“Perla maqedonase” fiton Europën: Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri, turistët të magjepsur nga natyra dhe mikpritja
Ohri dhe liqeni i tij po konfirmojnë gjithnjë e më fort statusin e njërit prej destinacioneve turistike më atraktive në rajon. Pasi revista "Tajm Aut" liqenin e Ohrit e shpalli vendin më të bukur në Europë për vitin 2026, interesimi për "perlën maqedonase" po rritet edhe më. Nga peisazhet kristalore të pastërta të liqenit dhe maleve, përmes trashëgimisë së pasur kulturoro-historike dhe kuzhinës tradicionale, e deri tek mikpritja që vizitorët e theksojnë në veçanti-Ohri lë një përshtypje të fortë tek turistët nga rajoni, Europa dhe pjesët e largëta të botës. Ndërsa punonjësit turistikë këtë çmim e shikojnë si rast për promovim të shtuar dhe tërheqje të mysafirëve të rinj, vizitorët konfirmojnë se në Ohër nuk vihet vetëm një herë.
Shkruar nga: Milena Maksimoviq
Hartuesit e udhëtimeve të revistës "Tajm Aut" e shpallën liqenin e Ohrit vendin më të bukur në Europë, duke e përshkruar atë si alternativë mjaft të arritshme dhe paqësore në raport me liqenin e populluar italian të Komos.
Liqeni i Ohrit, i cili shtrihet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në revistë gjithashtu përshkruhet si një nga liqenet natyrore më të vjetra dhe më të thella në Europë. Uji i pastër kristalor, malet dhe vendbanimet historike përgjatë bregut të gjatë, krijojnë peisazh që mund të krahasohet me destinacionet më të njohura të liqeneve europiane.
Çmimi "Tajm Aut" erdhi në momentin kur Ohri tashmë po shënon gjithnjë e më shumë njohje ndërkombëtare. Qyteti në bregun e njërit prej liqeneve më të vjetra europiane, vitet e fundit ka tërhequr strukturë gjithnjë e më të larmishme mysafirësh, nga turistë nga vendet fqinje dhe Europës Perëndimore, e deri tek vizitorë nga Azia dhe pjesë të tjera të botës.
Për punonjësit vendas turistik, çmimi i ri nuk është vetëm konfirmim i bukurisë natyrore të Ohrit, por dhe rast për të pozicionuar destinacionin në treg ndërkombëtar më kërkues. Njëkohësisht, para qytetit ngelen sfida sikurse zgjatja e sezonit turistik, zhvillimi i akomodimit kualitativ, mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për lidhje më të mira me tregjet ndërkombëtare.
Se sa shumë Ohri sot tërheq profile të ndryshme turistësh, kjo shikohet tek vetë bregu i liqenit-ndërsa një për herë të parë zbulon qytetin, kishat, manastiret dhe natyrën e tij, tjetri kthehet përvit. Pikërisht përshtypjet e tyre tregojnë përse Ohri për shumë nuk është vetëm vend për pushime, por destinacion në të cilin kthehen të lumturuar.
Një shtetas bullgar i cili ndodhet për herë të parë në Ohër, thotë se është i lumturuar me qytetin dhe liqenin.
Ohri dhe liqeni i tij, thotë, i kujtojnë vendpushimet e famshme.
"Është mjaft i bukur. Le t’a krahasojmë me detin tonë, sepse ka shumë hotele pranë liqenit, si vendbanim në detin tonë. Është bërë mirë", tha ai.
Gjatë qëndrimit, vizituan dhe një nga lokacionet më të njohura në Ohër-Shënjt Naumin. Përshtypje e veçantë tek ta, la pastërtia e natyrës dhe liqenit.
"Është mjaft i pastër. Sidomos lart, ku liqeni rjedh tek Shënjt Naumi. Është mjaft i pastër dhe i bukur", thotë ai.
Ndonëse ndodhen për herë të parë në Ohër, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar edhe më parë. Kësaj here vendosën të ndryshojnë destinacionin dhe të njihen me Ohrin i cili, siç thonë, është lehtësisht i arritshëm nga Blagoevgradi.
"Ushqimi është i mirë. Keni kuzhinë shumë të mirë. Ne vijmë rregullisht në Maqedoni, sepse jemi nga Blagoevgradi dhe prej andej hyjmë përmjes Delçevës. Aty e kemi afër. Por tani vendosëm të ndryshojmë pak", tha ai.
