punon për të, pasi kemi edhe diplomaci ofensive kishtare, mbi të gjitha nga patriarku sërb zoti Porfiri i cili i kupton shumë mirë këto tema dhe nuk dëshiron të presë duarkryq që problemi të vijë, por shkon për t'u përballur me problemet, që është e vetmja qasje e duhur", konkludon ai.
Çështja e pozitës juridike të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë, sipas vlerësimit të ndihmës avokatit të popullit të Kosovës Sërgjan Sentiq, nuk duhet të jetë objekt politizimi, por kryesisht zgjidhjeje ligjore dhe institucionale, në përputhje me legjislacionin aktual, detyrimet ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut.
"Institucionet e Kosovës kanë detyrimin të sigurojnë funksionimin e veprimtarive të pandërprera të të gjitha bashkësive fetare, përfshirë KOS, si dhe të garantojnë sigurinë e tyre fizike, qasjen në objektet fetare dhe lirinë e praktikimit fetar. Ligji për Liritë Fetare definon qartë të drejtat e KOS, ndërsa Institucioni i Avokatit të Popullit ka rol kyç në monitorimin e respektimit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë dhe reagimin ndaj shkeljeve të mundshme të së drejtës së lirisë së fesë. Shqetësim i veçantë shkaktohen nga incidentet e shpeshta dhe ndërhyrjet e paautorizuara në objektet e KOS të cilat kërkojnë reagim të shpejtë, efikas dhe të paanshëm nga institucionet kompetente, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe ruajtjen e besimit të të gjitha komuniteteve në sistemin ligjor. Mosveprimi ose zbatimi selektiv i ligjit në raste të tilla, minon më tej sundimin e ligjit dhe prish raportet ndëretnike", thotë Sentiq për Kosovo Onlajn.
Pikërisht për këtë, sikurse shton, zgjidhja e statusit të KOS në Kosovë, duhet të jetë pjesë e përpjekjes më të gjerë për të siguruar mbrojtje të përhershme të të drejtave fetare, ruajtjen e diversitetit kulturor dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë mes komuniteteve.
"Zgjidhja e çështjes së pozitës juridike të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë, duhet të bazohet në parimet e sundimit të ligjit, nën respektimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës, Ligjin për Liritë Fetare, si dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht kur është fjala për lirinë e fesë, të drejtën e pronës dhe mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore. Dialogu që përfshin të gjithë aktorët relevant, përfaqëson platformën më efikase për kuptim të thellë të të gjitha çështjeve dhe zgjidhjen konstruktive të mosmarrëveshjeve. Megjithatë, i mbetet Kishës Ortodokse Sërbe dhe aktorëve të tjerë të vendosin rreth pjesëmarrjes së tyre në atë proçes", shprehet ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës.



komentet