Pret që ndërtimi i autostradës do të lehtësojë edhe më mbërritjen e turistëve nga Bullgaria dhe vende të tjera të rajonit, por dhe do të kontribuojë në rritjen e numrit të vizitorëve.
Ohri fitoi edhe një shtetase nga Polonia e cila për shkak të peisazhit dhe atmosferës, i kujton paksa Shqipërinë.
"Sinqerisht, e adhuroj. Me të vërtetë është e ngjashme me Shqipërinë dhe kam qenë dy herë në Shqipëri. Është me të vërtetë bukur. Ende nuk e kam parë plazhin, por jam shumë e emocionuar për t’a parë", tha ajo.
Mes vizitorëve që ekipi i portalit Kosovo Onlajn takoi në Ohër, ishin dhe turistë nga Kina, të cilët kjo është vizita e parë në qytet. Ndonëse sapo kanë nisur ta njohin, tashmë kanë veçuar atë çka i ka impresionuar veçanërisht.
“Vend mjaft i bukur, histori impressive” thotë shtetasja nga Kina.
Veç natyrës dhe trashëgimisë kulturore, i ka tërhequr më shumë vëmendje dhe gastronomia vendase.
“Po, e provuam ushqimin vendas, sallamin dhe sallatën. Gjithçka ishte e freskët dhe mjaft e shijshme” thekson ajo.
Për një turiste nga Hollanda, megjithatë, Ohri nuk është më destinacion i panjohur. Ajo kthehet sërish në qytet, çka flet se përshtypja e parë prej kohësh është shndërruar në zakon.
“Mendoj se jam këtu për të gjashtën herë. Është mjaft bukur. Jemi në hotel para bulevardit, shëtisim prej andej e deri në qytet. Është bukur. Njerëzit janë finë, uni e gjithçka” thotë ajo.
Drejtuesi i Sektorit për Turizmin dhe Zhvillimin Vendor Ekonomik në Komunën e Ohrit Gjoko Apostollov, beson se ky çmim nuk është i pari dhe as i fundit për këtë lloj gjërash që fiton Ohri. Sikurse bën të ditur, çmime të tilla paraqesin konfirmim të vlerave natyrore, pamjet historike e kulturore të qytetit, trashëgimia dhe tradita e tij e pasur kulturore.
"Ohri nga viti në vit, pavarësisht globalizimit gjithnjë e më shumë, bëhet destinacion turistik më i madh e më i njohur. Dimë që vitet e shkuara ishte në faqen e parë të 'National Geographic', si dhe fitoi mjaft çmime të tjera prestigjioze. Ndaj nuk do të thoja se jemi të surprizuar, por sigurisht që jemi të përkëledhur sepse ky ëhtë konfirmim i asaj çka punojmë-të ruajmë Ohrin ashtu siç na e lanë paraardhësit tanë dhe t’ua lëmë edhe më mirë brezave të ardhshëm", thotë Apostollov.
Ai thekson se numri i turistëve që vizitojnë Ohrin rritet vit pas viti dhe me rritjen e numrit të vizitorëve, rritet edhe numri i netëve të qëndrimit.
"Mysafirët nga rajoni ballkanik janë sigurisht më të shumtët në numër, e veçanërisht do të veçoja turistët nga Turqia, të cilët përbëjnë numrin më të madh të të ardhurve në Ohër. Veç fqinjëve tanë, pra mysafirëve nga Sërbia, Kosova, Shqipëria, Greqia dhe Bullgaria, çdo vit kemi edhe gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendet e Europës Perëndimore. Këtë vit kemi mysafirë nga Franca dhe Spanja, si dhe turistë nga vendet aziatike që vijnë në kuadër të udhëtimeve përmes anijeve. Kemi dhe linjë direkte me Poloninë, kështu që janë prezent dhe numër i madh turistësh polakë” vuri në dukje Apostollov.
Ky i fundit thekson se aeroporti kontribuon dukshëm në rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe shpreson se në të ardhmen do të punohet më shumë në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve, por dhe në tërheqjen e mysafirëve që do të qëndrojnë gjatë në Ohër.
Turistët vizitojnë Ohrin për arsye të ndryshme, ndërsa Apostollov si bukurinë qëndrore natyrore, ofron trashëgiminë kulturore e historike dhe ofertën autentike të qytetit.
"Para së gjithash, këtu njerëzit vijnë për të parë qytetin, bukurinë e tij natyrore, Liqenin e Ohrit dhe malet, por dhe për të kënaqen me përmbajtjen e që ofron turizmi aktiv, i cili sot kërkohet gjithnjë e më shumë dhe po bëhet më popullor në raport me turizmin e stacionar, i cili në të kaluarën ishte më aktual. Sigurisht, mysafirët vijnë edhe për gjithçka që ofron Ohri në aspektin e jetës kulturore, të njohen dhe ndjejnë traditat e tij, të vizitojnë monumentet kulturoro-historike, të provojnë ushqimin vendas dhe shijuar mikpritjen tradicionale të ohridasve. Mendoj se e gjithë kjo është e paketuar në një produkt turistik, që që paraqet arsye e mjaftueshme që mysafirët të duan të vizitojnë Ohrin", tha ai.
Në Ohër sot ka rreth 3.000 apartamente private të rregjistruara dhe më shumë se 30 hotele, ndërsa sikurse thekson Apostollov, para 30 apo 40 vitesh, ky numër ishte 10 herë më i paktë.
Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë (HOTAM) Krste Bllazhevski, vlerëson se çmimi që Ohri mori nga revista “Tajm aut“ është mjaft domethënës për hotelierët, sepse paraqet konfirmimin se qyteti ka potencial dhe se pozicionohet si një nga destinacionet më atraktive turistike.
"Kënaqemi mjaft me të tilla lajme kur dëgjohen në botë dhe kur marrim reagime pozitive. Vizitorët janë gjithnjë e më të sigurt kur zgjedhin destinacion të tillë, sepse e dinë se po vijnë në një nga vendet më të mira, siç përshkruhet. Kjo mund të ndjehet përmes shumëllojshmërisë vizitorëve që na vijnë nga e gjithë anët e botës", thotë Bllazhevski.
Si pronar hoteli në Ohër, Blazhevski thotë se sezoni i sivjetshëm, pavarësisht fillimi të dobët, në fund përmbushi pritshmëritë.
"Duke pasur parasysh atë që nisja e sezonit ishte disi më e dobët dhe se parashikimet nuk tregonin se sezoni do të ishte në nivelin e pritur, gjysma e dytë ishte e mbushur në maksimum. Si pasojë e gjithçkaje mund të vlerësojmë se ky ishte sezon turistik i suksesshëm. Nga e gjitha kjo mund të nxirren dhe disa mësime kur është fjala për bërjen e planeve për sezonet dhe vitet e ardhshme. Vizitorët vijnë nga të gjitha zonat", tha Blazhevski.
Moti veçanërisht i favorshëm në shtator, shton ai, zgjat sezonin dhe kontribuon në vizitueshmëri të lartë në Ohër.
"Uji në liqen është ende mbi 25 gradë, kështu që kjo kontribuon në atë që shtatori të jetë një nga muajt më të vizituar. Fatkeqësisht, sapo nis viti shkollor, sezoni tek turistët tanë ndalet. Në këtë muaj, gjithçka reduktohet kryesisht në turizëm të fundjavës, ndërsa pas shtatorit nisin seminaret. Kështu që deri për Vit të Ri do të jenë të mbushur me vizitorë", thekson ai.
Blazhevski pret që çmimi ndërkombëtar për Ohrin, do të stimulojë më tej interesin e operatorëve turistikë dhe do të kontribuojë në rritjen e numrit të vizitorëve.
"Kjo sigurisht do të jehojë tek mjaft operatorë të rinj turistikë që do të jenë të interesuar për këtë destinacion. Shpresojmë që tek panairet që do të pasojnë muajt e ardhshëm deri në pranverë, reagimet do të jenë pozitive dhe se shumë operatorë turistikë që kanë ardhur më parë do të rikthehen. Presim reagim pozitiv dhe rritje të numrit të mysafirëve dhe mund të presim dhe mbërritjen e një kategorie pak më të lartë turistësh", tha ai.
Që Ohri ka hapësirë për zhvillimin e mëtejshëm të ofertës turistike, tregohet dhe nga fakti që në kulmin e sezonit, kapacitetet akomoduese shpesh janë pothuajse plotësisht të mbushura.
A duhet të ndërtohen hotele të reja? Po, sigurisht. Ato hotele të reja duhet të jenë me pesë yje, të cilat do të ofronin një kategori tjetër akomodimi që do të tërhiqte një lloj tjetër mysafirësh. Duhet të kalojmë në të menduarit për ardhjen e mysafirëve të kategorisë më të lartë. Që të mos jenë vetëm një natë dhe turne rrethore e të ngjashme, por mysafirë që do të qëndrojnë katër deri në pesë ditë, që periudhën e verës të kemi qëndrim mesatar prej katër deri në pesë ditë”, tha Bllazhevski.
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet dhe turizmi maqedonas, është mungesa e fuqisë punëtore. Bllazhevski thotë se problemi nuk është i ri dhe vazhdon prej vitesh, ndërsa tregu i punës në rajon po përballet me migrime të mëdha.
“Këto janë probleme që po zgjidhen, por nuk është diçka e re. Mungesën e fuqisë punëtore e kemi prej 15 vitesh. egziston migrim punëtorësh, mund të thuhet nga jugu në veri. Kur e shikojmë këtë, njerëzit tanë shkojnë në Kroaci, ndërsa kroatët shkojnë më në veri për të punuar. Pra, egziston migrim të përgjithshëm i fuqisë punëtore”, tha ai.
Megjithatë, vëren se po bëhen përpjekje për të tërhequr më shumë punëtorë në turizëm dhe për të rritur interesin e të rinjve në këtë fushë.
"Po bëhen përpjekje të ndryshme për të zgjidhur këtë problem, sesi të rritet interesi në shkollat e mesme të turizmit, për të siguruar më shumë kuadro e kështu me radhë. Me mbërritjen e mysafirëve të kategorisë më të lartë, pritet që ky problem të zgjidhet në një mënyrë të përbashkët, sepse do të ketë çmime më të mëdha, bakshishe më të mëdha, do të shiten gjëra më të shtrenjta dhe vetëm për këtë gjë, pritet përmirësim", tha ai.
Njëkohësisht, vërehet dhe trendi i kundërt-në Maqedoni vitet e fundit vijnë punëtorë nga vende të tjera të cilët mbushin boshllëqet në tregun e punës.
"Vitet e fundit, mund të vihet re se tek ne kanë ardhur të vijnë punëtorë nga shtete të tjera, të cilët përshembull paga prej 800 ose 1,000 eurosh do të thotë shumë dhe ata bëjnë punën e tyre. Se disa prej tyre u larguan nga vendi dhe shkuan në vende të tjera, por ka edhe nga ata që qëndruan dhe këtu bëjnë punën e tyre. Ky migrim shkon në të dy drejtime", thotë Bllazhevski.
Duke folur për zhvillimin e ardhshëm të Ohrit dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja turistike, Bllazhevski thotë dhe në nevojën për miratim më të shpejtë të planeve të detajuara urbane, veçanërisht në zonat turistike.
"Jemi vonë në miratimin e planeve të detajuara urbane, veçanërisht në vendet turistike që kemi dhe të cilat do të përcaktohen për zhvillim në 20, 30 apo 50 vitet e ardhshme. Vetëm kështu mund të arrijmë përparim. Nëse nuk kemi hedhur themelet, nuk mund të bëjmë ndërtesë. Duhet të kemi themele. Ato themele janë miratimi i planeve të detajuara urbane", konkludon Bllazhevski.
Profesori i turizmit në Universitetin "Shkupi", Ljupço Janevski vlerëson se shpallja e liqenit të Ohrit si vendi më i bukur në Europë, është konfirmim që ky qytet dhe liqeni kanë potencialin të rriten në një destinacion turistik ekskluziv, por njëkohësisht të arritshëm për tur të gjerë vizitorësh.
"Ohri duhet të jetë i arritshëm për të gjithë, por i rregulluar në mënyrë tjetër, nën menaxhim modern të destinacioneve dhe organizata që do të fokusohen në tregje të ndryshme", thotë Janevski.
Ohri, sikurse thekson, tashmë është destinacioni turistik më i vizituar në vend, por pikërisht për shkak të numrit të madh të vizitorëve gjatë muajve të verës, një nga sfidat kryesore mbetet ulja e sezonalitetit.
"Besoj se numri i turistëve që dhe tani vizitojnë Ohrin, përqindshmërisht është mjaft e lartë. Megjithatë, ky është destinacioni ynë i parë turistik dhe vend që shënon piqet e mëdha gjatë sezonit. Duhet bërë gjithnjë e më shumë punë për pakësimin e sezonalitetit në Ohër. I rëndësishëm është dhe lidhja me linjat ajrore, por dhe zhvillimi infrastrukturor që do të mundësojë mbërritjen e turistëve me fuqi më të madhe paguese. Investimet në hotele me katër dhe pesë yje, do të mundësonin tërheqjen e mysafirëve të tillë, por njëkohësisht do të kontribuonin në qëndrueshmërinë e destinacionit dhe mbrojtjen e Ohrit nën kujdesin e UNESKO", thotë Janevski.
Sipas fjalëve të tij, zhvillimi i ardhshëm i Ohrit, duhet të bazohet në menaxhim më të fortë të destinacionit dhe lidhjen e aktorëve vendorë, sesi të ndërtohet strategji e gjerë e zhvillimit të turizmit.
“Besoj se është thelbësore të zhvillohet menaxhimi i destinacioneve dhe të formohen organizata menaxhuese të destinacioneve që bashkarisht do të menaxhonin nivelin vendor, do të transferonin informacione dhe kontribuonin në krijimin e strategjisë më të gjerë të vendit në industrinë e turizmit. Ohri është dhe studim rasti dhe destinacioni që prej vitesh është zhvilluar, por nevojitet të ofrojë më shumë produkte që nuk do të jenë të destinuara vetëm për tregun rajonal, por dhe për tregun europian e botëror. Qëllimi duhet të jenë turistët që do të kenë interes më të madh për të qëndruar një ditë më shumë në destinacion", tha Janevski.
Si ish njeriu i parë i Agjencisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit, Janevski beson se është e nevojshme të formohet organizatë kombëtare turistike, por dhe të miratohet strategji e re për zhvillimin e turizmit që çmimi ndërkombëtar i Ohrit të mos mbetet vetëm "lajm i mirë".
"Besoj se duhet të nisim në nivel shtetëror dhe të krijojmë infrastrukturën e domosdoshme, por dhe të kryejmë vendosje të re arkitekturore të industrisë turistike. Në këtë moment, duke marrë parasysh se Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, e cila me emrin e vet definoi qartë atë çka bënte, është rritur në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, besoj se është e nevojshme të formohet sa më parë organizata kombëtare turistike, si dhe organizata e e menaxhimit të destinacioneve në nivel vendor. Është e nevojshme të zbatohet dhe strategji e re për turizmin, që do të konfirmojë konkluzionet që kemi arritur në terren vitet e fundit. Ohri tani po tërheq vëmendjen e portaleve, mediave dhe fushatave të ndryshme dhe detyra jonë është që atë vëmendje t’a orjentojmë në destinacione konkrete që do t'i zhvillojmë në 5 apo 10 vitet e ardhshme dhe synimi është tërheqja e sa më shumë turistëve nga ato tregje", bën të ditur ai.
Janevski beson se Maqedonia ka potencialin të bëhet destinacion turistik gjatë të gjithë 12 muajve, jo vetëm gjatë sezonit të verës.
"Nëse prej vitesh kemi turistë tradicionalë holandezë, nëse zhvillojmë tregjet gjermane e austriake dhe kemi numër gjithnjë e në rritje të turistëve rajonalë, atyre duhet t'u ofrojmë produkte që do të motivojnë brezat e rinj të vizitojnë Ohrin. Besoj se në përgjithësi Maqedonia është destinacion për 12 muaj. Nuk ka nevojë të ketë kaq sezonalitet. Kemi gamë të gjerë produktesh turistike që mund të ofrojmë dhe duhet të krijojmë ekuilibër, pra ekuilibër mes tregjeve dhe rajoneve të ndryshme", tha Janevski.
Ai thekson se Ohri, pra rajoni jugperëndimor, nën Shkupin, është pjesa më e vizituar e vendit, me rreth 65 deri në 70% të turistëve që, sipas tij shpesh vijnë në kuadër të tureve rrethrrotulluese.
"Nevojitet të krijojmë operatorë turistikë vendas dhe të motivojmë operatorët turistikë të huaj që të ofrojnë paketa-aranzhime prej pesë, shtatë ose më shumë ditësh në vendin tonë. Qëllimi është që Maqedoninë t’a pozicionojmë si destinacion ku turistët do të kalojnë pushimet e tyre verore. Në këtë mënyrë, në vitet e ardhshme, nuk do të flasim më për destinacione të nënvlerësuara, por turistët do t’a hulumtojnë gjithnjë e më shumë Maqedoninë. Ajo, sipas mendimit tim, nuk do të jetë më destinacioni i fundit turistik i pazbuluar në Europë, por do të shkëlqejë në dritën e duhur. Turizmi i verës, turizmi fetar, arkeologjia, bukuria natyrore, parqet kombëtare, kultura, etnosi dhe manifestimet, përfaqësojnë avantazhet tona të mëdha në historinë turistike. Mënyra se si do t'i prezantojmë e promovojmë, si dhe mënyra se si do t'u shërbejmë turistëve që vijnë tek ne, varet vetëm nga ne dhe sektori ynë i turizmit", konkludoi Janevski.
Për punonjësit turistikë në liqenin e Ohrit, njohja ndërkombëtare në rritje e qytetit përfaqëson sinjal pozitiv dhe konfirmim se Ohri ka potencial të tërheqë një numër edhe më të madh mysafirësh nga pjesë të ndryshme të botës.
Menaxheri i anijes në Ohër, Goran Mihajllovski, beson se çmimi i dhënë nga revista "Tajm Aut" për liqenin e Ohrit, mund të kontribuojë më tej në promovimin e qytetit dhe në rritjen e numrit të turistëve. Sikurse thekson, sezoni turistik i këtij viti ka qenë më shumë se i shkëlqyer.
"Pati turistë nga shtete të ndryshme. Kanë ardhur nga Turqia, Bullgaria, Sërbia, Amerika, praktikisht kudo, nga i gjithë rajoni", thotë Mihajllovski.
Sipas opinionit të tij, zhvillimi i internetit dhe disponueshmëria e informacionit përmes rrjeteve sociale dhe mediave të tjera, kanë kontribuar ndjeshëm në atë që Ohri të bëhet më i njohur në hartën turistike ndërkombëtare. Si rjedhojë, thotë ai, është rritur numri i vizitorëve.
"Momentalisht mendoj se ka më shumë turistë në Ohër, sepse tani, falë medias dhe internetit, shumë më tepër njerëz e dinë për Ohrin dhe shikojnë që është i jashtë mase i bukur. Ndaj kemi shumë turistë", pohon Mihajllovski.
Ai vlerëson se çmime të tilla ndërkombëtare, mund t’a forcojnë më tej interesin për Ohrin, veçanërisht mes turistëve që më parë nuk e konsideronin këtë qytet si destinacionin e tyre.
Udhëtuesi me motoskaf Petar Kërlleski thotë se për të sezoni turistik i këtij viti ishte më i mirë se ai i vjetshmi ndonëse sikurse thotë çmimet e shërbimi ndikojnë tek vendimet e vizitorëve.
"Në dallim nga viti i kaluar, ky vit për mua është më i mirë", tha Kërlleski.
Ohri dhe Shënjt Naumi dhe këtë vit tërhoqën turistë të kombësive të ndryshme.
"Këtë vit, më shumë turistë ishin nga Polonia, Çekia, turq, përvit kemi më shumë. Gjithashtu kemi dhe mjaft të huaj nga Zvicra dhe Sërbia", tha Kërlleski.
Sipas tij, vizita në Manastirin e Shënjt Naumit është një pjesë e pashmangshme e qëndrimit të turistit në Ohër, ndërsa çmimi i udhëtimit me motoskaf për mbarë grupin shkon 300 euro.
Turistët, shton ai, pëlqejnë të vizitojnë qytetin e vjetër, Manastirin e Shënjt Naumit, Kishën e Shënjt Jovanit të Kanës, si dhe Muzeun mbi ujë, që janë ndër atraksionet që plotësojnë përvojën e tyre të qëndrimit në liqenin e Ohrit.
0 komentet